
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Megjithëse numri i mjeteve detare me pronarë shqiptarë është jo i vogël, ata preferojnë t’i regjistrojnë anijet e tyre në porte të tjerë të Evropës apo të botës.
“Aktualisht, rreth 40 anije të tonazheve deri në 6 mijë ton janë në pronësi të shtetasve shqiptarë,” tha për BIRN inxhinieri mekanik Albert Garori, ndërsa shtoi se vetëm shtatë prej tyre janë të regjistruara në Regjistrin Detar Shqiptar.
Specialistët e sektorit shprehen se pas braktisjes së flamurit kombëtar qëndrojnë kryesisht tarifat më të ulëta të regjistrimit në portet alternative, por jo vetëm.
Në ketë vendim, ndikojnë edhe kushtet teknike të anijeve, çka i ka detyruar institucionet ndërkombëtare detare t’i rendisin mjetet lundruese shqiptare në listën e zezë.
Sipas katalogut “Detarët”, të shkruar nga historianët Valter Bedini dhe Luan Shabani, pas procesit të privatizimit të Flotës Detare në vitin 1998, në Regjistrin Detar Shqiptar listoheshin 57 anije. Në vitin 2012, numri i tyre kishte zbritur në 15.
Regjistri Detar Shqiptar funksionon si autoriteti zyrtar që certifikon dhe mban nën flamurin shqiptar anijet tregtare, peshkarexhat dhe mjetet e tjera lundruese, duke kërkuar për to dokumentacion të plotë pronësie, certifikime teknike dhe inspektime të detyrueshme të sigurisë.
Regjistrimi kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, ku verifikohen klasifikimi i anijes, gjendja teknike dhe përputhshmëria me konventat ndërkombëtare, të cilat janë hartuar dhe mbikëqyren nga Organizata Botërore Detare, IMO.
IMO ka hartuar një sërë konventash që synojnë dy qëllime kryesore: rritjen e sigurisë së lundrimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Për të rritur sigurinë e lundrimit dhe mbrojtjen e mjedisit, anijet problematike – të listës së zezë, i nënshtrohen kontrollit ndërkombëtar çdo gjashtë muaj, ndërsa ato të listave gri dhe të bardhë kontrollohen shumë më rrallë, çdo 18 apo 36 muaj.
“IMO – agjenci e OKB-së, e ka renditur vendin tonë në listën e zezë për shkak të rrezikut që paraqesin gjatë lundrimit anijet tona,” u shpreh për BIRN inxhinieri Met Ypi, i cili ka punuar gjatë në anijet e flotës dhe në drejtimin e institucioneve detare të vendit. “Ndryshimi i flamurit bëhet në të gjithë botën, kryesisht për motive ekonomike,” shtoi ai.
Inxhinier Met Ypi është shumë kritik ndaj punës së Regjistrit Detar, jo vetëm për numrin e kufizuar të anijeve shqiptare që mbajnë flamurin kombëtar, por edhe për mungesën e plotë të anijeve të huaja që mund të regjistroheshin në Regjistrin Detar.
Për t’iu shmangur kontrolleve të shpeshta, drejtuesit e anijeve shqiptare kryejnë veprimtaritë ekonomike kryesisht në brigjet e Afrikës Veriore, ku kontrollet periodike nuk janë serioze.
“Ato kryejnë lundrime tranzit dhe vijnë shumë rrallë në Durrës; madje edhe personelin e ndërrojnë në portet e Mesdheut Jugor,” tha inxhinier Ypi.
Në rënie nuk është vetëm numri i anijeve që mbajnë flamurin shqiptar, por edhe ai i marinarëve.
“Numri i detarëve shqiptarë të certifikuar është në rënie, pasi kapitenët dhe ekuipazhet plotësohen lehtësisht me marinarë të huaj, të cilët paguhen më pak,” tha inxhinier Albert Garori.
Ai shton se mbyllja e kantierit detar ka ndikuar negativisht në mundësinë e riparimit të anijeve në Durrës, duke rritur shpenzimet që janë më të larta në portet e tjera.
Garori vlerëson se institucionet e detarisë në vend janë thuajse inekzistente përballë shqetësimeve.
“Fatkeqësisht, te ne nuk bëhen kontrolle të detajuara dhe nuk vendosen detyra për kushtet e jetesës së detarëve apo sigurinë lundrimore”, theksoi ai.
Mosha mbi 20-vjeçare dhe gjendja teknike e anijeve përbën një tjetër shqetësim për sigurinë e lundrimit.
“Pronarët e anijeve zakonisht zgjedhin vetë flamurin e mjeteve të tyre lundruese, por institucionet detare shqiptare, të paktën, duhet të ofrojnë alternativën e regjistrimit në porte të njohura për certifikimin dinjitoz të të gjitha anijeve tona,” përfundoi inxhinier Met Ypi./BIRN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor16:14
Vrau Flori Paluçin për një kafe në Manzë/ Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë. Ditën e djeshme&nbs...
AKTUALITET
20 Nëntor15:56
Blushi: Premtimi për rritjen e pensioneve është tallje ndaj qytetarëve, dyfishimi është zgjidhja e vetme
“Rama po tallet me pensionistët, u ofron "petulla me ujë". Kështu deklaroi në një dalje për mediat Sekretari i Përgji...
AKTUALITET
20 Nëntor15:38
Prej 3 orësh Balluku dhe Rama në kryeministri/ Shkon me urgjencë dhe Ulsi Manja
Prej 3 orësh Belinda Balluku ndodhet në ambientet e kryeministrisë bashkë me Edi Ramën.
Ndërkohë mësohet se ka ...
AKTUALITET
20 Nëntor15:24
Ndaloni mizoritë! Qytetarët në protestë për mbrojtjen e kafshëve/ Ja cilat janë kërkesat e aktivistëve
Shumë qytetarë janë mbledhur në sot në Sheshin Skënderbej në një protestë, kundër mizorive të kryera nd...
AKTUALITET
20 Nëntor14:45
Austria planifikon ndalimin e shamisë në shkolla që nga fillimi i vitit akademik 2026
Austria planifikon ndalimin e shamisë, për vajzat nën moshën 14 vjeç, në shkolla që nga fillimi i vitit akademik 2026, th...
AKTUALITET
20 Nëntor14:38
“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak”, bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur komunikime që tregojnë se si ish-vartësi ...
AKTUALITET
20 Nëntor14:30
“O trap, po ti e ke shok! Ma vari prej teje… ”/ Tenderi i Unazës së Madhe, zbardhen përgjimet mes Evis Berbrit dhe ortakut Valter Begajt
Nga burimet mediatike janë siguruar përgjimet e reja mes ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur...
AKTUALITET
20 Nëntor14:18
Dyshohet e përfshirë në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit
Apeli i GJKKO ka vendosur të caktojë masën e arrestit në shtëpi për Eria Agon.
Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në...
AKTUALITET
20 Nëntor14:12
VIDEO/ Shiste rroba të vjedhura nga Greqia, arrestohet 49-vjeçarja e famshme në Tik Tok
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçare për kontrabandë mallrash të vjedhura nga Greqia. Estela Kapo ishte e famshme n&e...
AKTUALITET
20 Nëntor14:13
“Palloshi…”/ Kujt i drejtohej Belinda Balluku me nofkat epike?
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku komunikonte me kryeministrin Edi Rama, paralelisht me ish-vartës...