Protestë para SPAK, të rinjtë rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmim...
Konflikti në Sarandë, zbardhet ngjarja ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë p&eu...
Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor ë...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Izraeli duhet të kryejë “30 deri në 40 vrasje të ...
Në një deklaratë për Albania Newscast, aktivisti Gary Kokalari tha se nëse Dhoma e Përfaqësuesve kalon në duart e demo...
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” ka reaguar pas zjarrit të rënë në orët e para të mën...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rreziks...
Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në ...
I shumëkërkuari, Ylli Zalla, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Zalla ishte fshehur në një...

Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane, çka tregon se pensionistët po përballen me presion të dyfishte, nga rënia e të ardhurave dhe rritja e çmimeve.
Të dhënat zyrtare të Eurostat për raportin e përgjithshëm të zëvendësimit dëshmojnë një tkurrje drastike të këtij treguesi, i cili ka rënë nga 0.43 në vitin 2019 në vetëm 0.30 në vitin 2023.
Kjo shifër alarmante tregon se pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson tashmë vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç, duke thelluar hendekun mes të ardhurave të pensionistëve dhe ritmit më të shpejtë të rritjes së pagave në vendin tonë (të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2023, për Europën 2025).
Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 0.57 – 0.60 e pagës mesatare.
Për më tepër, vendet e rajonit regjistrojnë tregues dukshëm më të lartë, ku Serbia ka një raport 0.48, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ruajnë nivele më të favorshme, ndërsa vende si Greqia, Italia apo Spanja arrijnë vlera nga 0.75 deri në 0.78.
Kjo rënie e paprecedentë në Shqipëri është pasojë direkte e disa faktorëve strukturorë që minojnë skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.
Së pari, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe deklarimi i pagave pjesërisht nën dorë gjatë viteve të punës reduktojnë ndjeshëm bazën e kontributeve dhe madhësinë e pensionit.
Së dyti, skema shqiptare vuan nga ngurtësia e formulës së indeksimit, e cila nuk ka arritur kurrë të përshtatet me rritjen nominale të pagave në sektorin privat.
Nga ana tjetër, raporti i pafavorshëm i varësisë demografike, i cili po përkeqësohet vazhdimisht për shkak të emigracionit të popullsisë së re dhe plakjes së shpejtë të shoqërisë, ushtron presion mbi financat e skemës publike.
Dështimi i qeverisë për të mbrojtur të moshuarit është pasojë e drejtpërdrejtë e nënvlerësimit të politikave qeveritare ndaj kësaj shtrese.
Formula aktuale e indeksimit, e cila bazohet kryesisht te rritja e çmimeve të shportës (inflacioni) dhe jo te rritja e pagave në ekonomike, ka ndikuar në rritjen e hendekut ndërmjet pagave dhe pensioneve.
Ndërkohë që qeveria ka ndërmarrë politika për rritjen e pagave minimale dhe mesatare në sektorin publik, skema e pensioneve është lënë në hije përmes rritjeve simbolike, duke bërë që pensionistët të mos përfitojnë asgjë nga rritja e përgjithshme e produktivitetit dhe pasurisë kombëtare.
Në vendet e Bashkimit Europian apo edhe të rajonit qeveritë ndërhyjnë rregullisht me skema shtesë të mbrojtjes sociale.
Edhe pse qeveria ka ndërmarrë disa fushata kundër informalitetit, mungesa e një mekanizmi efikas kontrolli për dekada të tëra ka lejuar që qindra mijëra punonjës të deklarohen me pagë minimale ndërkohë që pjesa tjetër paguhet nën dorë.
Mungesa e vullnetit politik për të ndëshkuar rreptësisht këtë fenomen po bën që pensionet e reja vit pas viti t dalin me të ulëta në vlerë, ndërkohë që e kundërta duhet të ndodhte.
Gjithashtu qeveria ka dështuar të krijojë një mjedis të besueshëm dhe nxitës fiskal për zhvillimin e fondeve private të pensioneve.
Mungesa e reformave inkurajuese për kursimin individual të detyrueshëm apo vullnetar ka lënë të gjithë barrën e sigurimit të jetesës vetëm mbi skemën publike, e cila tani po shembet nën peshën e saj./ Monitor
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria Rama ka akorduar bonusin ...
Shqipëria e mirëpret nënshkrimin nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me...
Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një ndryshim të dukshëm në preferencat e drejtuesve të mjetit. Sipas të...
Forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit po e mban borxhin publik në valutë të huaj pranë niveleve më të ...
Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dyt&eum...
Prej ditësh, pensionistët në Durrës paraqiten në zyrat e Postës pa mundur të marrin pensionin në datën e caktuar e ...
Një situatë e pazakontë është regjistruar në urën e Institutit, ku një ambulancë ka mbetur e bllokuar në mes t...
Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar gjendjen e mbetjeve urbane në lagjen "Emin Matraxhiu", pranë zonës së njohur si “Kinezë...
Një denoncim është publikuar së fundmi mbi kushtet skandaloze të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Nj&eum...
Një qytetar ka denoncuar mungesën e barnave të nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tij të gjakut gjatë protestës...