Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar për hetimin krimeve zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri mund të denoncojnë. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme tregon se cilat krimet zgjedhore heton, gjithashtu orienton qytetarët se si mund të bëjnë denoncimet e tyre, qoftë me shkrim, apo mënyra të tjera.
1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal?
Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë:
Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325);
Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326);
Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a);
Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327);
Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a);
Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);
Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike (Neni 328/a);
Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Neni 329);
Pengimi i zgjedhësit (Neni 330);
Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Neni 330/a);
Shkelja e se drejtës së zgjedhjes (neni 331);
Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Neni 331/a);
Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor (Nenet. 332, 332/a).
2.A ka SPAK kompetencë për të hetuar krimin zgjedhor?
SPAK ka kompetencë të kufizuar për hetimin e disa veprave penale që lidhen me zgjedhjet, bazuar në:
Kodin e Procedurës Penale;
Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
3.Cilët janë veprat penale kryesore që heton SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve?
SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar:
KORRUPSIONIN AKTIV NË ZGJEDHJE – Neni 328 i Kodit Penal;
Kjo vepër penale përfshin dhënien e të hollave, të mirave materiale, premtime për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim:
marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje;
për të votuar në një mënyrë të caktuar;
për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme; për mbështetjen e një kandidati ose partie politike.
Dënimi: Burgim nga 1 deri në 5 vjet.
4.Kur zgjerohet kompetenca e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore?
SPAK merr kompetencë të zgjeruar kur këto vepra kryen nga:
Zyrtarë të lartë publikë;
5.Cilët janë zyrtarët e lartë publik që mund të hetohen nga SPAK nëse kryejnë krim zgjedhor?
SPAK heton çdo vepër penale që lidhet me zgjedhjet nëse kryhet prej funksionarëve të mëposhtëm:
Anëtar i Këshillit të Ministrave (ministër, zëvendësministër);
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë;
Prokurori i Përgjithshëm;
Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
Drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura si:
Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
6.A e mbikëqyr SPAK financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore?
SPAK nuk është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike. Kjo kompetencë i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kryen hetime administrative bazuar në:
Kodin Zgjedhor (nenet 86- 92/7);
Ligjin nr. 8580, datë datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” (neni 15/2).
7.Kur mundet SPAK të hetojë financime të subjekteve politike, përfshi dhe ato gjatë periudhës zgjedhore?
SPAK heton çështjet që lidhen me financimet e subjekteve politike vetëm kur:
Financimet janë të lidhura me krimin e organizuar ose terrorizmin;
Financimet burojnë nga vepra penale me natyrë korruptive, etj.
8.Si mund të denoncohen krimet zgjedhore në SPAK?
Për të denoncuar një krim zgjedhor pranë SPAK, mund të ndiqen këto tre forma:
Ky është një kallëzim që bëhet me shkrim dhe paraqitet në SPAK. Në këtë rast, kallëzimi duhet të përmbajë informacion të detajuar lidhur me veprën penale të pretenduar, duke përfshirë informacionet e mundshme për autorët dhe provat që mbështesin pretendimet.
Mund të dërgohet nëpërmjet postës.
Kallëzim me gojë para policisë gjyqësore:
Ky lloj kallëzimi bëhet me gojë dhe mund të bëhet drejtpërdrejt para policisë gjyqësore, në qytetin ku pretendohet se është kryer vepra penale. Pas marrjes së kallëzimit penal, policia gjyqësore ka detyrimin të regjistrojë atë dhe të njoftojë menjëherë SPAK për verifikimin dhe çeljen e hetimeve.
Denoncim në platformën e dedikuar në faqen zyrtare të SPAK:
Kjo platformë siguron anonimitetin e denoncuesit dhe lejon edhe ngarkimin e dokumenteve apo materialeve audio/vizive.
foto ilustruese FUSHË KRUJË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë...
foto ilustruese KORÇË- Prokuroria e Korçës në kuadër të hetimeve për vrasjen e Egli Progës, ka marrë ...
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për mas&eum...
LUSHNJE- Prokuroria e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet ndaj një votuesi nga Dushku. Prokuroria bën me dije se votuesi me ...
drejtuesit e wizz air TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i mbushur në çdo orë duke kapur ...
TIRANË- Disa qytetarë kanë nisur një protestë ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak ...
pamje nga fieri FIER- Një apartament është përfshirë nga flakët ditëën e sotme në katin e 7 të...
Resuli TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimo...
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai tentoi të rrëmben...
TIRANË- Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo a...