Pagat e magjistratëve, reagon Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për...
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për...
Ish-kryeministri e ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë dënuar me nj...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,...
Komisioni Evropian do të propozojë krijimin e një mekanizmi të ri emergjent për të përballuar flukset e papritura dhe masiv...
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi. Në një status të publikuar n&...
Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çl...
Pas vendimit në Gjykatën Speciale, turma që gjendej në sheshet e Prishtinës është nisur drejt selisë së EULEX-it,...
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&e...

Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kontributi i faktorit punë ka ardhur në rënie, sidomos pas vitit 2020, duke reflektuar, mes të tjerash, reduktimin e popullsisë totale dhe të asaj në moshë pune.
Nga ana tjetër, ky reduktim është kompensuar kryesisht nga rritja e kontributit të kapitalit dhe pjesërisht nga rritja e kontributit të produktivitetit, duke sugjeruar si një ritëm më të shpejtë të grumbullimit të kapitalit, ashtu edhe një adoptim më të shpejtë të teknologjive të reja dhe një rishpërndarje të burimeve nga bujqësia në shërbime dhe industri.
Për periudhën 2016-2019, Banka e Shqipërisë vlerësonte se ekonomia shqiptare kishte një nivel të rritjes potenciale prej 3.3%. Kontributi i faktorit punë në rritjen potenciale vlerësohej në masën 2 pikë përqindje, kontributi i kapitalit në masën 0.9 pikë përqindje dhe kontributi i faktorit produktivitet në masën 0.4%.
Ndërkohë, në periudhën 2023 – 6-mujori 2025, kontributi i faktorit punë ka rënë në 0.4 pikë përqindje, ai kapitalit është rritur në 1.5 pikë përqindje, ndërsa kontributi i produktivitetit është rritur lehtë në 0.6 pikë përqindje.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e kontributit të punësimit, e lidhur me tendencat e pafavorshme demografike dhe procesin e emigrimit, përbën një zhvillim që kërkon vëmendje, për sa kohë ai ndikon negativisht në ritmin e rritjes potenciale.
Në këtë kontekst, hartimi dhe zbatimi i reformave strukturore, të cilat targetojnë dy faktorët e tjerë, mbetet thelbësor. Banka e Shqipërisë sugjeron që, së pari, këto reforma duhet të synojnë të zgjerojnë kapacitetin akumulues të kapitalit, nëpërmjet përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së atraktivitetit të vendit për investime të huaja direkte, sidomos në sektorë prodhues. Së dyti, ato duhet të synojnë të rrisin produktivitetin e ekonomisë, nëpërmjet investimeve të mëtejshme në arsim, teknologji dhe inovacion.
Në këndvështrimin e Bankës Qendrore, rritja e kontributit të këtyre dy faktorëve është thelbësore për një konvergjencë sa më të shpejtë e të qëndrueshme me Bashkimin Europian.
Një analizë e Bankës së Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se rritja potenciale e ekonomisë shqiptare për periudhën 2023 – 6-mujori 2025 është rreth 3.5%. Ndërkohë, rritja faktike e ekonomisë për të njëjtën periudhë ka qenë mesatarisht 3.8%.
Këto shifra tregojnë se ekonomia shqiptare i ka arritur, madje lehtësisht tejkaluar normat e rritjes potenciale, ndërsa një përafrim më i shpejtë me standardet e BE-së do të kërkonte reforma të cilat do të ndihmonin në zgjerimin e potencialeve të rritjes ekonomike.
Norma e rritjes potenciale të ekonomisë është një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, pasi përcakton ritmin e rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit dhe dikton hapësirat e disponuara për rritjen e mirëqenies shoqërore.
Në aspektin teorik, norma e rritjes potenciale nënkupton normën maksimale të rritjes së prodhimit që një ekonomi mund të arrijë në mënyrë të qëndrueshme, pa krijuar presione të shtuara inflacioniste. Si e tillë, ajo përbën një ekuilibër afatgjatë të rritjes së PBB-së, ku faktorët e prodhimit (puna, kapitali dhe produktiviteti i përgjithshëm) përdoren me eficiencë të plotë./ Monitor

Të dhënat më të fundit të sapopublikuara mbi indeksin e çmimeve konfirmojnë atë që qytetarët po e ndjejn&e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 95.3...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranë...
Aritja duket se i ka lodhur pacientët, veçanërisht ata që janë në kushtet kur e vetmja zgjidhje është operacioni, asnj...
Emisioni PLUG e nisi emisionin për të treguar se paratë e IPARDI-t, që do të duhet të shkonin për fermerët e Divjak&eu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos iu përgjigjur thirrjes së...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi t&eu...
Një incident është shënuar në Korçë, ku një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët e n...
Tre persona të moshës 35, 50 dhe 59-vjeçar u arrestuan në Athinë, si pjesë e një operacini për posedim dhe trafikim dr...
Policia belge arrestoi tre hajdutë shqiptarë pasi njëri prej tyre kishte harruar lokalizuesin e ndezur. Prokuroria i akuzon për pesë vj...