U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë që të vulosë aktet hetimore në ngarkim të ish- kreut të arrestuar të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të pjesshëm apo të plotë të tyre përmes shtypit apo mjeteve të komunikimit masiv deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.
Vendimi për ndalimin e publikimit u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani me kërkesë e prokurorëve të SPAK mbi bazën e nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.
“Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete,” njoftoi Gjykata e Posaçme.
Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, edhe gazetarët ose mediat që publikojnë vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ose akte të tjera të lidhura me çështjen rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.
Një praktikë e tillë e ndjekur së fundmi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme po krijon shqetësime mes organizatave të medias për cënimin e së drejtës për informim për çështje me interes të lartë publik.
Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, i tha BIRN se publiku ka të drejtë të informohet për çështjen në fjalë dhe se institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë dallimin mes mediave të përgjegjëshme dhe platformave të komunikimit publik, ku materialet mund të përfundojnë pa asnjë filtër.
“Në rastin konkret, ndalimi i kujtdo gazetari apo medie që i ka tashmë informacionet e çështjes për ta publikuar në mjetet e informimit publik është në kufinjtë e censurës,” tha Cukali.
“Drejtësia e re që presim, nuk do të jetë kurrë funksionale e as e drejtë nëse nuk garantohet transparenca në media,” shtoi ai.
Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit – një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve.
Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, një organizatë e re në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve e cilëson një praktikë të rrezikshme dhe arbitrare urdhërimin dhe ndalimin e publikimit të informacionit nga gazetarët dhe mediat.
“Mendoj që nuk është detyrë e gazetarëve që të ruajnë informacionin, përkundrazi, detyra jonë është krejt e kundërta, publikimi i tij, sidomos në raste të ndjeshme kur flitet për zyrtarë publikë dhe funksionarë të lartë, sidomos ata të drejtësisë,” tha Isa Myzyraj, kryetari i AGSH.
“Sigurisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm për tema, informacion dhe akte që qartazi nuk kanë interes publik…por për çdo të dhënë tjetër që dyshohet se implikon zyrtarë të çdo niveli atëherë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e jona të informojmë qytetarët,” shtoi ai.
Urdhri për ndalimin e publikimit u kritikua edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, ku Bardhi publikoi edhe faqen e parë të vendimit për masat e sigurisë të gjyqtarit Erion Bani.
“Procedimi penal nr.26… ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut të drejtësia” Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe,” shkroi Bardhi.
“Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar,” shtoi ai./Reporter.al
leonard duka TIRANË- Është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika, Leonard Duka, i cili pritet të vijë në Tiranë rre...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se ka orientuar një vëmendje më të madhe e...
armet TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg tre të arrestuarit për trafik armësh drejt Britanis&eum...
laguna e karavastasë KARAVASTA- Një pjesë e Lagunës së Karavastasë e cila frekuentohet gjerësisht nga turistët do t...
policia e durresit DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.&nbs...
Droga VAU I DEJËS- 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë asgjësuar përmes diegies pas një operacioni n&e...
pajtime fetahu TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e si...
Foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur p&e...
BERAT- Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku. Nënë e bir detyron...
pajtime fetahu TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme p&...