Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...

KOSOVË- Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë. Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.
Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet - Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë - nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil. Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.
Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë. Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.
Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.
Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur. Edhe pse jo në nivelet për të cilat kishin paralajmëruar shumë organizata joqeveritare, trendi i rritjes së kërkesave të azilkërkuesve po vazhdon edhe këtë vit.
Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.
Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.
Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra. Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.
Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit. Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.
Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.
Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.
Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej. Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.
Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./REL
TIRANA- GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol ...
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë p&e...
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, edhe pse pa asnjë lajmërim, raportohet se ka zbritur dhe ka pritur më pas në nj&e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Dre...
TIRANA- SPAK kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës,&n...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme jan&eu...
foto ilustruese FUSHË KRUJË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë...
foto ilustruese KORÇË- Prokuroria e Korçës në kuadër të hetimeve për vrasjen e Egli Progës, ka marrë ...
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për mas&eum...
LUSHNJE- Prokuroria e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet ndaj një votuesi nga Dushku. Prokuroria bën me dije se votuesi me ...