Shtrenjtimi i naftës, PD: Qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Traj...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi është marrë nga trupi i parë i gjykatës, në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht 2026.
Në vendimin prej 23 faqesh, gjykata braziliane përcakton se dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore për ekstradim. Kërkesa lidhet me procedimin penal në Shqipëri për akuza që përfshijnë trafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin në një formë të veçantë dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Në dosje përfshihen edhe të dhëna të siguruara nga komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC. Sipas materialit të paraqitur para gjykatës braziliane, në shtator të vitit 2020, përdoruesi me identifikuesin GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, dyshohet se komunikonte për transportin e një sasie prej rreth 250 kilogramësh kokainë nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.
Në një komunikim të 29 shtatorit 2020, në dosje përmendet se Mata fliste për sekuestrimin e 240 njësive të mallit në Frankfurt. Në një tjetër bisedë, ai shprehet se “të gjitha mallrat e mia u sekuestruan në Frankfurt, në doganë”, ndërsa përmendet edhe dërgimi i parave përmes personave të tjerë.
Dokumenti brazilian përfshin edhe komunikime që lidhen me Shqipërinë dhe Holandën. Në një prej tyre, Mata shprehet: “Vetëm në Shqipëri dua para”, ndërsa në një tjetër përmend shumën prej një milionësh në Holandë.
Në dosje janë përfshirë gjithashtu komunikime me Eralbi Breçanin. Në një bisedë të tetorit 2020, Mata flet për “ngarkesa” dhe për mundësinë e sigurimit të “daljeve të sigurta” për mallin.
Por Gjykata Supreme Federale e Brazilit vendos një kufizim të rëndësishëm: ajo nuk ka gjykuar nëse Ervin Mata është fajtor apo jo për veprat që i atribuohen. Gjykata shpjegon se, në procedurat e ekstradimit, kontrolli i saj është i kufizuar dhe nuk përfshin një rigjykim të fakteve, autorësisë apo provave të çështjes penale.
Sipas vendimit, bëhet vetëm një vlerësim paraprak juridik për të përcaktuar nëse plotësohen kushtet për ekstradim. Gjykata konstaton se ekziston parimi i dënueshmërisë së dyfishtë, se veprat nuk janë parashkruar dhe se nuk ekziston ndonjë pengesë ligjore për ekstradimin.
Ekstradimi është miratuar si procedurë hetimore, pra për t’iu nënshtruar procedimit penal në Shqipëri dhe jo për ekzekutimin e një dënimi të formës së prerë.
Megjithatë, Ervin Mata nuk i dorëzohet automatikisht autoriteteve shqiptare. Vendimi përcakton se dorëzimi varet nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit. Përveç kësaj, Shqipëria duhet të formalizojë garancitë e parashikuara nga ligji brazilian, ndër të tjera që Mata të mos ndiqet penalisht për një fakt tjetër të mëparshëm nga ai për të cilin është kërkuar ekstradimi, t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim në Brazil dhe të mos i nënshtrohet torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose degradues.
Vendimi i Gjykatës Supreme Federale të Brazilit është unanim dhe mban datën 24 gusht 2026. Relator i çështjes është gjyqtari Alexandre de Moraes.
Pra, gjykata braziliane i ka hapur rrugë ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë, por dorëzimi fizik i tij mbetet ende i kushtëzuar nga procedurat e përcaktuara në vendim.
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Prof. Dine Abazi, mjeku dhe ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. ...
Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi u kapën në flagrancë teksa dyshohet se po tentonin të vidh...
Audio-përgjimi i Ron Yeffet i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah një skandal në Shqipëri se si janë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku Bledar Bakaj shkoi në shtëpinë e ish-bashk&e...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim...
Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë sjellë ulje të konsumit të naftës në tregun vendas. Në tremujorin e dyt...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...