Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
DURRËS- Bregdeti i Durrësit njihet më së shumti për brezin e gjerë të rërës kurative dhe ujërat e cekët. Por në një segment prej disa kilometrash, i cili nis përballë qytetit dhe i drejtohet pjesës veriore drejt Kepit të Palit, natyra ka shënuar një kapriço që kombinon rërën me shkëmbinjtë dhe peizazhi detar merr një pamje krejt tjetër. Plazhi i Kallmit u jep mundësinë pushuesve që të zhyten dhe të eksplorojnë florën e pasur nënujore. Sabri Mullaliu i ka kaluar të 80-at dhe bashkë me pasionin e vjetër për notin, ka zbuluar në këtë bregdet kënaqësinë e shëtitjeve të gjata ujore. Ndonëse jeton në Australi, Mullaliu vjen çdo vit në Durrës për të shijuar bregdetin e tij.
“Dhjetë vjet më parë, një shok i hershëm notar dhe gjimnast, më foli për notimin si një opsion për të njohur brigjet e panjohura të qytetit tonë,” kujton Sabriu.
“Mjafton një maskë me tubin përkatës dhe nuk duhet asgjë tjetër,” shton ai.
Plazhi i Kallmit në veri të Durrësit u hap për publikun në fillim të viteve ’90, pasi gjatë regjimit komunist ishte i bllokuar nga repartet ushtarake. Bregdeti në këtë territor është i përbërë prej gurësh dhe pllakash dhe u eksplorua fillimisht nga zhytësit amatorë.
Në vitin 1997, bregdeti u dëmtua nga keqbërësit që peshkonin me dinamit dhe u desh një kohë e gjatë që situata të kthehej në normalitet. Kjo periudhë shkaktoi pasoja edhe për objektet arkeologjike të konservuara nën ujë. Rikthimi i tokave në pronësinë e familjeve pronare në kodrat e Kallmit dhe bashkëpunimi me organet e rendit rivendosi edhe rregullat për kujdesin ndaj kësaj pjese të bregdetit, që tashmë njihet si “Riviera e Durrësit”. Tom Fishta, një tjetër sportist dhe frekuentues i këtij plazhi, realizon në ditë distancën ujore prej 2.5 deri në 3 kilometra.
“Shumë kënaqësi ndjej kur shoh tufa peshqish, të cilët lëvizin para syve tanë të pashqetësuar, ashtu siç i gëzohem fushave të gjelbërta me poseidonia nën ujë,” tha Fishta, i cili kërkon të mësojë gjithçka rreth “brigjeve të panjohura” të qytetit të tij.
“Kemi folur me shumë notarë të rinj, për “zbulimin tonë nënujor” në thellësi prej 2-4 metra dhe tashmë me grupe, apo individualisht ka nga ata që po e ndjekin shembullin tonë”.
Sipas Tomit, vizita ujore vijon deri në Bishtin e Pallës apo Kepin e Palit, si i thonë në harta. “E vetmja ndërprerje bëhet pranë portit të karburanteve dhe atij tregtar që po ndërtohet,” shton ai. Në majën e Kepit të Palit, komanda e Forcave Detare parashikon krijimin e një parku nënujor për të pasionuarit e zhytjeve. Sipas ish-komandatit të Forcës Detare, Artur Meçollari, plani parashikonte projektin e vizitave nënujore turistike të zhytësve në thellësi 14 metra, duke krijuar edhe sinjalistikën për sigurinë lundrimore në Bishtin e Pallës.
“Njëlloj si në zonën pranë Sarandës, ne kishim parashikuar mbytjen e dy anijeve ushtarake jashtë funksionit, dragamina dhe gjuajtësi i vogël,” thotë Meçollari, sipas së cilit anijet do të mbeteshin përfundimisht në thellësinë prej 18 – 22 metra.
Por “gjuajtësi i vogël” u mbyt në portin e Shëngjinit, duke bllokuar edhe lundrimin drejt Bisht Pallës për anijen dragaminë. Meçollari e sheh mjaft interesante idenë e shëtitjeve në bregdetin e Kallmit, që nuk përbën rreziqe nga lëvizja e anijeve dhe barkave për njerëzit e pasionuar.
“Kjo mund të bëhet edhe në Kepin e Rodonit, në veri të gjirit të Lalzit, ku karakteristikat e bregdetit janë të ngjashme,” shtoi ai, duke theksuar marrjen e masave në lëvizjen e mjeteve me motor.
Në plazhin e Currilave, aty ku numri i pushuesve po rritet dukshëm për shkak të vapës, Kiço Koçi nuk i ndahet asnjë ditë detit. 58-vjeçari durrsak herë pas herë përdor pushkën e detit dhe disa dhjetra metra larg bregut, nxjerr mbi ujë peshq të freskët për tavolinën e miqve.
“Por kënaqësia që të jep peisazhi nënujor nuk krahasohet me asgjë tjetër,” thotë Kiço Koçi.
“Do ta shëtis edhe unë bregun e Kallmit me qetësi, jo siç kam bërë deri tani me merakun e gjuetisë,” shtoi ai.
Sabri Mullaliu këshillon që përveç maskës dhe tubit të frymëmarrjes, zhytësit amatorë të përdorin edhe lopatat e gomës për ta bërë notimin më të shpejtë dhe cilësor.
“Kjo është një ftesë e hapur edhe për turistët vendas dhe të huaj të të gjjitha moshave, që mund të njohin kështu një peizazh tjetër të Durrësit,” përfundoi ai./ BIRN
VELIPOJË- Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetë pasi është futur në plazhin e Velipojës. Gjithashtu dyshohet se 75-vje&cc...
DROPULL- Zjarri në zonën e Dropullit është aktivizuar serish. Gjithashtu vatrat e zjarrit janë aktive pranë fshatrave Dhuvj...
Foto ilustruese TIRANË- Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. I riu Ardian Pikli është i akuzuar nga GJKKO p&e...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedh&...
KORÇË- Policia e Korçës ka njoftuar së fundmi se janë proceduar penalisht 11 persona për vepra të ndryshme penale....
Marsel Çela MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekj...
Foto ilustruese MIRDITË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ditën e sotme ka dhënë detaje rreth zjarrit në Orosh të...
foto ilustruese FIER- Tre persona janë proceduar në Fier. Bëhet me dije se dy autorë u proceduan pasi dyshoheshin për zjarrv&...
Motrat Nikolli dhe Nuredin Dumani TIRANA- SPAK tërheq dosjen e shpërthimit të kryer në banesën ku jetonin me qira dy motrat Alda d...
VLORË- Policia ka njoftuar bllokimin e tre mjeteve lundruese në Vlorë. Gjithashtu policia bën me dije se drejtuesit e tyre shkelën pe...