Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Banorët e Kodër-Babrrusë në Tiranë kanë dalë sot në protestë ku kundërshtojnë ngritjen e fabrikës së municioneve që do të ndërtojë KAYO, duke denoncuar publikisht se do u prishen banesat dhe se po i largojnë me forcë.
Teksa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, ata apelojnë që kjo iniciativë e qeverisë të ndalojë deri në shprehjen e Gjykatës. Banorët thonë se kanë bërë denoncime dhe janë në proces, por tashmë shteti ka nisur që të zbatojë një vendim të paligjshëm, duke mos i dëgjuar zërat e tyre.
Banorët thonë se po u rrezikohet jeta dhe pasuria, teksa mund të mbeten edhe rrugëve. Ata akuzojnë drejtorin Ardi Veliu, qeverinë dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, që ka deleguar edhe firmën për këtë investim.
“Jemi pronarë legjitime të kësaj pasurie. Ku do shkojmë ne, po na dëbojnë. Po na zaptojnë tokat. Si mund të bësh fabrikë armësh e municionesh këtu, ja shtëpitë ku janë. Do ndërtojnë fabrikë municionesh në Kodër Babrru”, thotë një prej banorëve, që shpjegon se kanë bërë jo vetëm shkresa, por edhe denoncime.
Më tej ai tregon edhe kalvarin e ankesave nga një institucion në tjetrin.
“Kemi bërë shkresa, jemi ankuar, kemi pyetur edhe në kadastër. Na thanë kemi urdhër, se këto prona do afishohen dhe do dalin për Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është vjedhje ashiqare. Vijnë të shkatërrojnë komunitetin, se ke pushtetin. Na i kanë marrë pronat që në kohën e Enver Hoxhës dhe tani do na bëjnë fabrikë municionesh, teksa kjo është prona jonë. Po shkatërrohen banorët, pas kësaj janë kryeministri dhe Ardi Veliu. Ne nuk i ndahemi kësaj pune, derisa të flasë gjykata”, vijon ai.
Më tej banori shprehet se nuk do dorëzohen dhe do përshkallëzojnë protestat:
“Jam i vendosur që edhe kjo punë të mos ndodhë për komunitetin, të vdesi komuniteti dhe të pasurohem unë. Unë jetoj në këtë komunitet, jo të vdesin këta e të pasurohem unë, kurse ata të vijnë me polici dhe ushtri dhe të vrasin komunitetin, nuk shkon kjo punë. Na kanë thënë se do jeni palë në Gjykatë”.
Ai nënvizon se përgjegjëse për situatën është edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, që edhe pse nën hetim dhe e pandehur për abuzim me tenderët, ka deleguar firmën për këtë fabrikë municionesh.
“Me delegim Belinda Balluku, vjen shkresa nga Ministria e Mbrojtjes nga sekretari i përgjithshëm se kjo pronë i kalonte kompanisë KAYO. Si ka mundësi, ajo është nën hetim e pandehur, ndërkohë që bën firmë me delegim për pronën këtu. Isha edhe në polici për denoncim ndaj firmës KAYO, te Komisariari dhe nuk pranuan, më thanë se ishte bërë denoncomi e kallëzimi më parë e nuk mund të bëhej më”, tha ai.
Në fund i bëri edhe apel drejtorit të policisë dhe qeverisë që të marrin masa konkrete dhe ta ndalojnë këtë fabrikë. Ai thotë se duhet pritur të shprehet gjykata.
“Kam dhe një thirrje për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, merr masa. Ta lëmë drejtësinë të flasë, ne nuk kemi kompetenca, nuk ka as Rama as ministri, të flasë drejtësia. I kemi bërë me vështirësi këto shtëpi, me kursimet e fëmijëve në emigracion dhe sot të vish e t’i prishësh, kjo nuk shkon. Ky është vetëm fillimi, do lajmërohen të gjithë”, përfundon banori.
Një konflikt i ri pronësie ka shpërthyer në fshatin Boçove të Fierit, ku 10 familje që zotërojnë rreth 10 ...
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, ni...
Këtë të martë u mbajt seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliaj. Mësohet se Veliaj ka kërkuar që t’i krij...
Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), krim i ndodhur më 30 nëntor në Elbasan. Blutë e Elbasanit tho...
Erald Elezi, drejtori i KESH paraqitet në SPAK i shoqëruar nga policia. Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim...
Aksidentet që përgjakën rrugët këtë fillim-javë rikthejnë në vëmendje sigurinë rrugore. Eksperti Altin ...
Sipas Raportit Financiar të Bankës Botërore për Shqipërinë mbledhja e taksave mbetet nën potencial për shkak të i...
Belinda Balluku, e cila është nën hetim për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, ka anki...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Eduart Sharka, drejtues i sektorit të politikave agrare në Departamentin e Bujq...
Procesi i rindërtimit në Durrës nuk është thjesht një çështje teknike apo financiare, por është kthyer n&e...