Përlotet studenti i mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, nuk bëra maksimumin, ka mungesa në trajtime!
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen p&...
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen p&...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Tridhjetë vjet pasi i burgosuri i fundit doli nga kampi famëkeq i Spaçit në zonën e Mirditës në Shqipëri, një institucion shtetëror njoftoi se ka në plan të hetojë fatin e së paku 44 të burgosurve të cilët, sipas informacionit arkivor të grumbulluar deri tani, u ekzekutuan dhe u varrosën në varre pa emër me qëllim që familjarëve t’u mohohej mundësia t’i bënin nderimet e fundit të ndjerit si dhe viktimës t’i mohohej një varrim dinjitoz.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit njoftoi të premten se ka ngritur një grup pune, përmes të cilit synohet të nisnin kërkimet në terren, pasi është mbledhur paraprakisht informacion arkivor mbi të vdekurit.
Autoriteti gjithsesi vuri në dukje se hetimi do të jetë i karakterit “administrativ”. Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera të Evropës Lindore, krimet e zyrtarëve komunistë nuk janë hetuar dhe prokuroritë shqiptare kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se nuk shohin arsye për të hetuar, pavarësisht se Bashkimi Evropian ka konsideruar si pengesë për integrimin e Shqipërisë, dështimin e prokurorive për të hapur hetime ex officio për rastet e shqiptarëve të zhdukur në kohën e Komunizmit.
“Nga kërkimet e bëra në dokumentet që gjenden në Autoritet, apo në institucione të tjera, si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, janë 44 (dyzetë e katër) ish të dënuar, që janë ekzekutuar, vrarë ose kanë vdekur nga mundimi dhe sëmundjet gjatë vuajtjes së dënimit, aksidentet në punë apo në tentativë arratisje,” deklaroi Autoriteti në një njoftim për shtyp.
“Sipas hetimeve paraprake të grupit të punës janë siguruar fakte të tilla si: Personat që ekzekutoheshin, apo vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, varroseshin nga personeli i burgut në vende jashtë territorit të burgut, duke u pamundësuar të afërmve të tyre, në çdo rast që të marrin trupin; vendet që kanë shërbyer si vendvarrime për të burgosurit që kanë humbur jetën në Spaç, dyshohet se gjenden pranë varrezave të fshatit Shpal, në fshatin Gëziq, Kodër Spaç, rreth 1 km në jug-perëndim të Burgut të Spaçit; si dhe në disa raste ekzekutimet janë kryer në vende, ku si kriter i vetëm ishte largësia nga zonat e banuara,” shkruhet më tej në vendim.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit u krijua nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 me një ligj të veçantë, me synimin e menaxhimit të arkivës së Sigurimit të Shtetit, policisë famëkeqe sekrete, krimet e së cilës mbeten të pahetuara dhe arkiva e së cilës vijon të mbetet sekret shtetëror, edhe pse tashmë kanë kaluar tre dekada nga rënia e komunizmit.
Parlamenti Evropian në projektrezolutën vjetore për Shqipërinë këtë vit i kërkoi autoriteteve shqiptare të deklasifikojë këto dokumente dhe të sigurojë aksesin e publikut të gjerë dhe studiuesve në to.
Deputeti Saimir Korreshi, në Këshillin për Legjislacionin, ku po diskutohet për imunitetin e Olta Xhaçkës, ka folur me tone ir...
Të gjithë koordinatorët e Shtabit Elektoral të Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit 2023, i koalicionit “Ba...
Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, 20 mua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 49-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sipas njoftimit t&eum...
66-vjeçari Qemal Ajazi ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij është gjetur një arsenal arm&eu...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativ...
Alfons Kola, 33-vjeçari shqiptar i vrarë me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato ka ndërruar jetë g...
Vrulli i shpejtë i aksioneve të teknologjisë që u nxit nga Inteligjenca Artificiale, AI, ka ndaluar, me ndërmarrjen më të m...
Qeveria ka miratuar një projektligj që po shqyrtohet tashmë në komisionet parlamentare për disa ndryshime në ligjin e shtetë...
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për të shpërblyer monetarisht çdo muaj të gjithë an...