Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale pas dënimit të krerëve të UÇK: Kurti ta shpërbëjë! Vendimi skandaloz
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj katër drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar ...
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Koso...
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina. Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flam...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të U&...
Një prej protestuesve të mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë ka reaguar me lot në sy pas vendimit të Gjyk...

Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson se transferimi i norvegjezit në “Santiago Bernabeu” është vetëm çështje kohe.
Herët ose vonë, Erling Haaland do të transferohet te Real Madridi. Të paktën kështu mendon gazetari i Cadena COPE, i cili ka deklaruar se nga disa burime ka dëgjuar për dëshirën e sulmuesit norvegjez për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Në kanalin e tij në YouTube, Martin ka folur edhe për mundësinë e një klauzole lirimi në kontratën e Haaland dhe ka lënë të kuptohet se një transferim i tij te Real Madridi mund të realizohet në një moment të së ardhmes.
“Presidenti i Dortmundit ka thënë se ëndrra e Haaland është të luajë te Madridi. Për klauzolën e Haaland kam dëgjuar nga Felix dhe nga persona të tjerë. Mendoj se kjo është diçka që po përflitet dhe se, në një moment, do të ndodhë. Kur? Nuk e di. Të gjithë e shohim se në Madrid ka shumë lojtarë dhe hapësira është e kufizuar, por…”, ka deklaruar gazetari spanjoll.
Për momentin, Haaland është i lidhur me Manchester Cityn me kontratë deri në qershor të vitit 2034.
Sipas raportimeve të ndryshme, në marrëveshjen e tij ekziston një klauzolë lirimi, e cila mund t’ia lehtësojë largimin nga klubi anglez për një shumë që, me kalimin e viteve, tashmë ka zbritur nën 200 milionë euro.
Pavarësisht thashethemeve për të ardhmen, Haaland vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më të kompletuar dhe më të besueshëm në futbollin botëror.
Norvegjezi nuk ka shfaqur probleme për t’u përshtatur me ndryshimet në stafin teknik të Manchester Cityt. Edhe pas kalimit nga Pep Guardiola te Enzo Maresca, ai ka vazhduar të jetë vendimtar dhe deri tani ka shënuar gjashtë gola në po aq paraqitje zyrtare këtë sezon.
Nëse këto raportime rezultojnë të sakta, mbetet vetëm pyetja se kur do të vijë momenti që Haaland të veshë fanellën e Real Madridit.
Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1990, ka zbuluar favoritët e tij për çmimin...
Anis Mehmeti do të debutojë për këtë sezon me Ipswich Town, teksa trajneri e ka përfshirë shqiptarin në formacionin ti...
Merr fund dilema për Brajan Grudën. Sulmuesi me prejardhje nga Shkodra pritet të zgjedhë Gjermaninë dhe të marrë ftesë...
Granit Xhaka ka një objektiv të qartë me Sunderlandin në Ligën e Evropës: të arrijë sërish në finale dhe k&e...
Ezequiel Lavezzi, ish-sulmuesi i Napolit, Paris Saint-Germainit dhe Kombëtares së Argjentinës, ka folur hapur për periudhën e vë...
Triumfi i një skuadre në Europa League nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe çështje financiare. Arritj...
Trajneri Maran nuk do të ketë të gatshëm të paktën 4 lojtarë për ndeshjet e shtatorit. Strakosha, Uzuni, Ajeti dhe Kum...
Tottenhami i Roberto De Zerbit dështoi sërish. Skuadra e Hotspurs në mbrëmjen e së martës shënoi golin e parë sezonal ...
Armando Broja po kalon momentin e tij më të vështirë në karrierë, këtë herë në aspektin sportiv. Sulmuesi ku...
Tirana do të rikthejë tifozët ndaj Elbasanit. “Panorama Sport” mëson se klubi do të paguajë gjobën 5 milion&eu...