AKTUALITET

Autobusët e Nadir Çaushollit po vrasin qytetarët. Pse hesht shteti?

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 11:33

Autobusët e Nadir Çaushollit po vrasin qytetarët. Pse hesht

Përtej vonesave  që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green Line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.

Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.

Detaje nga ngjarja

Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit  doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Po masa kur do të meren?

Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve. Ndërkohë, licensa e Çaushollit duket se ka mbetur e paprekur, falë mbështetjes që ai ka pasur dhe vazhdon të ketë nga miqtë e tij, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.

Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në  vitet e fundit në Tiranë:

10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.

Autobusët e Nadir Çaushollit po vrasin qytetarët. Pse hesht

Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.

29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.

Autobusët e Nadir Çaushollit po vrasin qytetarët. Pse hesht

14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.

22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.

Kush është pronari i Green Line

Pronari i Green Line është Nadir Cushollii i cili njihet për skandalet e tij me tenderat. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.

Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Në Maj të vitit 2025, Çausholli u dënua me vendim të formës së prerë të Apelit me një vit burgim për veprën penale të “Manipulimit të tregut”. Megjithatë, ai shpëtoi nga burgosja, pasi trupa gjyqësore ia konvertoi dënimin në shërbim prove.

Më herët, në 31 tetor 2015, Nadir Çausholli u arrestua, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” (sot CFO Pharma) kishte përfituar me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme./Bold News

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 1 Dhjetor09:33

Ndotja Akustike në nivele alarmante

Ndotja akustike po bëhet një nga problemet më serioze të mjedisit urban, pasi niveli i zhurmës në qytete është rritur ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?