AKTUALITET

Beteja e humbur e një fëmije dhe cinizmi i një shteti

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Qershor 2023, 20:53

Beteja e humbur e një fëmije dhe cinizmi i një shteti

Endrrat e fëmijëve janë të ndryshme! Disa duan lodra të reja, disa dëshirojnë të udhëtojnë, të shkojnë në plazh, në mal, të vishen bukur... ndërsa Floristeli 15-vjeçar kishte vetëm një ëndërr: të jetonte.

‘Unë jam Floristeli, nuk kërkoj asgjë tjetër veçse ndihmë për të jetuar, pasi jam shumë rëndë dhe dua vetëm të jetoj, asgjë më shumë. Ju lutem, më ndihmoni’.

I vogli kishte një sëmundje që i kishte prekur të gjitha organet dhe kishte nevoje urgjente për transplant të zemrës.

‘Thotë doktori që edhe truri i ka pësuar enjte. Na majtën me shpresë 1 muaj. Duhet të çojmë jashtë shtetit. Shteti s’ka bërë asgjë. 4 javë që kemi folur me Ministrinë e Shëndetësisë e thotë: s’kemi marrëdhënie me spitalet jashtë. Këtu s’ka çfarë i bëjnë, nuk ka shpresa thonë doktorët, por më mbajtën 2 muaj me shpresa. Një ditë thonin është mirë, një ditë…’- sqaroi nëna e tij.

E pafuqishme për të bërë diçka, kjo nënë, na tregoi se si kishin nisur vuajtjet e tyre, me një sëmundje që po e dobësonte ditë pas dite të voglin.

‘Që në 17 prill e shtruam te urgjenca. Ka probleme në zemër. Ka bërë dy operacione në zemër. Ka vendosur aparat që shërben për procesin zemër- mushkëri, në janar. Ka kaluar covidin në fshehtësi dhe kjo e rëndoi shumë, i shkaktoi probleme në mushkëri. Filluan t’i dilnin puçra te dora, nyjet, poshtë te brryli, gjunjët dhe e sollëm në Tiranë te kardiologjia. Kemi marrë vetëm mjekimet tona. Spitali vetëm analiza i bën. Puçrrat filluan t’i rridhnin ujë dhe iu kthyen në plagë.’

Gjendja e fëmijës ishte renduar se tepërmi dy muajt e fundit dhe mundësia për ta dërguar ne një klinike te specializuar shoqërohej me nje risk te madh.

‘Doktoresha thonte është rast i vështirë, por do ta kurojmë nga mëlçia, pastaj çoje ku të duash për transplant zemre. Kjo gjendje ju shkaktua nga aparati në zemër që vendosi në Austri. Ai duhet hequr, sepse zemra ja refuzoi dhe problemet i vazhduan në mëlçi. Ka 8 javë këtu me probleme me veshkat, urinën... Duam ta çojmë në Selanik ta kurojmë, por mjeku na tha që mund të bjerë në koma.’

Një risk, të cilin familjarët e kishin me shumë frikë ta ndërmerrnin. Por edhe nëse do te guxonin, trajtimi i Florit do te ishte i papërballueshëm financiarisht.

‘Rikuperimi, shërimi mëlçisë, transporti do të paktën 150 mijë euro. Kemi kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe na ka thënë se ka çuar ca letra në spitalin e Turqisë për bashkëpunim, e presim përgjigje, ka një javë. Ndërsa deri më sot s’kanë bërë asgjë për të na ndihmuar.’

Në situatën që ishte i vogli, çdo sekondë do të ishte vonë, por burokracitë nuk pyeten aspak për një fëmijë qe po shuhej çdo ditë e me shumë në sy të prindërve të pafuqishëm për të bërë diçka.

Gjithë kjo ndodh në mes të Tiranës, në Shqipërinë e 2023, ku reformat në shëndetësi trumbetohen si me te suksesshmet.

Në 3 korrik mbush 15 vjeç, por Flori nuk do ta festojë dot ditëlindjen. Ai u shua në heshtje në një spital në Romë, vetëm një dite pasi u dërgua atje, me shumë vonesë. Një vonesë që pak dite më parë e paralajmëroi edhe nëna e tij.

E ndërsa shteti, nuk e kishte në plan të lëvizte për të shpëtuar 15 vjeçarin, ndihma nga njerëzit i erdhi shumë vonë. Lekët e mbledhura nga shqiptaret, nuk arritën t’i shpëtonin dot jetën Floristelit, djalit 15-vjeçar nga Korça. Ai qëndroi për gati dy muaj në një spital shtetëror në Tiranë, në pritje të një lajmi të mirë të transferimit jashtë. Por kjo nuk kishte se si të ndodhte. Flori nuk ishte as fëmijë politikani dhe as fëmijë oligarku. Ishte një i zakonshëm dhe si i tillë do të duhej të trajtohej nga sistemi, qe vetë e kemi prodhuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë