Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e djeshme 8 udhër-arreste për tetë zyrtarë policie në aeroportin e Rinasit. Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu "arrest me burg" është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj zyrtarëve policorë, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot më datë 03.06.2024 Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, ka ekzeketuar masat e sigurimit të caktuara në Vendimin Nr. 1417 datë 03.06.2024 të Gjykatës së Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si më poshtë:
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal
➢ Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);
➢ Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.
“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:
➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:
➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
klodiana lala, ergys agasi TIRANË- Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ishzv.ministri Arben Ahmetaj p&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk ka ende operatorë virtual&e...
Foto ilustruese TIRANË- Nga muaji qershor, blegtorët e fermave të vogla në Lushnjë dhe Fier janë lajmëruar për nj&e...
Foto ilustruese TIRANË- Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e...
AMP TIRANË - Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të hëne 8 masa arresti për tetë efektivë...
Klodiana Lala, Arben Ahmetaj TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN...
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme mbi burimin e parave me të cilat po ndërtohen dhjetra kulla n&...
Artan Hoxha TIRANË - Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar mbrwmjen e sotme pjeswn e dytë e dokumentarit të RAI3 për Shq...
FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë i cili po transportonte një sasi lënde narkotike. Bëhet me di...
GJERMANI - Gazeta gjermane BILD i ka kushtuar së fundmi disa artikuj rrjeteve kriminale që merren me transportimin e kokainës drejt Gjermanis&e...