Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...

Një muaj më parë, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të ri me fond limit 137 milionë lekë ose gati 1.5 milionë euro me kursin aktual.
Sot Emirjana Sako shpalli fituesin. Nuk ishte oferta më e ulët, as e dyta më e ulët, as e treta më e ulët. Fituese u shpall oferta e parafundit, ajo që kishte çmimin e dytë më të lartë, nga pesë ofertat totale që morën pjesë në garë.
Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, Bashkia e Durrësit ka përzgjedhur si fitues në tender bashkimin e kompanive Ideal Construction and Projection (ICP) dhe Vianex, të cilat ofruan çmimin 1.4 milionë euro për riparimin e rrugëve dytësore në Durrësin e ri. Ndarja e dy kompanive në sipërmarrjen e përbashkët është 28.28 për qind për ICP dhe 71.72 për qind Vianex.
Oferta më e ulët në tender ishte 500 mijë euro më pak se dyshja fituese. Madje jo një ofertë, por dy prej tyre ishin në rendin e 90 milionë lekëve.
Por pse Bashkia e Durrësit skualifikon 3 oferta me çmim më të ulët dhe shkon tek oferta e parafundit?
Formalisht arsyeja është gjithmonë mospërmbushja e kritereve. Por në Durrës ndodh gjithmonë kështu. Tenderat janë çështje e brendshme, që ndahen mes zyrtarëve të Bashkisë apo funksionarëve të PS-së.
Ideal Construction and Projection është një kompani që zotërohet nga Alban Dautaj. Ky është vëllai i Gerald Dautajt, drejtues i partisë Socialiste në Durrës, kryeinxhinier historik në Ujësjellësin e Durrësit dhe për pak kohë edhe drejtor i tij, atëherë kur u shkarkua Spartak Kovaçi.
Ky është një tjetër protagonist i rëndësishëm në merimangën 5D të Bashkisë së Durrësit, pasi merrte tendera për kompaninë e familjes së tij, me miliona euro gjatë kohës që ishte drejtor i UKD. Pra biznes brenda llojit.
Nga ana tjetër Vianex, është një kompani që deri vonë e ka patur emrin Roku Guest. Kjo kompani zotërohet nga Rrok Gega, por pasi zoti Gega u mor i pandehur nga SPAK për urën në Tropojë, bashkë me kryebashkiaken socialiste të këtij qytetit, ai ja kaloi aksionet familjarëve të tij dhe ndryshoi emrin e kompanisë në Vianex.
Megjithatë tenderat e Bashkisë së Durrësit bien gjithmonë erë korrupsioni. Drejtora dhe ish drejtora ujësjellësish që marrin tenderat vetë. Por edhe kompani me pronarë në letra patronazhistë të vegjël të PS-së në Durrës, por faktik figura drejtuese të saj.
Rajli Ndërtim është një prej tyre, e cila punon vetëm me tenderat në Bashkinë e Durrësit. Kompania, e cila ka si pronar dy zonja, aktiviste të Partisë Socialiste në Durrës, dyshohet se ka nga pas peshq më të mëdhenj, drejtues ose ish drejtues të lartë të Bashkisë.
Rajli ka marrë pjesën më të madhe të tenderave të rindërtimit të pallateve në Durrës dhe u ngrit nga zero në një biznes miliarder. Të gjitha paratë e saj vijnë vetëm nga një burim, bashkia e Durrësit. Edhe në ato pak raste kur tenderat u jepen kompanive të tjera, këto të fundit duhet të kalojnë përmes Rajlit.
E gjitha kjo ndodh haptazi në Durrës. Një merimangë e madhe 5D, por që çuditërisht nuk ka guxim ta prek askush as SPAK.
Vetëm pak orë pasi një turist portugez 20-vjeçar humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej njerëzve të sigurisë së ...
Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuari si autor i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur d...
Krimi po 'infekton' masivisht adoleshentët, teksa një përplasje mes disa grupeve të miturish është parandaluar në zon&...
Tre mjete luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Stolen line”. Makina...
Shteti bektashi në Tiranë duket se ka kaluar në një fazë të re, atë të marrjes formë. Gjatë kësaj kohe ...
Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës, ku u njoh edhe...
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dhënave ...
Një qytetar i ka dërguar sot një denoncim redaksisë së Piranjat News, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e s...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, në vendin e quajtur “Pishat”. Në aksident janë plagosur d...
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas...