
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar në gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) se mungesa e kryebashkiakut të Tiranës është një pengesë për zhvillimin e gjykimit, pasi ai nuk ka shprehur vullnet nëse do të jetë apo jo i pranishëm.
“Vlerësoj se mungesa e Veliajt është pengesë për zhvillimin e gjykimit, pasi ai nuk ka shprehur vullnet për seancën”, tha avokati.
Po ashtu, Ndreca ka ngritur pretendime edhe për fashikujt e dosjes hetimore, duke theksuar se urdhri ka qenë që tu vihen në dispozicion të gjitha.
Ndërkohë, SPAK, sa i përket mungesës së Veliajt, thotë se ai nuk ka marrë dijeni nga Drejtoria e Burgjeve për datën dhe orën e seancës.
“Siç rezulton nga rrethanat Erion Veliaj nuk ka marrë dijeni për datën dhe orën e seancës. Drejtoria e Burgjeve nuk ka marrë masat për njoftimin e Veliajt. Dhe duhen replkuar shkaqet. Përse burgjet s’e kanë njoftuar”, thotë SPAK.
Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste për pastrim parash, mosdeklarim pasurie në dy raste dhe fshehje të të ardhurave.
Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar në mënyrë të parregullt para dhe pasuri të paluajtshme në 9 raste të ndryshme nga kompani ndërtimi dhe OJF, të cilat në këmbim kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia.
Në këtë skemë, sipas SPAK, janë përfshirë edhe një sërë personash të tjerë. Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha dhe Sokol Kryeziu akuzohen për korrupsion aktiv, pasi dyshohet se kanë dhënë përfitime në këmbim të favoreve publike. Elman Abule, Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu akuzohen për pastrim parash, ndërsa Linda Kazani, Erald Simixhiu dhe Ina Goxhaj akuzohen si për korrupsion aktiv ashtu edhe për pastrim parash.
Po ashtu, Frosina Bollo akuzohet për korrupsion aktiv, Mirton Lika për fshehje të ardhurash, ish deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës, Flutur Xhani për deklarime të rreme dhe Fatjon Baci për futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Nën akuzë janë vendosur edhe disa kompani dhe OJF, të cilat, sipas SPAK, kanë pasur rol në dhënien e përfitimeve dhe pastrimin e parave.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Prill10:54
Në kërkim nga SPAK/ Kush është Mir Pepa, “Kazanova” që qëlloi me armë në mes të koncertit të ‘Cinco-s’
Biznesmeni Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa, u shpall në kërkim nga SPAK mëngjesin e kësaj të mërkure në kuadër të...
AKTUALITET
15 Prill10:26
Djegia e pallatit në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarrit të rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, duke gar...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
15 Prill10:20
“Nuk kemi ujë”, banorët e Kodrës Yzberisht: UKT nuk rregullon tubin e çarë!
Banorët e Kodër Yzberisht, i janë drejtuar redaksisë së Piranjat News, për mungesën e ujit që prej ditës së ...
AKTUALITET
15 Prill10:21
Lezhë/ Ndotje pranë lumit Mat, dy persona arrestohen pasi dogjën sasi të mëdha kabllosh dhe gomash
Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është konstatuar në Lezhë, ku dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u k...
AKTUALITET
15 Prill10:08
Gjykata sekuestron llogaritë bankare të shtatë kompanive, mes tyre “Olt Flor”, “Olti Group”, si dhe të shoqërive “Albavia”
Në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të d...
AKTUALITET
15 Prill09:50
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë/ Zbardhet bilanci: 30 apartamente të djegura
Këtë të martë ka rënë zjarr në kompleksin pranë Farmacia 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të kons...
AKTUALITET
15 Prill09:48
Aksioni i SPAK, lëshohet urdhërarrest për Jetmir Pepën, pronar i “Pepa Group”
SPAK lëshon urdhërarrest për Mir Pepën, pronar i kompanisë Pepa Group. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se ...
AKTUALITET
15 Prill09:36
Seanca gjyqësore për Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO
Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO. Avokati i tij, ish deputeti i PS Plarent Ndreca &e...
AKTUALITET
15 Prill09:29
SPAK godet grupin e trafikut të drogës, firmosen 10 urdhërarreste
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion të gjerë kund&eum...
AKTUALITET
15 Prill09:23
Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në GJKKO pas akuzës për shpifje
Pas denoncimit të Piranjave, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur mëngjesin e kësaj të m...