Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

Gazeta belge “7SUR7” ka publikuar një artikull ku raporton se Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu në Shqipëri ose Kosovë, me synimin për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve të saj. Sipas gazetës, këto dy vende të Ballkanit janë të vetmet që përmbushin kushtet për një projekt të tillë.
Sipas 7SUR7, Ministrja belge e Drejtësisë Annelies Verlinden (CD&V) dhe Ministrja e Migracionit Anneleen Van Bossuyt (N-VA) do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Prishtinë dhe Tiranë në fillim të javës, për bisedime eksploruese mbi këtë projekt. Të hënën ato do të takohen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, ndërsa të martën do të udhëtojnë në Tiranë, për t’u takuar me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe Ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Kthimi i tyre në Belgjikë parashikohet të ndodhë të mërkurën në mbrëmje.
Belgjika po përballet me mbipopullim të vazhdueshëm në burgje – aktualisht mbi 13,000 të burgosur, prej të cilëve 4,400 janë persona pa dokumente dhe pa të drejtë qëndrimi në vend. Qeveria belge po shqyrton mundësinë që këta të fundit të vuajnë dënimin në një burg jashtë Bashkimit Europian, në një shtet që respekton sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Sipas raportit të cituar nga 7SUR7, Kosova dhe Shqipëria kanë marrë vlerësim pozitiv nga zyra e Komisionerit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi.
Ministrja Van Bossuyt është shprehur: “Kushdo që qëndron ilegalisht në Belgjikë dhe kryen një krim duhet të largohet — qoftë në vendin e origjinës, qoftë në një burg jashtë Belgjikës. Kjo do të rrisë sigurinë tonë dhe do të ulë presionin mbi sistemin penitenciar.”
Ideja belge është frymëzuar nga marrëveshja e Danimarkës me Kosovën në vitin 2021, për përdorimin e burgut të Gjilanit për të burgosur danezë. Megjithatë, ky projekt është ende në fazë përgatitjeje dhe pritet të bëhet funksional në vitin 2027.
Sipas gazetës, kjo tregon se edhe nëse Belgjika arrin një marrëveshje, zbatimi praktik do të kërkojë vite, duke qenë se kërkohet përshtatja e infrastrukturës dhe përputhja me standardet ligjore dhe humane evropiane. Për krahasim, Danimarka ka investuar rreth 200 milionë euro për një kapacitet prej 300 të burgosurish.
Artikulli thekson se partia N-VA është promotore e fortë e kësaj nisme, ndërsa partitë e tjera në koalicion kanë ngritur dyshime për ligjshmërinë dhe kostot e projektit. Një element tjetër i vizitës është edhe bashkëpunimi në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Në Shqipëri, Belgjika synon të riprocedojë kthimin e shtetasve shqiptarë të dënuar në burgjet belge – aktualisht 307 shqiptarë, prej të cilëve 253 pa të drejtë qëndrimi.
Gjithashtu, ministrat belgë do të diskutojnë konfiskimin dhe kthimin e pasurive të fituara nga aktivitetet kriminale, që janë investuar në Shqipëri dhe Kosovë. Vetëm në Shqipëri, hetimet aktuale përfshijnë tetë procedura penale me një vlerë të konfiskuar që arrin 160 milionë euro.
Sipas 7SUR7, qëllimi i vizitës në Ballkan është nënshkrimi i një deklarate qëllimi me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje do të synojë jo vetëm zgjidhjen e krizës së burgjeve në Belgjikë, por edhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë me dy vendet e Ballkanit. Megjithatë, realizimi i projektit mbetet i pasigurt, dhe zyrtarët belgë theksojnë se ai ndodhet ende në fazën e diskutimeve paraprake.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të hëne...
Të shtëna me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, përveç gjyqtarit Astrit Kalaja, është pla...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Parapraki...
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzat e 5 personave, mes tyre mjekut Rolandd Xhaxho, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Sipas ...
Masë sigurie për mjekun e njohur Roland Xhaxho. Ky i fundit akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ në lidhje me vdekjen e 3-vje&c...
Ndaj 30-vjeçarit i cili u paraqit i vetëplagosur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, policia ka nisur procedimin e ...
Policia e Vlorës këtë të hënë ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar për djegien e qëllimshme të një ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), pranë Bashkisë Tiranë ka reaguar publikisht në lidhje më çështjen e zon&...
Gjykata e Tiranës la në burg autorin e vrasjes së Hajdar Ismajlgecit në Babrru. Mësohet se avokati mbrojtës i Demushit ka deklaru...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipërisë, Va...