AKTUALITET

Arrestimet në Rinas/ "Shif e futja një vulë", zbardhen përgjimet e Sulejmanajt me punonjësin e policisë: Je në punë sot? Kemi një goc për Bari

r.ll Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 09:53
Arrestimet në Rinas/ "Shif e futja një vulë", zbardhen
rinas

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga skema që përdorej nga efektivët e policisë në Rinas për kalimin drejt vendeve të BE-së personave që e kishin të ndaluar, kundrejt pagesave që varionin nga 50-500 euro. Në dosjen hetimore janë zbardhur disa përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt pas arrestimit të tij për trafik droge. Sulejmanaj në mesazhe shkruan se “na ndihmon shefi i stacionit”, për të kaluar disa persona përmes Rinasit. 

Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. 

PJESË NGA DOSJA:

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik ne kete shtet.

Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;

10.04.2023 ora 09.17 AM Pass Elisabeta Kazanxhiu dtl.25.08.1991 nr. personal J15825046P;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Je në punë sot?

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)

Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Wizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vule

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)

11.04.2023 ora 12.12 PM Pass Elion Raxha dtl.17.04.1987 nr. personal I70417015V;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

15.04.2023 ora 01.17 PM Pass Mariglen Hysa dtl.02.08.2000 nr. personal K00802013G;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

arrestimet ne rinas eneo sulejmanaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan