AKTUALITET

Biblioteka Kombëtare, shqetësim kombëtar. Institucioni hermetik, lexuesi armik!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 13:26

Biblioteka Kombëtare, shqetësim kombëtar. Institucioni hermetik,

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë prej vitesh ka dalë nga funksioni i saj dhe është kthyer në një burg librash. Ato magazinohen aty, njëjt si çdo mall tjetër, pas dyerve hermetike që janë tejet të vështira për t’u hapur sot nga lexuesi. Problemet janë të shumta; nga mungesa e hapësirave, te mungesa e vullnetit për t’iu shërbyer lexuesve.

Sot, për të qenë përdorues i saj, duhet të kalosh një lumë me pengesa. Së pari, duhet të anëtarësohesh nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas të pajisesh me kartën e bibliotekës fizikisht. Ndërkaq, për të tërhequr një libër, duhet të bësh kërkesë paraprake në portalin online dhe më pas të presësh 24 orë sipas orarit të tyre zyrtar për të shkuar në sallën e bibliotekës dhe për të lexuar. Leximi lejohet vetëm në sallë, asnjë material nuk mund të nxirret jashtë saj.

Vetëm një përqindje e caktuar librash mund të dalin nga fondi. Një rregull i ri bën të qartë që asnjë libër i botuar nga viti 2017 e këtej nuk mund t’i disponohet lexuesit, “për shkak të mungesës së hapësirave”, siç shkruhet edhe në faqen zyrtare të bibliotekës.

Nga kërkesa për informacion drejtuar institucionit ende nuk është bërë me dije se sa pjesë e fondit mbahet vetëm për ruajtje dhe sa përqind e tij është në përdorim të lexuesit.

Dhe pse me rregulla shumë kufizuese, biblioteka sot supozohet se funksionon. Megjithatë, dëshira për të përdorur këtë hapësirë i është venitur lexuesit, e sidomos të rinjve.

“Doja veç të ulesha të lexoja dhe u ndjeva sikur isha futur në një institucion ku s’më takonte. Punonjëset s’mu dukën se të shkonte dikush të lexonte ishte diçka e zakonshme për to. Ika dhe s’u ktheva më”, thotë Enxhi, studente në Tiranë.

Sallat e leximit janë vetëm 3 në godinën e bibliotekës, ndërkohë që hapësira si “Këndi Amerikan” ushtrojnë aktivitete përtej funksionit të Bibliotekës Kombëtare. Edhe pse flitet për 13 salla te Qendra “Sotir Kolea”, në portal janë vetëm dy salla në përdorim, ajo gjermane dhe franceze, me orare të caktuara, kryesisht paradite.

Profesor Bardhosh Gaçe e sheh këtë reduktim të hapësirave si një prej problemeve kryesore të këtij institucioni, duke thënë se ky ngushtim favorizon bizneset dhe është në dëm të lexuesit.

“Është një qendër kulturore dhe shkencore, tkurrja në këto vite e së cilës është një plagë e madhe për ne intelektualët dhe lexuesit. Ka disa vite që është kthyer në magazinë pa inventar. Është e pafalshme që ne rropatemi për të marrë një libër”, thotë Gaçe. Shumë rëndësi ai i jep edhe ekspozimit të materialeve që ruhen në fond nga rilindja dhe mesjeta, pjesë e madhe e pasurisë së vendit tonë, të cilat prej vitesh tashmë ngelen të pashfletuara.

Akademiku përfundon duke thënë se ajo sot është kthyer në një shqetësim kombëtar dhe se kjo ka sjellë rrënim të jetës kulturore në Shqipëri.

Nga kërkesa për informacion drejtuar institucionit është marrë përgjigjja se në bibliotekë, për vitin 2025, ka pasur vetëm 1260 të regjistruar.

Ndërkaq, libraritë e lagjeve mbajnë pothuajse të njëjtin numër, e herë më të lartë se kaq. Për shembull, në bibliotekën “Hamit Beqaj” janë 1520 lexues të regjistruar. Katër prej këtyre librarive kanë numër më të lartë të regjistruarish se Biblioteka Kombëtare.

Disa prej tyre mund t’i përdorësh pa regjistrim, kurse të tjera kërkojnë të kesh një kartë studenti apo vërtetim banimi. Pra, vetëm banorët e asaj zone mund të përfitojnë prej ambienteve të tyre.

Të dhënat mbi buxhetin e Bibliotekës Kombëtare, të siguruara përmes faqes zyrtare, tregojnë se për vitet 2021 dhe 2022 ai ka qëndruar thuajse pa lëvizur, por me një problem shumë të madh: shumica e tij shkon për paga personeli. Një problem i evidentuar edhe më parë nga një raport i Qëndresës Qytetare për vitet 2016–2020.

Dhe pse buxheti është rritur me rreth gjysmën e tij të mëparshme në 2024-ën dhe ka shkuar në dyfishim për periudhën nga janari në tetor të 2025-ës, shpërndarja nuk ka pasur aq shumë ndryshim.

Zërat mbeten të njëjtë; ndër vite është akorduar më shumë se gjysma e buxhetit të bibliotekës vetëm për paga personeli. Për projekte kulturore janë dhënë shuma qesharake prej 300 mijë lekësh në vitin 2021. Kjo më pas ka ardhur duke u rritur, por deri në vitin e kaluar nuk e kanë kaluar shifrën prej 1 milion e gjysmë lekësh.

Ndërkaq, në dy vitet e fundit, 2024 dhe 2025, janë shtuar investime me vlerë totale prej afërsisht 45 milionë lekësh, për të cilat biblioteka ka refuzuar të japë informacion se për çfarë janë përdorur.

Po ashtu, nuk është pranuar të jepet informacion edhe për të dhënat mbi mirëmbajtjen e fondit, librave dhe faturën totale të këtyre shpenzimeve.

Jo shumë larg prej nesh, në Kosovë, lexuesit nuk kanë nevojë që të kenë një status të caktuar për të përdorur bibliotekën kombëtare.

“Unë jam i anëtarësuar te biblioteka e qytetit, ‘Hivzi Sylejmani’. Ambienti është i ngrohtë, hapësirë e madhe, me tualete dhe vende për të ngrënë diçka”, thotë Xhoni, një 25-vjeçar nga Prishtina, duke shtuar se leximi në sallë mund të kryhet edhe pa anëtarësim.

Pak më tutje, Merilin, një studente mjekësie që studion në Sofje, shprehet se ndihet rehat dhe komode me shërbimin që i japin atje. “Atyre u pëlqen që ka ende njerëz të interesuar për leximin e librave, sillen mirë me ne.”

Në bibliotekën e tyre kombëtare, apo edhe në ato të qyteteve apo të lagjeve, nuk është e rëndësishme nëse je student, banor i zonës apo jo për t’i përdorur; mjafton të regjistrohesh. Çdokush është i lirë të shfrytëzojë burimet e bibliotekave shtetërore. Pa pengesa, pa pritje të kota, pa vrazhdësi; përkundrazi, me një filxhan çaji dhe ndoshta disa biskota.

Në vendet e tjera, sistemi bibliotekar funksionon për atë që është: t’i krijojë komoditet lexuesit të ketë një libër në dorë dhe një vend të qetë për të lexuar. Çka në vendin tonë ka mbetur me vite pluhuri poshtë premtimeve që nuk duken askund, as për bibliotekën e as për lexuesin.

Në Shqipëri, premtimet për një godinë të re apo restaurim datojnë që nga viti 2015. Kryeministri Rama e përsëriti këtë zotim edhe në janar të këtij viti. Por sot, Enxhi vazhdon t’i ketë dyert e bibliotekës të mbyllura.

Anna Shkreli, botuese në shtëpinë botuese BERK, shpjegon sesi kjo kulturë tashmë e humbur i është zhvatur lexuesit ndër vite dhe tani do të na duhet një kohë e gjatë pune që të shohim fryte.

“Kaq shumë është sakatuar biblioteka në mungesë hapësirash, fondesh, kapacitetesh, u dogj, u përmbyt, sa në Shqipëri avash-avash humbi tradita e frekuentimit të bibliotekës. Një kulturë ose ekziston, ose nuk ekziston”, shprehet Shkreli. Kjo situatë, sipas saj, nuk është një sjellje e re e qytetarëve; është një realitet që ata e kanë jetuar të tillë prej kohësh. Problemi nuk qëndron te Biblioteka Kombëtare, por te mungesa e vëmendjes shtetërore.

Sipas saj, zgjidhja nuk janë eventet sporadike, por një reformë sistemike e institucionit: stafi i kualifikuar, digjitalizimi dhe edukimi i leximit që në shkolla. Deri atëherë, Biblioteka Kombëtare mbetet një ekspozitë e paarritshme, ku shteti vazhdon t’i hyjë në hak qytetarit të vet./ acqj.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan