
Sot, banorët e fshatrave të Njësia Administrative Thumanë protestuan për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë.
Shkak i protestës është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, e cila është dëmtuar nga automjetet që devijojnë nga autostrada, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe Bashkisë Krujë për investime dhe rikonstruksion të saj.
Rruga prej rreth 500 metrash është thelbësore për banorët e zonës, por prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve.
Aktivisti Aulon Kalaja, i cili shpesh parashikon dhe ngrit shqetësimet e komunitetit, ishte prezent gjatë protestës, duke u bërë zëri i banorëve dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Banorët apeluan për investime të menjëhershme në rrugët e dëmtuara të Krujës, një nga zonat më pak të investuara, ku mungesa e infrastrukturës po rëndon jetën e përditshme të komuniteteve rurale.
Protesta u zhvillua pa incidente serioze, por tregoi frustrimin e thellë të banorëve ndaj mungesës së veprimit nga autoritetet dhe rëndësisë së zgjidhjes së problematikave infrastrukturore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qarkullimin në zonë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Shkurt12:27
Ekipet e kërkimit gjejnë trupin e pajetë të Ilir Kurtit, ndarja nga djali e çoi 42-vjeçarin drejt vetëhedhjes nga Kanionet e Osumit
Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bër&e...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
28 Shkurt11:28
VIDEO/ Banorja denoncon punimet pa cilësi të rrugës: Janë shpenzuar miliona euro dhe asfalti është prishur
Një banore e fshatit Tërbaç në Vlorë, i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për tu ankuar në li...
AKTUALITET
28 Shkurt11:18
Pse po braktisen lopët për plastmasën
Në fushat e Shqipërisë po ndodh një rotacion i shpejtë e brutal, i kapitalit dhe punës. Aty ku dikur ishin fushat me drithë...
AKTUALITET
28 Shkurt11:13
Banorët e revoltuar thyejnë makineritë e kompanisë që do të ndërtojë resortin në tokat e tyre
Situata është tensionuar ndjeshëm në zonën e Baks-Rrjollit, ku banorë të zonës janë përplasur fizikisht me f...
AKTUALITET
28 Shkurt11:05
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas paralizon lëvizjen e qytetarëve, transporti drejt falimentimit
Bllokimi i zonës “Arrat e Gurres”, pjesë e aksit nacional Librazhd–Prrenjas, ka shkaktuar shqetësim dhe dëme të m&e...
AKTUALITET
28 Shkurt10:52
Dështon projekti i Alabarit? Marina e Durrësit shumë larg premtimeve për miliarda investime
Shndërrimi i Porti i Durrësit në një nga marinat më të mëdha turistike në Europë u prezantua si megaprojekti stra...
AKTUALITET
28 Shkurt10:44
Endacaku gjendet i dhunuar në mes të qytetit, mister mbi plagët në trupin e tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit, ku një end...
AKTUALITET
28 Shkurt10:31
GJKKO lë në burg “të frikshmin” Durim Bamin pas kërkesës për “arrest shtëpie”
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin, i dyshuar për sigurim kushtesh pë...
AKTUALITET
28 Shkurt10:24
Protesta e Opozitës, Policia e Tiranës nuk merr përsipër tubimin por nxjerr efektivët në shesh
Policia e Tiranës ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet ditën e sotme...
AKTUALITET
28 Shkurt09:55
26-vjeçarja pretendon dhunë nga burri, gënjen policinë dhe prokurorinë, gjyqtarja e burgos me prova të inskenuara
Emisioni “Piranjat” do të transmetojë historinë me fund aspak të lumtur të Leonardit nga Vau i Dejës dhe Gjovanë...