8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Valter Zhupani, djali 82 vjeçarit Bato Zhupani i cili humbi jetën tragjikisht mes flakëve që përfshinë zonën e Skënderbegasit në Gramsh, ka akuzuar institucionet shtetërore për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë të qëllimshme. Valter Zhupani nuk i kurseu fjalët e rënda ndaj shtetit, duke e akuzuar për braktisje të plotë dhe trajtim çnjerëzor ndaj familjes së viktimës.
Ai zbuloi gjithashtu se, në vend që shteti të merrej me shpëtimin e jetëve dhe ndihmën për të prekurit, u përqendrua te presioni mbi familjarët duke ndaluar në polici nënën 75-vjeçare dhe një fëmijë 13-vjeçar, nën akuzën se zjarrin mund ta kishte shkaktuar vetë i ndjeri.
“Po edhe sikur babai im të ishte fajtor, drejtësia duhet të flasë – jo ta lini mes flakëve! Nëse ai është fajtor, burgun do ta bëj unë”, ishte mesazhi i fortë i Valterit në lidhje direkte për "Kafe Shqeto".
Deklarata e plotë e djalit të 82 vjeçarit: "Babai im, mirë se ndërroi jetë ashtu siç e ndërroi, por babain tim e kanë lënë mes flakëve shteti shqiptar dhe i bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit, brenda mundësive unë dua drejtësinë ta çoj deri në fund dhe nëse babi im është fajtor, burgun do e bëj unë, se mua më vjen zor dhe nuk kam surrat t’i dal zonës time para kur ata e dinë se zjarrin e ka vënë babi im.
Këto fjalë i kanë nxjerrë mediat dhe ato media që kanë qenë atë natë të cilat nuk janë interesuar se ku ishte kufoma apo kush vajti për ta tërhequr kufomën nga flakët. Dhe unë atë ditë nuk ndodhesha në Shqipëri, por në shtetin grek. Unë kam bërë disa telefonata që andej, dhe askush nuk më është përgjigjur, përveç një inspektori të zonës që kemi ne në qendrën administrative ‘Skënderbegas’.
Herë pas here i thoja: ka ndodhur çfarë ka ndodhur, vetëm mos ma lini të bëhet hi. Aty duket mjaft qartë edhe nga videoja, aty nuk ka dashur shteti më ndërhyrje për ta marrë si kufomë, por e kanë lënë nga ora 12, dhe e kanë lënë gjer në orën 9 të darkës, kur falë Zotit dhe jo se i kam kushërinj të parë, por i kanë dalë vëllezërit, kanë vajtur ato e kanë tërhequr babain tim.
Shteti shqiptar ka mbajtur një fëmijë të mitur 13 vjeç dhe nënën time 75 vjeçe në institucionet e policisë të Gramshit dhe vetëm i bënin kërcënime që zjarrin e keni vënë ju, kurse për babain tim nuk u interesua shteti shqiptar të cilët kanë helikopter për të tërhequr kufomën. Vdiq si vdiq babi im, nga asfiksimi apo diçka tjetër, vetëm Zoti lart e di. Kur ata e lanë mes flakëve, nuk u interesua askush: “Ore, çfarë po bëhet me këtë kufomë?”, por falënderoj Zotin që të paktën nuk ma bëri hi. E kam futur në varr tamam kufomë.
Nuk kam as çfarë shtoj, as çfarë heq, asgjë. Më ka ardhur një mesazh nga djali i infermierit të fshatit ku më ka thënë që shtëpitë tuaja janë djegur, por interesohu për personat. Jam munduar të lidhem me ta, por nuk kishte lidhje interneti, ishte gjithçka e shkrumbuar, as drita nuk ishte.
Kur u lidha me mamanë time përmes një kushëriri tim, as aty nuk kishte valë, e flisja me shkëputje".
Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije...
Shqipëria është “mbërthyer” sërish nga zjarret, kjo dhe për shkak të rritjes së frikshme të temperatu...
Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë. Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndo...
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht katër persona, përfshirë edhe një femër, të cilët u konflikt...
54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sot...
Një muaj më parë, mediat shqiptare u njohën me historinë tronditëse të Andrés*, një vajzë e re kolumbiane q&...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Mësohet se një...
Njulend Palaj, 28 vjeçari i konsideruar si "truri" i lokaleve të basteve "CR7" dhe "333", është arrestuar nga efektivët për He...
Tre persona që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran në Zagori janë shpëtuar nga policia e Gjirokastrë...