AKTUALITET

Arrestimi i kolumbianit të mafies shqiptare/ Përse kimistët e kokainës po bëhen gjithnjë e më të kërkuar

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 18:11
Arrestimi i kolumbianit të mafies shqiptare/ Përse kimistët e

Nga Nelson Ricardo Matta Colorado, EL COLOMBIANO

Kapja e një kolumbiani ekspert në përpunimin e kokainës, i cili punonte për Kartelin e Ballkanit, zbuloi një dinamikë në biznesin e drogës që gjithnjë e më shumë po i çon bashkëkombësit tanë drejt menaxhimit të laboratorëve të drogës në Kontinentin e Vjetër.

Rasti u prezantua nga drejtori i Policisë, gjenerali Carlos Fernando Triana, i cili njoftoi më 3 shtator se kapja e Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimiku”, u realizua në Bogotá, pas shkëmbimit të informacionit mes agjencive të sigurisë së Shqipërisë, Ekuadorit dhe Kolumbisë.

Sipas zyrtarit, Rodríguez kishte një urdhër arresti të kuq nga Interpoli për shkak se ishte në shërbim të mafies ballkanike dhe “merrej me udhëtimin drejt Europës për të drejtuar procesin teknik për nxjerrjen e kokainës së fshehur mes substancave të ndryshme”.

“Kimiku” kërkohet nga një gjykatë shqiptare, e cila po e heton për trafik droge dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

“Ai akuzohet si lidhja midis mafieve shqiptare që kanë prani në Amerikën e Jugut. Hetimet treguan se Rosales koordinonte dhe mbikëqyrte logjistikën e disa ngarkesave të kokainës që vinin nga Paqësori kolumbian, të fshehura kryesisht në plehra organike, me destinacion final Shqipërinë,” njoftoi gjenerali Triana.

Ai shtoi se “aktiviteti i tij kriminal përfshinte operacione komplekse transnacionale, duke përdorur kompani fasadë për të dërguar ngarkesa nga porti i Buenaventurës drejt Greqisë dhe Malit të Zi”.

Laboratorë në Europë

Kjo punë e “Kimikut” nuk është një rast i izoluar, por bën pjesë në një mekanizëm më të madh, ku grupet kriminale në Europë po kontraktojnë kolumbianë për të punuar atje në ngritjen e laboratorëve të kokainës.

Ky është një nga përfundimet e një raporti vjetor të Europolit, të quajtur “Vlerësimi i kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar 2025”, të cilin e ka parë kjo gazetë.

Sipas hetimit, “rritja e prodhimit të kokainës në vendet e origjinës në Amerikën Latine ka arritur nivele pa precedent, duke furnizuar Bashkimin Europian (BE) dhe shtetet anëtare të tij me sasi të konsiderueshme droge. Kjo rritje e prodhimit përputhet me kërkesën në rritje brenda BE-së, duke garantuar një rrjedhë të vazhdueshme të kokainës në tregjet europiane. Ky ekuilibër i qëndrueshëm i tregut siguron që trafiku i kokainës të mbetet një aktivitet shumë fitimprurës, duke e bërë tregun e kokainës një perspektivë tërheqëse për rrjetet kriminale,” thuhet në dokument.

Sipas Europolit, “drogat, si kokaina, importohen në BE, ndonjëherë si produkte ndërmjetëse, me përpunimin përfundimtar brenda BE-së përpara shpërndarjes lokale ose eksportit në tregje jashtë BE-së”.

Burime nga Drejtoria e Antidrogës thanë se kartelrt evropianë zakonisht sponsorizojnë dërgimin e kokainës në formë të lëngshme ose pluhuri, të përzier me substanca si qymyr, çement, ngjitës industrial dhe sheqer.

Kjo do të thotë se sapo këto ngarkesa të arrijnë në Kontinentin e Vjetër, ato duhet t’i nënshtrohen një procesi kimik për të ndarë alkaloidin.

“Rrjetet kriminale përdorin metoda të ndryshme për të trafikuar kokainë drejt BE-së. Në shumicën e rasteve, produkti përfundimtar — klorhidrati i kokainës në pluhur — transportohet në blloqe. Produkti ndërmjetës, baza e kokainës, gjithashtu eksportohet. Përpunimi përfundimtar kryhet brenda BE-së,” paralajmëron Europol.

Mafiet e këtij kontinenti më të përfshira në këtë biznes janë ‘Ndrangheta dhe Cosa Nostra italiane; Klani Devesa nga Spanja; Mocromafia nga Holanda dhe Maroku; Klani Kinahan nga Mbretëria e Bashkuar; dhe grupet e Ballkanit, sidomos nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja.

Në disa raste janë zbuluar përfaqësuesit e tyre në Kolumbi, duke koordinuar blerjen dhe dërgimin e drogës, dhe duke mbikëqyrur përzierjen dhe fshehjen për ngarkim.

“Për të reduktuar rreziqet dhe për të optimizuar përfitimet, kokaina përzihet me materiale të ndryshme. Më pas nxirret me procedura kimike specifike. Laboratorët për përpunimin dhe/ose nxjerrjen e kokainës gjenden kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore dhe Jugore. Ekzistojnë shenja për një përhapje më të madhe të aktiviteteve të nxjerrjes së kokainës në laboratorë brenda BE-së,” thekson Europol.

Trafikantët vendosin laboratorët e tyre të fshehtë në apartamente, prona private, depo dhe bodrume në qendrat urbane. Aty udhëtojnë kimikët kolumbianë për të përfunduar procesin e ndarjes së produktit, duke u përpjekur të sigurojnë sa më shumë pastërtinë e tij.

Më pas droga shpërndahet në doza dhe dërgohet në vende të ndryshme të rajonit.

Një nga laboratorët më të mëdhenj të kokainës të zbuluar në vitet e fundit funksiononte në stallat e një akademie të kalërimit në Nijeveen, një fshat në provincën Drenthe, Holandë. Policia bastisi vendin më 10 gusht 2021 dhe arrestoi 16 persona, prej të cilëve 13 ishin kolumbianë.

Ekspertiza që kanë fituar bashkëkombësit tanë gjatë pesë dekadave të zhvillimit industrial të trafikut të kokainës tani është në shërbim të mafive evropiane, të cilët i përdorin për të furnizuar një treg prej 4,5 milion konsumatorësh, sipas OKB-së

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan