Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 9.2 miliardë lekë obligacione me ofertë private për të mbuluar kërkesat e reja rregullatore, të lidhura me shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).
Vlera e emetimeve të obligacioneve u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 mbi 99% e këtyre titujve u blenë nga investitorë individë, krahasuar me 97% në fund të vitit 2023. Për sa i përket monedhës së emetimit të këtyre instrumenteve, për vitin 2024, emetimi në monedhën vendase shënon 2.8 miliardë lekë, emetimi në Euro shënon 6.4 miliardë lekë dhe në Dollarë amerikanë 0.04 miliardë lekë.
Në lidhje me koston e financimit në tregun e kapitalit, norma mesatare e interesit, në fund të vitit 2024 krahasuar me fundin e vitit 2023, ka shënuar rënie për këto emetime, duke reflektuar sjelljen e normave të interesit në tregun financiar pas uljeve së normës bazë të interesit gjatë vitit 2024, si dhe vlerësimin për primin e rrezikut të këtij instrumenti (detyrime senior të pagarantuara) kundrejt borxhit të varur.
Emetimet në fund të vitit 2024, në Lekë u realizuan me normën e ponderuar të interesit 4.5%, në Euro me normën 4.1% dhe në USD me 3.5%, kundrejt 6.5%, 4.3% dhe 5% për emetimet respektive në fund të vitit 2023. Normat mesatare të interesit shënuan një rënie prej rreth 2 pikë përqindje për emetimin në Lekë, 0.2 pikë përqindje për Euron dhe 1.5 pikë përqindje për USD, krahasuar me emetimet përkatëse për vitin 2023.
Maturiteti i letrave me vlerë të emetuara në tregun e kapitalit në Shqipëri reflekton disa ndryshime. Për arsye të përmbushjes së nivelit të kërkuar të MREL me instrumente alternative, kapital ose detyrime të pranuara, gjatë vitit 2024, në tregun vendas u shtuan emetimet e titujve të borxhit që klasifikohen si detyrime të pranuara, të cilat kanë afat maturimi që varion nga 3 deri në 5 vjet.
Përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ky emetim përfshinte vetëm detyrime senior të pagarantuara, ndërkohë që gjatë gjashtëmujorit të dytë janë emetuar edhe tituj të borxhit të varur. Titujt financiarë të borxhit të pagarantuar, janë detyrime senior të njohura si “detyrime të pranuara”, të cilat renditen menjëherë pas titujve të kapitalit rregullator, sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe shërbejnë për qëllime të financimit të MREL.
Në fund të vitit 2024, ato shënojnë rreth 6.4 miliardë lekë ose 74% të totalit të emetimeve për bankat MREL. Titujt financiarë të borxhit të varur janë detyrime të nënrenditura, të cilat emetohen për qëllime të kapitalit rregullator dhe shërbejnë njëkohësisht dhe për qëllime të financimit të MREL. Në fund të vitit 2024, ato shënojnë rreth 2.3 miliardë lekë ose 26% të totalit të emetimeve për bankat MREL.
Prej vitit 2023, bankat më të mëdha të sektorit bankar u përballën me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital. Ky detyrim ka hyrë në fuqi për Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins, Bankën Raiffeisen Shqipëri, Bankën OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.
Ato janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratruar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Shumica e bankave e kanë plotësuar kërkesat e reja nëpërmjet emetimit të obligacioneve me ofertë private, ndërsa Raiffeisen ka nënshkruar një linjë huaje për këtë qëllim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). / Monitor
TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash t&e...
ITALI- Nga oxhaku i i Kapelës Sistine u pa të dilte tymi i zi, për të sinjalizuar se nuk është arritur një konsensus ...
HAS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në fshatin Plan në Has nga ku mësohet se konflikti ka n...
HAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ...
HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me&nbs...
BURREL- Prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u rrëmbye bashkë me mjetin es...
HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Has, ku viktimë mbeti 34-vjeçari Reshit Sallahu. Sipas informac...
HAS- Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit...
HAS- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit. Ndërkohë fotoja e mësipërme t...
HAS- Një vrasje me armë zjarri në fshatin Pla i ka marrë jetën sot 34-vjeçarit Rushit Sallahu. Autori i vrasjes sipas inf...