Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.
Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.
Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.
Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.
Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).
Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.
Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.
Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.
Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.
Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.
Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.
Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.
Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ MONITOR
TIRANË- Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor për ...
TIRANA- Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjell&eum...
FUSHË KRUJË- Janë zbardhur detaje nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në burgun e Fushë-Krujës. Burime për ...
FUSHË KRUJË- Një shpërthim raportohet se ka ndodhur brenda perimetrit të sigurisë në burgun e Fushë Krujës. Polic...
FUSHË KRUJË- Një shpërthim është regjistrua pak minuata më parë brenda burgut të Fushë Krujës. End...
FUSHE KRUJË- Një shpërthim raportohet se është dëgjuar brenda burgut të Fushë-Krujës. Dyshohet se ka ndodhur nj&...
KOLUMBI- Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro është shprehur përmes një postimi në "X", se grupi i shqiptarit Dritan Gjik...
FUSHE KRUJË- Një shpërthim raportohet se është dëgjuar brenda burgut të Fushë-Krujës. Dyshohet se ka ndodhur nj&...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbledhjen e sotme vendimin që përcakton procedurat, mënyrën dhe rregullat për rik...
TIRANË- Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për...