AKTUALITET

Tan Agolli ndërton restorant edhe në Korçë; Përse ka gjithmonë bar-restorant dhe hotel në projektet e FSHZH-së!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 11:57

Tan Agolli ndërton restorant edhe në Korçë; Përse ka

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pasi me projektet që ai ka ndërtuar dhe po ndërton, gjithmonë me fonde shtetërore apo me kredi të huaja që i paguajnë taksapaguesit, ai po shndërrohet në një oligark, duke bërë qoka për familjen dhe njerëzit që i qëndrojnë pranë. Në pjesën më të madhe të projekteve shtetërore të FSHZH-së ka gjithmonë një bar, restorant apo edhe hotel.

Ndërtesat që janë projektuar apo po ndërtohen anembanë Shqipërisë, duke filluar nga Tirana, Përmeti, Shkodra, Divjaka, Durrësi, Bulqiza, Saranda etj, kanë brenda ambiente luksi, të cilat nëse do t’i shohësh në makete ngjajnë më shumë si resorte dhe jo si ambiente shërbimi që i shërbejnë komunitetit. Në momentin që Fondi Shqiptar i Zhvillimit u krijua, fillimisht gjatë qeverisë “Berisha” e më pas u pasua nga “Rama 1”, ku megjithë rotacionin politik drejtimi iu besua sërish Benet Becit, misioni ka qenë zhvillimi i rajoneve apo qytezave të vogla.

FSHZH-ja ka ndërtuar rrugë rurale, trotuare dhe sheshe në qyteza dhe fshatra, madje edhe fasada apo edhe objekte utilitare për komunitetet. Fillimisht janë ndërtuar çerdhe, shkolla apo kopshte. Më pas parkime apo rrugë në qytetet e vogla të Shqipërisë, të cilat s’kanë pasur mundësi t’i ndërtonin me paratë që mblidhnin nga taksat.Por, koha kaloi dhe gjatë qeverisë “Rama 2, 3 e 4” misioni ka ndryshuar. Në drejtimin e FSHZH-së ka shkuar një ish-drejtor i madh i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili ka qenë edhe CEO në një kompani private ndërtimi për shumë kohë. Tashmë objektivi i Agollit apo edhe atyre që e mbështesin është luksi, duke u ndalur te projektet anembanë Shqipërisë, duke synuar vendet dhe atraksionet turistike.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, FSHZH-ja ka hapur një tjetër tender të diskutueshëm, pas projekteve në Sarandë dhe Divjakë, ku do të bëjë hotele me 5 yje. Bëhet fjalë për projektin mbështetje për ngritjen e poleve të zhvillimit të integruar rural në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë lokalë dhe qendrorë.

Tenderi është për ndërtimin e fermës së dijes dhe agroturizmit të mollëve, Korçë, faza e parë. Fondi limit për ndërtimin është 236 milionë lekë, ose rreth 2.4 milionë euro. Mësohet se financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027.

Por më shumë si mbështetje për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duket se Dritan Agolli, po mendon sërish të kënaqë biznesmenë të ndryshëm. Lind natyrshëm pyetja, kush do t’a menaxhojë këtë agroturizëm?! Natyrisht ashtu siç ka ndodhur me të gjitha pasuritë publike, edhe ky ndërtim është i destinuar të shkojë te të njëjta duar, por kësaj herë investimi do të bëhet nga shteti dhe privati vetëm do t’a menaxhojë.Një tip mini koncesioni, ku deri më sot për të gjithë projektet e luksit, nuk ka një publikim apo sqarim se si do të funksionojë. Agolli tashmë mendon si një biznesmen, duke qenë se me turizëm merret djali dhe bashkëshortja e tij. Tashmë në krye të një institucioni shtetëror, ai ka bërë një mori ndërtesash, brenda të cilave ka bërë bare, restorante apo hotele.

VoxNews ka raportuar në vijimësi për projektet e FSHZH-së në Llixhat e Bënjës, në Sarandë, Vlorë apo edhe në rrethinat e Tiranë. Restorant dhe bar është bërë edhe në parkun Retro në Bulqizë, ku të gjitha ndërtimet janë bërë me paratë e taksave të shqiptarëve, të cilët po e shohin veten dita-ditës vetëm për të mbijetuar.

Pak kohë më parë, Agolli “kopjoi” biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili para disa kohësh publikoi një mega projekt për një resort të stërmadh në zonën e plazhit dhe pishave në Divjakë. Kësaj herë, sërish me paratë e shqiptarëve, Agolli po ndërton një hotel, restorant, bar dhe pishinë në një zonë kodrinore.

Tashmë radha i erdhi Korçës, ku në zonat përreth qytetit do të ndërtohet një fermë e madhe me bare, restorante e gjithçka tjetër. “Ky projekt synon krijimin e një ferme moderne të mollëve, duke përdorur teknika të avancuara të bujqësisë dhe një dizajn arkitektonik që mbështet qëndrueshmërinë dhe integrimin në mjedisin natyror. Ferma e Mollëve do të jetë një vend i hapur për të gjithë. Për fermerët, do të ofrohet mundësi për të mësuar. Për konsumatorët, ferma do të sigurojë produkte të freskëta dhe të cilësisë së lartë, duke i siguruar konsumatorëve ushqim të shëndetshëm dhe të prodhuar lokalisht. Për turistët, ferma do të jetë një vend atraktiv turistik duke ofruar mundësi për rekreacion, edukim dhe gastronomi” thuhet në dokument.

Në dokumente, FSHZH shkruan se zona ku do të zhvillohet projekti i “Fermës së Dijes” ndodhet në afërsi të fshatit Qatrom, vetëm 5.4 km larg qytetit të Korçës. “Terreni ku do të ngrihet ferma e mollëve karakterizohet nga një topografi e lehtë, me tokë pjellore dhe akses ndaj burimeve të ujit. Zona është e pandërtuar dhe rrethohet nga një rrugë perimetrale e pashtruar. Ajo ndodhet shumë pranërrugës interurbane, por është e nevojshme një infrastrukturë rrugore për aksesin në Fermën e Mollëve” thuhet në dokument. Por, kush do t’i vjelë frytet?!/VoxNews 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan