8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë ndaj një gazetari dhe bashkëshortes së tij. Dyshohet se shtetasit e shpallur në kërkim, I.(E). A., 35 vjeç P.(L). P., 32 vjeç, kanë goditur për shkak të detyrës gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi dhunuan fizikisht më 25 janar gazetarin.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim: I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"-njoftoi policia.
Sipas kallëzimit të gazetarit në polici kjo ka ndodhur për shkak të detyrës, të cilën e konfirmoi edhe policia.
Ngjarja ndodhi më 25 janar, rreth orës 16:40, ku dy personat i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar. Në këto momente ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila edhe ajo është dhunuar fizikisht. Dy autorët e dyshuar, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, u shpallën në kërkim nga policia pas denoncimit të gazetarit.
Gjithçka lidhet me lajmin që media, ku Hila punon, publikoi atë ditë për një person që u dënua në Lezhë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.
Ai dëshmoi se: "Rreth orës 16:42 isha me bashkëshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin +3556936XXXXX i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi që të takoheshim përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dalë nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Nga kjo makinë ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina.
Unë e parkova në anën e rrugës së vjetër të spitalit dhe aty me janë afruar personat në fjalë të cilët unë i identifikova si Paulin Përgjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcënonin në lidhje me lajmin e publikuar.
Pasi unë nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkëshortja ime shtetasja Benereta Hila që t’u thoshte që të largoheshin.
Pasi bashkëshortja ime tentoi t’i largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë, shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të qafës.
Dhe më pas kanë ardhur në drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me forcë nga makina.
Pasi nuk arritën të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte. Bashkëshortja ime ka hipur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura.
Proces-verbalin e kallëzimit pasi e lexoj dhe konfirmoj se thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje”, dëshmonte në polici, gazetari Hila.
DURRËS- Një foshnje është gjetur ditën e sotme në Golem e braktisur. Mësohet se foshnja është dërguar në...
TIRANË- Arrestohen babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe shpallet në kërkim organizatori Florian Gjergji. Sipas njoftimit të Poli...
SHQIPËRI- KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platfo...
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter ka tronditur Greqinë. Lëkundjet janë ndier pasditen e kësaj të...
Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë...
Policia ka arritur të zbardhë një skemë mashtrimi të tre personave që zhvatnin biznesmenët. Mësohet se Bedri dhe Albe...
Është lënë në burg 34-vjerçari Leke Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vuksanit më 2 maj në lagjen ‘Skën...
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u lar...
Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë pas mesnate në dalje t&eu...
Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar ...