Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 70.91%, nga 71.39% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 89.22% dhe 74.78% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2023.
Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.9%, nga 14.04% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.
Ndërkohë, për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.47%, nga 19.7% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit, por ishte në rënie të lehtë nga niveli prej 20.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.
Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 27.42%, nga 28.07% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Për kreditë me sshumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit zbriti në 11%, nga 11.68% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë.
Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredië, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.
Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)
Rënia e normës efektive mesatare të interesit përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar gjatë vitit të kaluar. Kjo u përcaktua nga ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg. Gjithashtu, rënia e normave të interesit mund të shpjegohet edhe me një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.
Edhe aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie për kreditë e vogla me këste deri në 200 mijë lekë.
Ndërkohë, duke filluar nga viti 2024, edhe formula e llogaritjes së NEI-t maksimal ka ndryshuar dhe për kreditë deri në shumën 200 mijë lekë do të llogaritet si mesatare e thjeshtë e kredive të dhëna, pa rritje me një të tretën, siç ndodh me kreditë mbi 200 mijë lekë./ Monitor
Pamje nga aksidenti SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mesditën e sotme...
Aksidenti SHKODËR - Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë...
ELBASAN- Policia ka zhvilluar ditën e stome një operacion në Elbasan, ku si rezultat janë vënë në pranga tre persona dhe ja...
Leonard Hide TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pushuar këtë të mërkurë çështjen e kryebashkiakut të Liboh...
DURRËS- Rrjeti i Veprimit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen siç duhet për &...
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti. Mario...
Foto ilustruese TIRANË - Viti 2024 ishte jo vetëm më i miri historik për Shqipërinë për turizmin, por vendi shënoi ...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË - Një shpërthim i fuqishëm është raportuar këtë të mërkurë n&...
Foto ilustruese TIRANË - Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket p...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të...