
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth orës 22:33 sipas orës lokale, njoftoi Qendra Kineze e Rrjeteve Sizmike (CENC).
Sipas mediave shtetërore kineze, të paktën dy persona janë plagosur në një fshat pranë epiqendrës, ndërsa disa banesa në zonat më të prekura kanë pësuar çarje në mure. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kinën që nga janari i vitit 2024.
Epiqendra u regjistrua në një zonë malore me popullsi të rrallë, në qarkun Nagqu, në veri të Tibetit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Zona ndodhet në një lartësi mesatare prej afro 4.864 metrash mbi nivelin e detit dhe rreth 400 kilometra larg kryeqytetit rajonal, Lhasa.
Lëkundjet u ndien qartë në zonat përreth. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë banorë që largohen nga shtëpitë dhe strehohen jashtë ose në makinat e tyre. Disa banorë raportuan se tërmeti i zgjoi nga gjumi dhe se dëgjuan kërcitje të forta të ndërtesave gjatë lëkundjeve.
Ekipet lokale të zjarrfikësve dhe të shpëtimit janë mobilizuar dhe po shkojnë drejt zonës së prekur për të vlerësuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me magnitudë 3 dhe 4 në zonat përreth.
Tërmeti rikthen kujtimet e tragjedive të mëparshme në rajon. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7.1 goditi Yushun, në provincën fqinje Qinghai, duke shkaktuar të paktën 2.698 viktima, ndërsa afro 300 persona rezultuan të zhdukur.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
23 Tetor10:53
Shkencëtarët japin alarmin: Shkëmbinjtë koralorë mund të shemben brenda 50 viteve
Pothuajse të gjitha ekosistemet e shkëmbinjve koralorë në botë përballen me rrezik të lartë kolapsi gjatë 50 vite...
BOTA
23 Tetor09:58
Zjarre, dronë dhe grafitë: Gjurmët ruse në aktet e sabotimit në mbarë Evropën
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ekspertët kanë regjistruar më shumë se 180 sulme ...
BOTA
23 Tetor09:48
Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Piranjat News
BOTA
23 Tetor09:47
Mijëra studentë protestojnë në Vjenë kundër shkurtimeve të buxhetit të universiteteve
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
BOTA
23 Tetor09:42
Mbi 50 mijë viktima nga temperaturat ekstreme në Evropë gjatë verës, 32 mijë vdekje të lidhura me ndryshimet klimatike
Më shumë se 50 mijë persona humbën jetën në Evropë gjatë verës së vitit 2026 për shkak të temperat...
BOTA
23 Tetor09:40
Skandal në familjen e Meghan Markle! Babai i saj nën hetim për materiale të abuzimit seksual me fëmijë, denoncohet nga i biri
Babai i Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi ndaj tij kan&eum...
BOTA
23 Tetor09:30
Si i kanë ndryshuar luftërat në Lindjen e Mesme rrjedhat e transportit të naftës?
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme po ndryshon rrjedhat globale të transportit të naftës, duke vënë në...
BOTA
23 Tetor08:56
Trump ashpërson akuzat ndaj Iranit: Po tenton të rrisë çmimet e naftës para zgjedhjeve në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke e akuzuar Teheranin se po përpiqet të rrisë çmimet ...
BOTA
23 Tetor08:52
Stamboll, diplomatët e Evropës dhe Lindjes së Mesme mblidhen për të diskutuar konfliktet, në fokus Irani dhe Jemeni
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...