Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Tendenca e importeve të mallrave të konsumit në muajt e parë të vitit po tregon se si çmimet e larta ashtu dhe emigracioni i shtuar i popullsisë, sidomos i të rinjve po e ndikojnë ndjeshëm konsumin e mallrave në vend.
Më pak karburante
Të dhënat e Ministrisë së Financave për mallrat e akcizës për dy muajt e parë të vitit bëjnë të ditur se importet e karburanteve kanë vijuar tendencën ulëse, ndonëse çmimet e naftës kanë zbritur pothuajse në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi një stuhi në tregje vitin e kaluar.
Për periudhën janar-shkurt u importuan 82 mijë ton karburante, me një rënie prej 6.5% me bazë vjetore.
Vitin e kaluar, importet e karburanteve u tkurrën me 9%, të ndikuara nga çmimet e larta, që arritën deri në 240-260 lekë/litër në pjesën e parë të 2022-t, dhe diferencën e lartë me rajonin, që bëri që shumë automjete, që vijnë për turizëm gjatë verës, të furnizoheshin në vendet fqinjë.
Aktualisht nafta po tregtohet me 184 lekë, në nivele të njëjta me shkurtin e një viti më parë.
Konsumi i kafesë tkurret ndjeshëm
Uljen më të lartë po e shënojnë importet e kafesë, një tregues i frenimit të konsumit në bare e ristorante.
Ndikim ka si rritja e vazhdueshme e çmimeve, ashtu dhe reduktimi i popullsisë, sidomos të rinjve, që ishin konsumatorë të rregullt në lokale.
Operatorët e tregut e kanë konfirmuar shpesh këtë tendencë. Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore.
Birra me rritje të ndjeshme, po zëvendëson prodhimin vendas
Ndryshe nga karburantet dhe kafeja, importet e birrës janë me rritje të ndjeshme, por më shumë se përmirësim të konsumit, kjo tendencë ka ardhur nga zëvendësimi i birrës vendase me atë të importit. Prodhuesit vendas kanë pohuar se kosto e prodhimit të birrës janë rritur nga shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e akcizës, çka ka favorizuar importin.
Për dy mujorin, importet e birrës arritën në mbi 5 milionë litra, me zgjerim prej 56% me bazë vjetore, niveli më i lartë i 10 viteve.
Edhe cigaret në rritje
Në rritje janë dhe importet e cigares, që u zgjeruan me 26% për dy mujorin, në 544 ton. Megjithatë, zgjerimi i lartë lidhet me muajin janar, ndërsa në shkurt blerjet e duhanit nga importuesit ishte pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.
Në janar, sipas importuesve nuk është se kishte ndonjë ndryshim në konsum, ndërsa doganat pohuan se rritja erdhi si rrjedhojë e luftimit të evazionit.
Të ardhurat nga TVSH ishin në rënie në shkurt
Rënia e konsumit në vend ka prekur edhe të ardhurat që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që është një taksë direkte mbi konsumin dhe paguhet në çdo blerje nga konsumatorët.
Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, me rënie prej 6.7% me bazë vjetore. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat./Monitor
Lapsi.al
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka proceduar në gjëndje të lirë gjashtë të tjerë për ...
Këtë javë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, pamë dhe hapjen e fushatës së PS, ku kryeministri po i shkonte lëng nga g...
Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 34-vjeçarit Ernejt Shytit për vrasjen e Behar Sofisë. Mësohet se “Dajo&...
Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë është bllokuar p&...
Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident në aksin Qafë Thanë-Përrenjas. Ngjarja ndodhi mëngjesin ...
Festa e Pashkëve kanë rritur numrin e qytetarëve shqiptarë që rikthehen në vendlindje. Bëhet me dije se gjatë 24-or&eu...
Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg ish-shefi i krimeve në Elbasan, Leonard Palushi. Po ashtu Palushi u dënua me mosushtrim funksionesh publike p&e...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, që e...
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta në Korçë, ndërkoh&...
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 19...