Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Nga viti në vit, ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e uljes së lindjeve dhe emigrimit të lartë në popullsinë e re në moshë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.
Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin parauniversitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,8%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23. Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë, 4,4% më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7% në arsimin fillor dhe 45,3% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-23, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,4% më pak nxënës. Në vitin shkollor 2023-24, 88,7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11,3% në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,9% të totalit.
Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1%.
Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,0%). Në vitin shkollor 2023-24, numri ë mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.
Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat.
Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7% ndërsa meshkujt 60,3%. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim ë Pasurive të Paluajtshme”, 17,9% “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6% “Dizajn dhe Modë”. Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6% krahasuar me 2022-23.
Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3% të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5% krahasuar me 2022-23.
Në vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8%).
Marre nga Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Raporti përmbledhës i sistemit gjyqësor në vend për vitin 2023 nga Këshilli i Lartë Gjyqëso...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rrjetin e prostitucionit me transgjinorë në Tiranë...
Erinda Ballanca TIRANA- Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe lidhur me këtë institucioni i Avokatit t&eu...
foto ilustruese FIER- Arrestohet një person në flagrancë dhe procedohen dy të tjerë në Fier për vepra penale të...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë ku mësohet se janë përfshir...
Artan Gaçi TIRANA- Bashkëshorti i ish-ministres dhe aktualisht deputetes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi, është paraqitu...
Dropull DROPULL- Një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një aksident ka ndodhur sot në Unazën Lindore në Tiranë ku një furgon mallrash ës...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Kanë dalë detaje të reja nga operacioni “Tempulli 3”, që Antidroga e Tiranës zhvillo...
Policia TIRANË- Dy venezuelianët që krijuar rrjet prostitucioni këtu në Tiranë me persona transgjinorë janë&nb...