Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Procesi i rindërtimit në Durrës nuk është thjesht një çështje teknike apo financiare, por është kthyer në një instrument të fuqishëm shantazhi politik. Deputeti Igli Cara i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ka denoncuar me forcë presionin që u bëhet qytetarëve të pastrehë, të cilëve u kushtëzohet marrja e apartamenteve me votën për Partinë Socialiste.
Sipas dëshmive të shumta të mbledhura nga terreni, përfaqësues të Bashkisë dhe strukturave të partisë në pushtet u kanë bërë të qartë banorëve se nëse nuk votojnë për Rilindjen, procesi i tyre i strehimit do të zvarritet pafundësisht. Kjo skemë, e cila është përsëritur në disa fushata zgjedhore radhazi, ka krijuar një klimë frike ku qytetarët hezitojnë të flasin publikisht për padrejtësitë.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio qarri, Cara theksoi se kjo strategji kriminale elektorale shoqërohet edhe me vonesa të qëllimshme në shpërndarjen e bonusit të qirasë, duke i mbajtur familjet në varësi totale ekonomike. Por opozita nuk kërkon vetëm denoncim politik.
Cara ishte i prerë në kërkesën e tij për drejtësi reale. Ai argumentoi se nuk mjafton që zyrtarët e korruptuar të dënohen me disa muaj apo pak vite burg për shpërdorim detyre, ndërkohë që paratë e vjedhura nuk kthehen kurrë në arkën e shtetit. 'Është bërë modë që bëjnë pak burg dhe gëzojnë paratë e vjedhura', u shpreh ai.
Thirrja e tij për organet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, ishte e qartë: hetimi duhet të çojë në sekuestrimin e pasurive të vëna përmes korrupsionit me fondet e rindërtimit dhe kthimin e këtyre parave tek taksapaguesit.
Disa vite pas tragjedisë që la mijëra familje pa një çati mbi kokë, situata e rindërtimit mbetet një plagë e hapur. Sipas denoncimeve të bëra publike, mbi 1000 familje ende nuk janë akomoduar në banesat e reja, duke vazhduar të paguajnë bonusin e qirasë, tha Cara ne Syri tv.
Gjatë intervistës ai ka pohuar se këto familje përballen me një kosto financiare të rëndë, e cila arrin deri në 10,000 euro për tre vite, para që dalin nga xhepat e tyre.
Igli Cara: Shqiptarët duhet të kthehen në destinacion, të kthehen përsëri. Janë para të vjedhura dhe janë përdorur edhe në fushatë. Sepse ajo që thatë është e vërtetë, kanë disa fushata rresht që bëjnë presion pikërisht, duhet të bëhesh dhe të votosh Partinë Socialiste, ndryshe nuk merr apartament. Dhe këtë gjë e kemi të provuar se na e kanë thënë banorët në takimet që shkonim. Dhe sot, me thënë të drejtën, në qoftë se dhe ju e keni vënë re me anë të reporterëve tuaj, banorët kanë frikë të flasin, vetëm nga presioni i madh që i është bërë nga përfaqësuesit e bashkisë, qoftë zonja Sako, Rama e me radhë. Prandaj dhe kjo është një problem. Unë ju falënderoj shumë që e ngritët, e ngrini këtë problem, sepse në fakt janë bërë kaq shumë dëme.
Flavio Qarri: A ka një numër, zoti Cara? A ka një numër të banorëve që nuk janë as në shtëpitë e tyre, as në shtëpitë e reja, askund?
Igli Cara: Atëherë bëhet, atëherë sipas të dhënave që ne kemi duke hetuar në denoncim, bëhet fjalë që rreth 1000, mbi 1000 familje akoma nuk janë akomoduar, vazhdojnë të paguajnë bonus qiraje në xhepat e tyre.
Igli Cara: Po kupton? Prej tre vitesh, o jo pak, dhe të llogarisësh që mund të jetë 250 deri në 300 euro një qira, bëhet fjalë që në vit janë rreth 3000 euro, në tre vite janë 9000 euro, 10.000 euro kosto për çdo familje, që vazhdojnë paguajnë. Ne me të gjitha, ëh, unë uroj shumë që të mbyllej të paktën këtë vit. Unë nuk jam realist që të them që shumë banorë nuk janë futur, janë futur. Por jemi tre vite pas ngjarjes dhe akoma nuk ka përfunduar. Dhe prandaj po themi premtimet e Ramës janë gjithmonë premtime fushate. Unë nuk di ndonjë premtim të Ramës që të jetë mbajtur dhe ne tani e kemi të faktuar në çdo fushë. Nuk bëhet fjalë vetëm për rindërtimin. Bëhet fjalë për pensionet, për arsimin, për bujqësinë, për industrinë. Në çdo fushë, Rama nuk i mban premtimet. Por në këtë moment duhet të them që neve do insistojmë fort që komisioni hetimor të ngrihet. Të vijë një ditë që Shqipëria nuk do të jetë kjo siç është. Nuk do të jetë në duart e Ramës. Dhe duhet t'i sigurojmë qytetarët, duhet t'i sigurojmë në fakt qytetarët që e drejta do të dali, paratë e taksapaguesve, do të dinë se ku janë shpërdoruar, pse jo, dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ato që kanë kanë vënë dorë tek këta para.
Igli Cara: Sepse do patjetër me hapjen e komisionit hetimor do të dalin dhe fakte, siç kanë dalur tanimë, ëh, dhe për raste të tjera, të zonjës Balluku e me radhë. Dhe në këto raste pastaj patjetër që do të ketë padi penale dhe do të ndiqen, do të ndiqen rrugët gjyqësore. Dhe në fakt këtu dua të ndaj një problem që nuk është vetëm për rindërtimin. Nuk mjafton vetëm që neve të denoncojmë dhe këto që kanë vjedhur para publike, kanë grabitur para publike, thjesht të dënohen me gjashtë muaj apo një vit burg dhe tanimë është bërë e modës dhe kjo është dhe një thirrje për drejtësinë. Nuk mjafton që dikush që ka vjedhur, me 10, 20, 30 apo shifra të tmerrshme miliona euro, të mjaftohet me gjashtë muaj burg. Mbi të gjitha qytetarët duan që t'i kthehen paratë e tyre. Sepse është bërë e modës dhe tanimë që nuk prish punë edhe gjashtë muaj dhe një vit burg, ky soj i bën, i bën burg, mjafton që paratë mos t'i ngiten. Dhe nuk kemi parë asnjë rast deri tani, për fat të keq, që paratë të jenë kthyer. Dhe kjo në fakt duhet të jetë dhe një premtim i opozitës. Nuk duhet të mjaftohet thjesht me denoncimin dhe dënimin e tyre? Por mbi të gjitha të kthehen paratë e qytetarëve. Ato janë para të cilat...
Flavio Qarri: Çështja është, kam një, kam një pikëpyetje në raport me drejtësinë zoti Cara se, dakord, vjedhja, dakord abuzimi, po kur shkaktohen disa tragjedi si pasojë e këtyre veprimeve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij. Në një...
Po mbahet ditën e sotme seanca në GJKKO për Erion Veliajn. Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në seanc&...
Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan. Nal...
Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka, i cili u qëllua me plumb në kokë. Raportohet se jan&eum...
Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga polici...
Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat ...
Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës paraprake për dosjen "Veliaj", me të pasndehur kryebashkiakun e Tiran&eu...
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë...
Falë reshjeve të para të borës së sezonit, Boga dhe Qafa e Thorës janë kthyer në atraksionet kryesore dimërore si...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Nd&e...