Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313.
Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të kryeqytetit, e cila është “terrorizuar” nga qindra mesazhe dhe emojy me thika e bomba të dërguara në rrjetin e saj social Instagram.
Kallëzimi i juristes së paraburgimit “Jordan Misja”, riktheu në qeli të riun Egzon T., për të cilin Gjykata e Tiranës vendosi të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Referuar vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2, historia e përndjekjes ka nisur në verën e vitin 2024. Juristja e burgut 313 ka kallëzuar në prokurori, se në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret e ditës, merrte mesazhe të panumërta në rrjetin social Instagram, nga adresa dhe profile false, pa foto, pa postime, ku i thuhej “kush je ti”.
Në të njëjtat komunikime kallëzueses i janë dërguar edhe imazhe emojy, thika, bomba, duke i krijuar bindjen që dërguesi jo vetëm kërkonte ta bezdiste, por mund t’i rrezikonte jetën apo shëndetin. Përpjekjet e saj për t’i bërë block këtyre profileve kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi personi në pak minuta krijonte të tjera dhe vazhdonte avazin.
Situata ka ndryshuar në qershor 2025, kur juristja ka krijuar dyshime se dërguesi mund të ishte 28-vjeçari Egzon T. Kur i ka shkruar atij në emër në një nga profilet, ai i ka dërguar si përgjigje një foto të fletës së lirimit nga burgu, të datës 19.6.2024.
Sipas kallëzueses, i dyshuari e ka shqetësuar për muaj me radhë atë, por edhe familjarët, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake dhe të familjarëve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Shtator19:27
VIDEO/ Aksidenti tragjik ku humbën jetën baba e bir, dalin pamjet nga vendngjarja
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën baba e bir këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit...
AKTUALITET
20 Shtator19:18
Vrasja e Renis Dobrës nga dy vëllezërit/ Gjykata e Dibrës shpall moskompetencën, ia kalon dosjen SPAK-ut
Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vend...
AKTUALITET
20 Shtator18:59
Tragjike/ Rëndohet bilanci, vdesin baba e bir në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit (emrat)
Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur këtë të shtunë në aksin Shkodër-Hani Hotit.
Nga të dhënat e para m&e...
AKTUALITET
20 Shtator18:55
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Hani Hotit, raportohet për një viktimë
Një aksident rapotohet se ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit.
Nga kjo përplasje dyshohet se një person ka humbur jetën. Aksid...
AKTUALITET
20 Shtator17:53
Theth, 49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur, trupi i pajetë transportohet me helikopter
Një 49 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në zonën e Thethit.
Ngjarja ka ndodhur në shtegun që të çon për ...
AKTUALITET
20 Shtator17:50
Trafikimi i narkotikëve nga vëllezërit Çopja/ Mediat paraguaiane: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar dhe ndikimi i tyre në Amerikën e Jugut
Mediat paraguajane raportojnë për shkatërrimin e një klani shqiptar me ndikim të madh në trafikun e kokainës nga Amerika e Ju...
AKTUALITET
20 Shtator17:18
Rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Denis Dobra, Gjykata jep vendimin për dy vëllezërit Bushgjoka. Debate të forta në seancë
Dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, janë lënë prapa hekurave nga Gjykata e Dibrës, një ditë pas arrestim...
AKTUALITET
20 Shtator17:03
Raporti i DASH për transparencën fiskale, ja si paraqitet situata e Shqipërisë gjatë 2025-ës
Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale pë...
AKTUALITET
20 Shtator16:58
Fuoristrada përplaset nga pas me kamionin, një i plagosur rëndë. Detajet e para për aksidentin në Fier
Një aksident u regjistrua pak momente më parë në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës. Një automjet ti...
AKTUALITET
20 Shtator16:49
“Bashkia nuk përgjigjet”/ Denoncuesi, për “Piranjat”: Shtruan rrugën para zgjedhjeve, për 1 muaj u shkatërrua e gjitha
Një denoncim ka mbërritur për “Piranjat”, ku një banor i fshatit Vehçan në Librazhd nxjerr zbuluar manipulimet e b&e...