
Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në sektorin publik.
Në Raportin e zhvillimit global 2025 të publikuar së fundmi evidentohet se Shqipëria përballet me një shpërndarje të pabarabartë të praktikave të punësimit, ku fati i një kandidati për t’u bërë pjesë e shërbimit publik varet më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një rregullator kombëtar i unifikuar.
Në nivel kombëtar, mesatarja e nëpunësve shqiptarë të rekrutuar përmes meritokracisë së dokumentuar me shkrim qëndron diku rreth 50%. Ndërkohë që në disa institucione shqiptare procesi i rekrutimit me shkrim është pothuajse i papërfillshëm (rreth 20%), në organizata të tjera brenda të njëjtit shtet kjo praktikë arrin deri në mbi 70%.
Kjo diferencë, sipas Bankës Botërore tregon se procesi i punësimit në administratën publike shqiptare varet më shumë nga politikat e brendshme të institucioneve sesa nga një standard i konsoliduar kombëtar.
Nga pikëpamja e qeverisjes, ky fragmentim mbart rreziqe të konsiderueshme analizon Banka. Sipas saj Qeveritë duhet t’i japin prioritet zbatimit të standardeve që funksionojnë në shërbim të rekrutimit të talenteve në administratë dh jo vetëm ndjekjen e procedurave në mënyrë sipërfaqësore.
Në rastin e Shqipërisë, argumenti anon drejt nevojës për një harmonizim të procedurave. Nëse një institucion arrin të identifikojë talentin përmes metodave dhe procedurave të sakta konkurruese, ky standard nuk aplikohet në të gjithë entet publike.
Studimet e cituara në raport tregojnë se performanca e një institucioni rritet me shtimin e rregullave deri në një pikë të caktuar, por pas saj, çdo rregull i ri bëhet mbytës. Në Shqipëri, ku grafiku i rekrutimit tregon një luhatje nga 20% në mbi 70% të përdorimit të provimeve me shkrim, duket se institucionet vuajnë nga dy ekstreme, ose mungesa totale e kritereve standarde, ose procedurat aq komplekse sa paralizojnë marrjen e talenteve të rinj.
Përtej qasjeve se kontrolli i rreptë parandalon abuzimin, raporti sjell prova se dhënia e autonomisë nëpunësve mund të rrisë efikasitetin. Në raste si ato të Pakistanit apo Ganës, rritja e diskrecionit (lirisë për të gjykuar) për detyrat komplekse uli vonesat dhe madje uli kostot e prokurimeve me 9%.
Për Shqipërinë, ky është një argument i forte, në vend që të investohet vetëm në kontrolle burokratike që shpesh shmangen, fokusi duhet të kalojë te fuqizimi i gjykimit profesional të nëpunësit.
Kur një punonjës publik në Shqipëri detyrohet të ndjekë verbërisht rregulla të hartuara nga dikush që nuk e njeh punën në terren, motivimi i tij bie dhe agjencia e tij për të zgjidhur probleme humbet.
Raporti vë në dukje se standardet nuk janë “të mira në vetvete” nëse nuk sjellin ndikim. Shqipëria mund të ndjekë modelin e Vietnamit, i cili nuk tentoi të zbatonte menjëherë mijëra faqe të standarde ndërkombëtare të kontabilitetit (IPSAS), por i ndau ato në module graduale gjatë disa viteve.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
9 Mars19:40
Saga e degradimit/ Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!
Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut të Shqipërisë duhet të ka...
SOCIALE
8 Mars15:29
Qytetari denoncoi shpërthimin e ujërave të zeza tek Piranjat/ Bashkia Tiranë ndërhyn menjëherë pas publikimit të lajmit
Disa orë pas denoncimit të problemit nga një qytetar në “Piranjat News” se në zonën e Rrugës së Kavajë...
SOCIALE
8 Mars12:28
Qytetari denoncon: Në mes të trotuarit shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë
Në një nga trotuaret pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, kanë shpërthyer ujërat e zeza.
Një qyteta...
SOCIALE
8 Mars10:50
Shembjet e rrugëve, si u shkatërrua infrastruktura nga abuzimi dhe mungesa e kontrollit
Situata e rrugëve në Shqipëri paraqitet kritike, me rreth 30 shembje të rënda që rrezikojnë izolimin e segmenteve kyçe...
SOCIALE
8 Mars07:58
Njihuni me parashikimin e motit, e diel 8 mars
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të de...
SOCIALE
7 Mars16:25
SKANDAL/ Të dënuarit punuan tre vite në burgje, por nuk iu paguan sigurime shoqërore
Punësimi i të burgosurve në Shqipëri vijon të mos shoqërohet me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, d...
SOCIALE
7 Mars09:30
Të lënë mes katër rrugëve, banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit
Një muaj pas shembjes së shtëpive të tyre pranë kanalit kullues te Ura e Dajlanit, familjet e komunitetit rom po rikthehen me baraka n&...
SOCIALE
7 Mars08:29
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?
Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Iranit: Nga rritja e çmimit në bursë të naftës, reflektimi ...
SOCIALE
6 Mars11:19
Skandal në Spitalin e Korçës/ Mbi 500 punonjës nuk kanë marrë rrogën, vonesat përsëriten çdo muaj
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave për një situatë shqetësuese në Spitalin e Korçës, ...
SOCIALE
5 Mars20:21
Premtimi i pambajtur për shkollën ‘Edith Durham’ në Tiranë
Ndërtesa e re e shkollës Edith Durham është përfunduar, por nxënësit e saj ende nuk janë kthyer në klasa. Ç...