Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë deklaruar se janë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend.
Me anë të një deklarate të përbashkët, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua dhe për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj.
Deklarata e Plotë:
Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.
Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.
Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
Nikolin Janina, një biznesmen i njohur shqiptar, përballet me tetë vjet burg për përfshirjen e tij në vjedhjen e 54 kilogramë...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Pato...
Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur sot nga kolegu i tij. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Mikel Osm...
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vet&eum...
Ditën e djeshme ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, për shkak se ishte fotografuar duke pirë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) këtë të martë, ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, t&...
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiran&eum...
Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të pakt&...
Kryeministri Edi Rama teksa foli për çështjen e integrimit në BE, theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur. ...
Personi që shihni në foto është Dashamir Çajka, mjeku radiolog që plagosi sot një infermier në ambientet e spitalit ...