
Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri, ndërsa Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh Zëvendëspresident i organizatës.
Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme. CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor; kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme. CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.
DRAFT REZOLUTË
Mbi Situatën në Shqipëri: Integriteti Zgjedhor, Përqendrimi i Pushtetit dhe Ngjitja e Një Narko-Shteti
IDC–CDI:
Duke marrë parasysh Raportin Final të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025 në Shqipëri;
Duke marrë parasysh Indeksin e Sundimit të Ligjit 2025 të Ëorld Justice Project, Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Klimën e Biznesit 2025 në Shqipëri;
Duke marrë parasysh Kriteret e Kopenhagës, Dokumentin e Kopenhagës të OSBE-së (1990), Kodin e Komisionit të Venecias për Praktikat e Mira në Çështjet Zgjedhore dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore;
Duke marrë parasysh rezolutat e mëparshme të miratuara nga EPP, CDI dhe IDU lidhur me regresin demokratik dhe korrupsionin në Shqipëri;
Duke shprehur shqetësimin se Shqipëria ka pësuar një regres të thellë demokratik, shkrirjen e partisë me shtetin, drejtësinë selektive dhe depërtimin sistemik të krimit të organizuar në strukturat politike dhe ekonomike, dhe duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duhet të jatë në bazë merite, e kushtëzuar me progres të matshëm në demokraci, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut,
1. Integriteti Zgjedhor
Konstaton me shqetësim të thellë gjetjet e Raportit Final të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon shkrirjen sistemike të pushtetit shtetëror me atë partiak, keqpërdoriminmasiv të burimeve publike dhe klimën e intimidimittë drejtësisë selektive që pengoi konkurrencën e barabartë.
Vëren se ODIHR dokumentoi blerje votash, ndërhyrje tëkrimit në zgjedhje dhe rrjetet e patronazhit që shkëmbenin vendet e punës, përfitimet dhe lejet për vota. Forcat e rendit vepruan në mënyrë selektive, duke forcuar pandëshkueshmërinë.
Rikujton se ODIHR dokumentoi mbi 4,500 aktivitete të financuara nga shteti, të shndërruara në aktivitete elektorale, ndërsa KQZ sanksionoi vetëm 18 prej tyre, duke ekspozuar dështim të plotë tërregullatorit. Partia Socialiste përdori zyrat publike, infrastrukturën dhe komunikimin shtetëror për përfitime zgjedhore, në shkelje të Kodit Zgjedhor, kritereve tëKopenhagës, angazhimet ndaj OSBE-së.
Dënon ndjekjet penale dhe arrestimet me motiv politik të drejtuesve të opozitës në vitin elektoral, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën, deputetin Ervin Salianji dhe Fatmir Mediun, të cilat ODIHR i vlerësoi si faktorë që kontribuan në një klimë përplasjesh, mosbesimi dhe drejtësie selektive, duke penguar pjesëmarrjen e lirë dhe të barabartë të opozitës në procesin politik.
Shpreh shqetësim se ditën e votimit janë regjistruar raste intimidimi, aktivistë të paautorizuar në qendra votimi dhe shkelje të fshehtësisë së votës, ndërsa mbi 90% e mediave ishin nën kontroll qeveritar.
ODIHR konkludon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, të dominuara nga kontrolli partia-shtet, shantazhi dhe ndikimi i krimit, në shkelje të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së, standardeve të Komisionit të Venecias dhe Nenit 25 të PNDCP (ICCPR).
Shpreh keqardhjen që, pavarësisht rekomandimeve të përsëritura të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, Shqipëria ka dështuar të zbatojë rekomandimet kryesore të ODIHR-it që prej vitit 2013, duke e vijuar klimën e pandëshkueshmërisë për krimet zgjedhore, dhe se qeveria shqiptare nuk ka adresuar asnjë prej thirrjeve ndërkombëtare të shprehura në pesë rezolutat e mëparshme të CDI, EPP dhe IDU.
2. Përqendrimi i Pushtetit dhe Eleminimi i Kontrollit dhe Balancave
Vëren se Kryeministri dhe Partia Socialiste ushtrojnë kontroll pothuajse total mbi institucionet e shtetit, përfshirë shërbimin civil, gjyqësorin, prokurorinë, institucionet rregullatore dhe mediat publike, duke eliminuar mekanizmat efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.
Dënon pengimin sistematik të mbikëqyrjes kushtetuese dhe parlamentare, përfshirë rrëzimin e mocioneve të opozitës, interpelancave urgjente dhe bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, veçanërisht atyre që hetojnë korrupsionin e gjerë ku përfshihet Kryeministri, apo farsën zgjedhore, etj.
Dënonshtypjen e mbikëqyrjes parlamentare, bllokimin e komisioneve hetimore dhe moszbatimin nga ana e ekzekutivit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Vëren se Indeksi Ëorld Justice Project 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 87-të në rang global, me rezultate veçanërisht të ulëta në «kufizimin e pushtetit qeveritar» dhe «luftën ndaj korrupsionit», duke konfirmuar erozionin e pavarësisë së drejtësisë dhe llogaridhënies.
Shpreh keqardhje që Reforma në Drejtësi është shndërruar në një mekanizëm kontrolli politik dhe ndjekjesh selektive, duke paralizuar gjyqësorin dhe minuar besimin publik në sundimin e ligjit.
Vëren se janëmbi 200,000 çështje të pashqyrtuara dhe vonesat e gjata në gjyqësor (deri në 1,230 ditë për zbardhjen e vendimeve) përbëjnë mohimin e drejtësisë.
3. Shqipëria si Narko-Shtet dhe Kërcënim për Sigurinë Rajonale
Shpreh shqetësimine thellë se Shqipëria është kthyer në një nyje kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, duke shërbyer si korridor logjistik për kokainën nga Amerika Latine drejt porteve evropiane.
Vëren me alarm infiltrimin e krimit në institucionet e shtetit, përfshirjen e trafikantëve të njohur dhe rrjeteve kriminale në kontrata publike, zhvillim turistik dhe procese zgjedhore.
Rikujton provat për takime midis zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe individëve të lidhur me Kartelin Sinaloa dhe grupet mafioze shqiptare.
Vëren se Eurostat dhe studime të pavarura konfirmojnë pastrim masiv parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, në rreth 4 miliardë euro investime të pajustifikuara në sistemin formal bankar.
I referohet Raportit të Klimës së Biznesit 2025 të SHBA, i cili identifikon korrupsionin endemik, flukset e paligjshme të kapitalit, përdorimin e PPP-ve dhe prokurimit publik për patronazhim politik.
Paralajmëron se konsolidimi e një narko-ekonomie paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, cënon besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe kërcënon sigurinë evropiane.
III. Thirrje dhe Rekomandime
Bën thirrje që Bashkimi Evropian, Shtetet Anëtare dhe partnerët demokratikë të sigurojnë që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë të mbetet rreptësisht i bazuar në meritë, i lidhur me progres të verifikueshëm në sundimin e ligjit, integritetin zgjedhor dhe luftën kundër korrupsionit.
Bën thirrje për krijimin e një mekanizmi të pavarur monitorimi për sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe zgjedhjet në Shqipëri.
Kërkon vendosjen e sanksioneve të përcaktuara nga BE dhe SHBA ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në trafik droge, krim të organizuar dhe grupe terroriste, pastrim parash dhe manipulim zgjedhor.
Bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të:
• Luftuar pastrimin e parave dhe çmontuar rrjetet kriminale;
• Mbështetur njëreformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe depolitizimin e administratës publike;
• Forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe mediave;
• Rikthyer funksionimin e parlamentit dhe mbrojtjen e opozitës;
• Siguruar zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Mbështet krijimin e një qeverie teknike që të monitorojë zgjedhjet e ardhshme dhe të garantojë besueshmërinë e tyre.
Shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.
IV. Konkluzione
Rikonfirmon se konsolidimi i një regjimi narko–autoritar në Shqipëri përbën jo vetëm një tragjedi të brendshme, por edhe një sfidë strategjike për sigurinë demokratike të Evropës.
Thekson se, pa veprim të menjëhershëm përmirësues, Shqipëria rrezikon të kthehet në një strehë të përhershme për krimin e organizuar, kapitalin e paligjshëm dhe qeverisjen autoritare brenda kufijve të Evropës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Nëntor13:52
Aksident në aksin Mollas-Gostimë, makina përplaset me ambientin e një lokali, lëndohen 4 persona
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mollas-Gostimë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur m...
AKTUALITET
23 Nëntor13:27
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet Petrit Mernica! I biri vrau efektin e policisë në Fier
Policia e Shtetit ka arrestuar një 57-vjeçar të rrezikshëm, i dënuar më parë për vrasje, i cili lëvizje në...
AKTUALITET
23 Nëntor13:10
“Ministrja që paralajmëronte ‘grup të strukturuar kriminal’… harroi të thoshte se kishte përvojë personale me temën (VIDEO)
Zëvendesja e Edi Ramës e marrë nën hetim nga SPAK dhe e shkarkuar nga puna me vendim të GJKKO ka një histori të qartë ...
AKTUALITET
23 Nëntor12:55
Përmbytjet/ Shkatërrohen mijëra hektarë sera në Dimal, banorët: Dëmet arrijnë në miliona
Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës. Fshati Gori&cce...
AKTUALITET
23 Nëntor12:41
Pas abuzimit me fondet, bien gurët. ARRSH del me këshillë: ‘Ngadalësoni!’ — se standardi i tyre nuk mban shpejtësi
Situatë alarmante u krijua më parë gjatë ditës në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë ku një masiv...
AKTUALITET
23 Nëntor12:33
“Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro
Pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë dy muaj pas inagurimit, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se ky aks është&nb...
AKTUALITET
23 Nëntor12:20
Makina del nga rruga dhe përplaset me lokalin, 2 të plagosur në aksin Mollas-Gostimë
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Mollas-Gostimë” në Elbasan. Policia bën me dije se një...
AKTUALITET
23 Nëntor12:03
VIDEO/ Mori para 30 dele dhe nuk ndaloi, qytetari denoncon te Piranjat!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Vukpalaj të Malësisë së Madhe, ku një...
AKTUALITET
23 Nëntor11:57
Tan Agolli ndërton restorant edhe në Korçë; Përse ka gjithmonë bar-restorant dhe hotel në projektet e FSHZH-së!
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pasi me projektet q...
AKTUALITET
23 Nëntor11:53
260 milionë euro/ Rrugët dhe cilësia po bien bashkë me Ballukun! Aksi Qukës- Qafë Plloçë u shëmb me shiun e parë (VIDEO)
Një tjetër shembje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku një masiv dhe...