AKTUALITET

Bëmat e Ronit të Ramës/ Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 20:17
Bëmat e Ronit të Ramës/ Yeffet vodhi ambasadën e Togos

Në dhjetor të vitit 2018, qeveria e Togos nënshkroi një kontratë zhvillimi prone për ambasadën e saj pranë Kombeve të Bashkuara në New York me një kompani të quajtur 40-th Development LLC, e cila zotërohej nga tre persona. Ata ishin Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordon. 

Sipas kontratës, qeveria e Togos fillimisht do t'i transferonte pronësinë e pronës kompanisë 40-th Development. Kjo e fundit do të shkatërronte ndërtesën ekzistuese ku qëndronte misioni i përhershëm i Togos në OKB për të ndërtuar aty dy kulla të reja. Njëra prej tyre do të shërbente si ambasada e re e Togos në OKB, ndërsa tjetra do të shitej për qëllime banimi.

Kontrata mes Togos dhe 40-th Dev

Pas nënshkrimit të kontratës, qeveria e Togos ja transferoi pronësinë kompanisë dhe e lëvizi misionin e saj përkohësisht në një tjetër ambient, derisa të përfundonte ndërtimi i selisë së re nga 40-th Development LLC, që sipas marrëveshjes duhej të ndërtohej për 18-24 muaj.

Por sipas qeverisë së Togos, e gjitha rezultoi një mashtrim. 40-th Development LLC pasi e shkatërroi godinën ekzistuese e vuri pronën peng në bankë për të marrë kredi dhe nuk i ndërtoi asnjëherë dy godinat e reja.

Historia vazhdoi për disa kohë, derisa në nëntor të vitit 2024 qeveria e Togos paditi Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordonin në gjykatën e New Yorkut duke kërkuar kompesimin e dëmeve dhe rikthimin e pronës.

Dokumentat e fundit publik të gjyqit, i përkasin qershorit të vitit të kaluar. Në 8 qershor, Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordon iu përgjigjën padisë me prapësimet e tyre duke u justifikuar se ndërtimi i kullave u vonua nga pandemia e Covid 19 si dhe disa pengesa të tjera, jo në dorën e tyre.

Nga ai moment nuk dihet më se si ka shkuar fati i gjyqit për ambasadën e Togos në OKB. Por fatmirësisht për shqiptarët, ambasada e Shqipërisë në Neë York shpëtoi. Përpara golit togolez, Edi Rama ra dakord që t'i jepte Yeffet ambasadën e Shqipërisë në SHBA për kulla. Plani dështoi pasi u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i kohës, Ditmir Bushati, i cili nuk pranoi të firmoste.

Ndërkohë një tjetër gjyq, po për mashtrim kundër Ron Yeffet, zbulon një detaj shumë interesant.

Mark Faist është një pensionist amerikan, i cili ka punuar në fushën e tregtimit të energjisë. Në fillim të muajit të kaluar, ai depozitoi një padi për mashtrim me pasoja të rënda kundër Ron Yeffet, në gjykatën e Miamit.

Sipas padisë, Ron Yeffet i ka marrë 8.6 milionë dollarë Mark Faistit duke e mashtruar se do të investonin në pasuri të paluajtshme dhe do të fitonin shumë para. Por pasi kaluan disa vite, Yeffet jo vetëm që nuk i dha asnjë fitim Faist, por nuk i kthehu as shumën e investuar prej 8.6 milionë dollarësh.

"Historia pas kësaj padie është një tradhti e llogaritur," shkruan Faist në padinë e tij.

Yeffet përdori njohjen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të mashtruar Faist. Në padi, ky i fundit shkruan se Yeffet e mori në disa udhëtime në Shqipëri, ku për t'i treguar se ishte njeri i rëndësishëm, e shëtiste me autokolonë të armatosur.

Pasi Faist e kuptoi mashtrimin dhe e paditi në gjykatë, Yeffet e pranoi borxhin dhe tentoi ta zgjidhë çështjen me marrëveshje para gjykatës. Në shtator të vitit të kaluar, Yeffet dhe Faist lidhin një marrëveshje ku izraeliti i natyralizuar si shqiptar, pranoi të shlyente borxhin brenda datës 26 shkurt të këtij viti.

Por nga 8.6 milionë Yeffet kaloi në llogarinë e Faist vetëm 1 milionë dollarë. Rrjedhimisht pensionisti iu drejtua sërish gjykatës në fillim të marsit. Zoti Yeffet kërkoi 30 ditë shtyrje kohe për t'u përgjigjur padisë. Por avokatët e Faist i kërkuan gjykatës të vepronte me shpejtësi duke zbuluar një tjetër bëmë të mikut të kryeministrit.

Në gjyqin me ambasadën e Togos ai mashtroi studion e njohur avokatore Kasowitz, duke mos i paguar paratë e mbrojtjes.

"Paditësi nuk pranon një zgjatje të mëtejshme duke marrë parasysh gjendjen financiare të përkeqësuar të të paditurit dhe shqetësimet në lidhje me aftësinë e Yeffet për të shlyer borxhin e papaguar. Shqetësimet e Paditësit rrjedhin nga dosjet e fundit në çështjen The Republic of Togo kundër 40th Dev. LLC, e cila zbulon se firma ligjore Kasoëitz LLP kërkoi të tërhiqej si avokat i Yeffet për mospagim të faturave të tyre ligjore gjatë së njëjtës periudhë kohore të marrëveshjes. Me fjalë të tjera, Yeffet nuk arriti t'i paguante avokatët e tij gjatë të njëjtës dritare kohore kur ishte i detyruar t'i paguante Paditësit mbi 7.6 milionë dollarë," thuhet në një dokument që avokatët e Faist i dorëzuan gjykatës së Miamit vetëm 4 ditë më parë.

Kasowitz është një nga studiot më të njohura ligjore. Ajo është kompania e pajtuar nga Erion Veliaj për të lobuar pranë qeverisë amerikane për burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës nga SPAK dhe GJKKO.

Borxhlinjtë në radhë


Por Mark Faist, qeveria e Togos dhe Kasowitz nuk janë të vetmit që presin me dëshpërim të marrin paratë e tyre nga Ron Yeffet. Padia e Faist zbulon se radha e kreditorëve është e gjatë dhe e larmishme.

"Ka edhe kreditorë të tjerë që kërkojnë të mbledhin shumat e papaguara nga Yeffet. Shih Naval Logistic, Inc. kundër A 50’ Nortech Vessel, me numër identifikimi Hull AOV50021E898, nr. 25- cv-23774, 2026 LX 86046, në *1 (S.D. Fla. 21 gusht 2025). Në thelb, çdo vonesë në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje rrit rrezikun që nuk do të mbetet asgjë për t’u mbledhur deri në kohën kur të jepet një vendim përfundimtar," thuhet në prapësimin e Faist, të cilin nevoja e ka shtyrë të gërrmojë thellë në gjendjen financiare të Yeffet dhe bëmat e tij.

Ron Yeffet njihet si një mik i ngushtë i Edi Ramës. Ai është njeriu, i cili ka marrë monopolin e mjeteve të ushtrisë, policisë, zjarrëfikses dhe gjithë strukturave të ngjashme të shtetit shqiptar. Paralelisht, ai ka marrë nga qeveria edhe të drejtën e prodhimit të dronëve dhe mjeteve të tjera luftarake ajrore për llogari të forcave të armatosura.

Kur kohë më parë, Edi Rama tha se në samitin e Natos që pritet të mbahet në Tiranë vitin tjetër, udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës do të mbrohen nga dronë të prodhuar në Shqipëri, e kishte fjalën pikërisht për dronët që do të prodhojë Ron Yeffet me Arjeta Pucan nga Lezha. /kapitali

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan