Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Ndërtesa e re e shkollës Edith Durham është përfunduar, por nxënësit e saj ende nuk janë kthyer në klasa. Çështja u rikthye në vëmendje këtë të enjte në Kuvend, gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro. Në qendër të debatit ishte premtimi që nuk u mbajt, hapja e shkollës në shtator të vitit të kaluar.
Braçe, i cili përfaqëson zonën e njësisë nr. 5 në Tiranë ku ndodhet shkolla, kujtoi kronologjinë e projektit dhe pritshmëritë që u krijuan tek prindërit. Sipas tij, punimet kishin nisur në dhjetor të vitit 2024 dhe gjatë një vizite në terren në mars të vitit të kaluar ishte vendosur një afat i qartë për përfundimin e tyre.
“Në mars të vitit që shkoi kryeministri ishte atje. Puna kishte nisur në dhjetor 2024 dhe në mars u vendos një afat i qartë që në shtator shkolla të ishte e përfunduar. Shkolla ka përfunduar në tetor, jemi në mars. Janë të paktën 1700-1800 prindër në vështirësi të madhe. Kur do të hapet shkolla ‘11 Janari (Edith Durham)?”, u shpreh Braçe.
Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit pranoi se afati i shtatorit të kaluar nuk u arrit, por sqaroi se ndërtesa tashmë është përfunduar dhe se shkolla po kalon fazën e fundit të pajisjes me mobilie dhe laboratorë.
“Unë e ndaj shqetësimin tuaj njësoj. Ndërkohë që flasim, ndërtimi ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret. Po përmbyllet mobilimi nga Bashkia e Tiranës. Një pjesë e mobilieve ka hyrë në ndërtesë”, deklaroi Kumbaro.
Sipas saj, shkolla e re do të ketë 33 klasa mësimore, nga të cilat 20 për ciklin 9-vjeçar, si dhe 10 laboratorë për lëndë të ndryshme, sallë multimediale, palestër dhe bibliotekë.
Ministrja tha se nxënësit do të vazhdojnë përkohësisht mësimin në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe se rikthimi në godinën e re pritet të ndodhë në fillim të vitit të ri shkollor.
“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen. Njëherë e mirë në shtator të vitit të ardhshëm”, u shpreh ajo.
Por, siç tha edhe deputeti Braçe, problematika nuk lidhet thjesht me distancën fizike nga shkolla e përkohshme ku janë zhvendosur nxënësit, por me organizimin e jetës familjare. Aktualisht, nxënësit e “Edith Durham” zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, pasditeve.
“Mu duk vetja sikur isha i vetmi jo solidar me ndërtimin e kësaj shkolle. Nuk kam sjellë shqetësim personal këtu, ky është shqetësim prindërish. Nuk është çështje metrash, por fakti që procesi mësimor është zhvendosur nga paradite në pasdite. Prindërit duhet të lënë punën për të çuar fëmijët në shkollë në drekë”, tha ai.
Braçe theksoi gjithashtu se vonesat mund të ishin shmangur nëse procedurat për mobilimin dhe laboratorët do të ishin nisur më herët.
“Që në qershor të vitit që shkoi, kur pashë ritmet e punës, kam kërkuar që të merren me procedurat. Nëse dikush fle gjumë, nuk duhet ta vuajë as fëmija dhe as prindi”, shtoi deputeti.
Rindërtimi i shkollës u lajmërua në nëntor 2024 nga Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. “Shtatori i 2025-s do t’i gjejë fëmijët në klasat e reja,” premtonte Veliaj në rrjete sociale.
I njëjti premtim u përsërit edhe në janar 2025, kur Veliaj, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj (asokohe), siguroi se afati ishte i pakthyeshëm.
Shtatori i 2025 u premtua edhe nga kryeministri Edi Rama një vit më parë gjatë inspektimit të kantierit.
Por dy muaj para afatit të premtuar, verifikimi i Faktoje tregoi se punimet ishin ende larg pritshmërive. Në korrik 2025, Bashkia e Tiranës pohonte se punimet ishin vetëm 80% të përfunduara, por pavarësisht kësaj, premtoi se shkolla do të ishte gati për vitin shkollor 2025–2026.
Afati i premtuar publikisht për përfundimin dhe hapjen e shkollës ishte shtatori i vitit të kaluar. Megjithëse ndërtesa është përfunduar disa muaj më vonë dhe aktualisht po pajiset me mobilie, nxënësit nuk e kanë nisur ende procesin mësimor në godinën e re. Në këto kushte, hapja e shkollës pritet të ndodhë rreth një vit pas afatit të premtuar fillimisht, duke e kthyer këtë rast në një tjetër shembull të premtimeve publike që nuk realizohen brenda afateve të shpallura./ Faktoje.al
E ndërtuar më shumë se gjashtë dekada më parë, ura e digës në Çengelaj mbi lumin Shkumbin, që lidh zonë...
Deputeti i PS Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Braçe shfaqi shqetësim në lidhje ...
Konflikti në Lindjen e Mesme nisi të shtunën me një sulm të iniciuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj I...
Çmimi i bukës është rritur sot në Korçë, duke prekur drejtpërdrejt një nga produktet më bazike të shp...
Durrësi dhe rrethinat e tij nesër do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për rreth 8 orë, nga ora 8:00-16;00, p&eu...
Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. ...
OpenIA ka prezantuar së fundmi ChatGPT Health, një version të ri të chatbot-it të fokusuar në këshilla shëndetëso...
Ndodhemi aktualisht pranë zonës së drejtorisë së policisë tiranë ku kjo pikë karburanti ndryshoi çmimin me nj&eum...
Një efekt anësor që mund të dëmtojë kockat? Përfitimet e barnave GLP-1, si Ozempic, janë të shumta: Nga humbja n...
Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mba...