Studentët ia nxjerrin bojën propagandës së Ramës, dorëzojnë të parët ‘pasqyrën e dorëheqjes’
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave për statistikat fiskale të janarit tregojnë se nuk është çelur asnjë lek për investimet nga fondet vendase, por vetëm 723 milionë lekë (7.3 milionë euro) nga të huajat. Ky është viti i pestë që qeveria nuk akordon asnjë fond nga fondet e brendshme për investime në janar.
Investimet publike këtë vit janë në rekorde historike dhe përfshijnë një shume prej 180 miliardë lekësh ose 1,8 miliardë eurosh. Në muajin janar u shpenzuan vetëm nga fondet e huaja 0.4% e programit vjetor të investimeve publike.
Kjo ecuri sinjalizon skenarin e përdorimit të buxhetit në fund -vit. Rregulli i pagesave ka devijuar tërësisht pasi gjysma e faturave të dhjetorit janë paguar në muajin janar. Pagesat ditore nga thesari tregojnë se përgjatë muajit janar shumica e alokimeve ka qenë për fatura të dhjetorit.
Arka e shtetit prej vitesh po vuan nga sindroma e dhjetorit. Gjatë gjithë vitit fondet e investimeve akumulohen si kaskadë ku miliarda lekë derdhen në mënyrë të papritur gjatë javëve të fundit të vitit.
Ky përqendrim i skajshëm i likuiditetit në fund-vit, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi shpesh çon në uljen e cilësisë, si dhe krijon presione të panevojshme mbi kursin e këmbimit dhe inflacionin.
Edhe vitin e kaluar shpenzimet kapitale patën një përqendrim të lartë në dhjetor, ku u shpenzua më shumë se 41 për qind e fondit total.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet kapitale që përfaqësojnë investimet me fonde buxhetore arritën gjithsej 131,6 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) me 2025, por gati gjysma e kësaj shume, 54.5 miliardë lekë u shpenzua gjatë muajit dhjetor. Fondet e çelura në dhjetor ishin gati 7 herë më të larta se mesatarja mujore nga janari në nëntor 2025.
Investimet publike janë zëri më i diskutueshëm buxhetor. Nga viti 2020 në 2025 qeveria ka çuar sistematikisht rreth 5-6% të PBB me një shifër totale për periudhën që i kalon të 6 miliardë eurot. Me këtë shumë të investuar vetëm pas pandemisë vendi duhet të kishte të përfunduar infrastrukturën bazë, sidomos akset kryesor rrugore, të kishte furnizim të rregullt me ujë etj, por në fakt shumë investime për shkak të cilësisë së dobët të punimeve janë kthyer në pikën zero.
Shirat e muajve të fundit kanë zhbërë investimet në rrugët e reja teksa qendra e vendit nga Tirana në Durrës thuajse po bëhet e pakalueshme./ Monitor

Nëse një qytetar planifikon apo kërkon të shesë apartamentin në rrethe dhe kërkon të përfitojë nga tatimi i ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...
Një qytetar ka denoncuar situatën në qendrën shëndetësore në Qukës e cila sipas tij qëndron e mbyllur në or&eu...
Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një 45-vjeçari. Në pranga pë...
Një konflikt mes dy vajzave është regjistruar në mes të rrugës, e më pas u shpërnda në rrjete sociale. Dy të ...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për masa disiplinore ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasu...
Një qytetar ka denoncuar sjelljen e stafit të WizzAir ndaj udhëtarëve shqiptarë. Qytetari, i cili po udhëtonte nga Pisa drejt T...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka folur për zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Gjatë bise...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar minutat e fundit në qytetin e Shkodrës. Pranë urës "Dervish Beg", janë ...
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi Iz...