Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
TIRANË- Në Shqipëri projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” i hedhur për konsultim publik nga qeveria po ngjall diskutime mes studiuesve dhe autoriteteve zyrtare, në një kohë kur financimet për të janë të ulëta, dhe produktet shkencore, nuk depërtojnë në fusha të ndryshme të jetës në vend.
Zëri i Amerikës arriti të mësojë detajet e oponencës prej 24 faqesh të konferencës së rektorëve mbi këtë projektligj, ku nënvizohet mes të tjerash se ai bie ndesh me kushtetutën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cënon lirinë akademike. Por në të kundërt sipas autoriteteve zyrtare projektligji e hap kërkimin shkencor përtej botës akademike universitare dhe i jep rëndësinë e duhur atij, me ngritjen e një këshilli kombëtar të kryesuar nga Kryeministri.
Në Shqipëri qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim, ndaj dhe ky draft ka nxitur diskutime në qarqet akademike.
Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave priortare të shkencës dhe kërkimit shkencor, por studiuesi Arjan Gjonça vë në dukje se ky këshill ka një shumicë qeveritare në përbërje.
“Ky është më tepër një bord qeveritar, sepse shumicën e këtij bordi e ka qeveria direkt me anëtarët e saj, ministrat dhe me ndonjë përfaqësues të ndonjë agjensie, institucion në varësi të qeverisë. Pra qeveria po këshillon qeverinë dhe qeveria po i bën politikat me njerëzit e qeverisë”- thotë për Zërin e Amerikës Arjan Gjonça, profesor.
Edhe studiuesja Nevila Xhindi sheh rritje të ndikimit politik mbi shkencën në këtë përkufizim të projektligjit.
“Nuk justifikoj që në krye të këshillit të shkencës të jetë kryeministri me gjithë rëndësinë që ka dashur t’i japë faktit që e kthen të rëndësishëm duke vënë veten. Pra pa vënë emra e bën të rëndësishëm. Të lutem ta lëshojë këtë lloj rëndësie. T’ia lërë komunitetit shkencor rëndësinë e kësaj gjëje”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese.
Autoritetet zyrtare thonë se Këshilli Kombëtar për Shkencën ka rol këshillimor dhe se qeveria përmes tij tregon rëndësinë që po i kushton kërkimit shkencor, me qëllim për ta kthyer atë në shërbim të fushave të ndryshme të jetës në vend.
“Kjo është një çështje këndvështrimi në fakt. Unë gjykoj se përafrimi i shkencës me vendimarrjen i sjell të mira të dy anëve. Shkenca ka një produkt shkencor që mund t’i shërbejë vendimarrjes si evidencë për të bërë politika më të mira publike. Nga ana tjetër, afrimi i shkencës tek vendimarrja mund të zgjidhë probleme shumë të rëndësishme që ka aktualisht në këtë fushë” - argumenton Mirela Muça, Drejtore e përgjithshme e Akkshi-it.
Edhe Konferenca e Rektorëve, pritet ta shprehë qëndrimin zyrtar mbi projektligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor” të hënën në komisionin parlamentar të edukimit. Zëri i Amerikës arriti të mësojë se në opinionin prej 24 faqesh qëndron kërkesa për rishikim të këtij projektligji, pasi siç thuhet bie ndesh me kushtetutën, me vetë direktivën e BE të cilës i referohet, dhe se ka përplasje normash juridike me ato ekzistuese. Konferenca e Rektorëve veçon se projektligji cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike, të parashikuara në kushtetutë dhe në Ligjin për Arsimin e Lartë. Por sipas
drejtueses së Agjensisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit projektligji në asnjë rast nuk e cënon lirinë akademike, por e bën kërkimin shkencor gjithpërfshirës.
“Nuk atakon autonominë e universiteteve për të bërë kërkim shkencor, përkundrazi fryma është liria për të bërë kërkim shkencor, por jo vetëm në universitete. Ne po kuptojmë që univesitetet sigurisht që janë aktorë të rëndësishëm në kërkimin shkencor dhe aktualisht pjesa më e madhe e kërkimit shkencor vërtet zhvillohet në auditorët dhe laboratorët e universiteteve. Ligji i Arsimit të Lartë, vërtet nxit, rregullon dhe promovon kërkimin shkencor, por brenda territorit të Universitetit. Por meqë kemi dhe aktorë të tjerë shumë të rëndësishëm, do t’i lëmë jashtë ata? Jo sigurisht. Ky ligj këtë bën pra e bën gjithpërfshirës procesin dhe aktivitetin e kërkimit shkencor”- sqaron Znj. Muça drejtore e përgjithshme e Akkshi-it.
Sipas studiuesit të pavarur ish pjestar të grupit të punës për hartimin e reformes në arsimin e lartë, Arjan Gjonça, nëse qeveria thotë se synon një ligj gjjithpërfshirës, ligji ekzistues nuk ndalon askënd, siç thotë ai, të aplikojë në projektet e kërkimit shkencor të Universiteteve.
“Ka një mospërputhje në vizion. Nëse në ligjin e Arsimit të Lartë u mendua që puna kërkimore shkencore të jetë pjesë shumë e rëndësishme e universiteteve në Shqipëri në projektligjin e hedhur për diskutim, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor” ka një lëvizje dhe një shkëputje, dhe kryesisht vendoset vëmendja tek institucionet jashtë universiteteve. Kjo s’do të thotë që institucionet jashtë universiteteve nuk duhet ta bëjnë punë shkencore, por kjo ka të bëjë me atë se ku shkon financimi”- vijon Z. Gjonça.
Kërkimi shkencor në Shqipëri ka një buxhet prej 5.5 milionë euro, që zë vetëm 0.08% të PBB. Zyrtarët thonë se synojnë ta rrisin në 1% në vitin 2030, ndërkohë mesatarja e buxhetit të vendeve të BE për kërkime
shkencore është 3%. Rritja e përpjekjeve për kërkimin shkencor është dhe një prej kërkesave të BE për integrimin.
Por një prej shqetësimeve kryesore sot lidhet me kapacitetet e kërkimit shkencor me qëllim thithjen e fondeve të BE, ku një prej programeve kryesore, ai i Horizont Europa, ka një buxhet prej 100 miliardë euro për këtë qëllim. Ndaj dhe studiuesit vënë theksin në rritjen e kapaciteteve të kërkimit shkencor në vend.
“Kur flasim për kërkim shkencor duhet të kemi kapacitete për t’i thithur këto fonde. Duhet të mendojmë tani. Do jetë vonë pas një apo dy vitesh. Shqipëria pas dy vitesh do të ketë akses të plotë në fondin e Kohezionit të BE. Dhe për të hyrë atje përveç të tjerave duhet të kesh grup dhe ekip pune që do t’i shkruajë këto projekte. Duhen përkthyer fuqimisht në rritjen e kapaciteteve në universitete për kërkimin shkencor”- thotë Znj. Xhindi.
Projektligji për shkencën vjen në një kohë kur diskutimet për të shtuar kapacitetet dhe financimet për kërkimin shkencor jane forcuar. Gjatë ditëve në vazhdim kjo nismë ligjore pritet të zgjojë debate të reja në tryezat parlamentare dhe qarqet akademike./VOA
foto ilustruese TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pas kallëzimit të një 31-vjeçar...
foto ilustruese FIER- Janë zbardhur detaje të reja nga dhunimi i çiftit të të moshuarve në Fier, nga 47-vjeçari, Ili...
foto ilustruese FIER- Është vënë në pranga 47-vjeçari, Ilir Nukaj, i cili ka dhunuar fizikisht 80-vjeçarin, Namik Ru...
baba mondi IZRAEL- Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të Asamblesë së NATO-s, prezantoi idenë e krijimit të një...
foto ilustruese ERSEKË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodras Ersekë. Shoferi ka humbur kontrollin mbi drej...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 82% e maturantëve në Shqipëri u regjistruan në universitete. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, mjek&e...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit q&eum...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për mjekun 32-vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një di...
GJERMANIA- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mësohet se 23-vjeçari, një tregtar i dyshuar d...
KAKAVIJË- Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar. Mësohet se shqiptari është ndaluar nga s...