E rëndë në Korçë/ Njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...

Komisioni Europian kërkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2024 që prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndërkohë që në Kuvend, mazhoranca bllokon nismat e opozitës për shfuqizimin e tyre.
E pyetur për projektin specifik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit që ndezi protestat popullore, komisionerja Kos tha se: “mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter”.
“Po edhe përpara sesa të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për Zonat e Mbrojtura,” theksoi ajo.
Kos i bëri deklaratat në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama pas konferencës së IX ndërqeveritare Shqipëri- BE, ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve negociues. Vetë Rama dha një përgjigje të paqartë për kërkesën që lidhet me ligjin për Zonat e Mbrojtura, ndërsa përsëriti se projekti turistik në Zvërnec do të bëhet.
“Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane,” tha Rama.
Ligji kontrovers për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm për të nxitur investimet e huaja në sektorë strategjikë të ekonomisë, shërbeu në fakt si një mekanizëm për të lehtësuar ndërtimet në bregdet të biznesmenëve të afërt me qeverinë. Mazhoranca socialiste votoi shtyrjen e efekteve të tij gjashtë herë, edhe pse ishte zotuar për hartimin e një ligji të ri për investimet si pjesë e dokumentit negociues me Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër, ligji për Zonat e Mbrojtura i vitit 2017 u ndryshua në vitin 2024 nëpërmjet një procesi jotransparent, pa konsultim të mirëfilltë dhe me kundërshtimin e organizatave mjedisore dhe kritikave të BE-së, duke hequr barrierat ligjore mbrojtëse për zonat e mbrojtura natyrore për t’i hapur rrugë betonizimit të tyre me projekte ndërtimesh si ai i Zvërnecit.
Prej fillimit të protestave, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend dy nisma ligjore për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, por asnjëra prej tyre nuk është futur në shqyrtim.
Të martën, mazhoranca socialiste kundërshtoi futjen në rendin e ditës të komisionit parlamentar për Turizmin një nismë ligjore të deputetes Ina Zhupa që propozonte shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të bëra në vitin 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Si kryetare e komisionit, ajo propozoi futjen në kalendar të nismës së saj të depozituar që në datën 14 maj në Kuvend, por nënkryetari socialist i Komisionit, Erjon Malaj tha se mazhoranca ishte kundër dhe që nismat duhej të përfshiheshin në kalendar pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve.
Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka depozituar po ashtu nisma të ngjashme që kërkojnë shfuqizimin e atyre që konsiderohen si “ligje me porosi”, mes të cilave dhe dispozitat e ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vuri në dukje të mërkurën gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut se asnjë prej ‘zotimeve’ të Ramës nuk ishte reflektuar në kalendarin e punës së Kuvendit për javët e fundit të këtij sesioni parlamentar.
“Nuk janë harresa dhe as gabime të qeverisë, janë mënyra se si këta kanë funksionuar, si i kanë ndarë asetet publike,” tha Tabaku për BIRN, ndërsa solli në kujtesë përpjekjet e vazhdueshme të opozitës kundër këtyre ligjeve.
Sipas Tabakut, ligji për Investimet Strategjike është shtyrë gjashtë herë dhe përgjatë këtyre viteve, ajo thotë se ka të paktën 15 komunikime me Komisionin Europian, me delegacionin dhe Parlamentin Europian, ku theksohet se ky ligj është kundër marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit dhe që prek kapitullin 27 të integrimit.
Për këtë arsye, Tabaku i sheh deklaratat e Ramës jo si premtime serioze, por si një “kalim radhe”.
“Ky është një shqetësim jo vetëm i BE, por për garën në vend, sepse këto ligje kanë cënuar konkurrencën, kanë cënuar asestet publike duke i ndarë pa konkurs dhe ka krijuar një precedent të rrezikshëm dhe për të ardhmen, sepse këto ligje nuk vijnë ndaras, janë pjesë e një pakete të ligjeve me porosi,” tha Tabaku.
Edhe deputeti Redi Muçi e pret me mosbesim deklaratën e Ramës, ndërkohë që nismat e tij për shfuqizimin e këtyre dispozitave ligjore që kërkohen nga BE rrinë në sirtarët e Kuvendit dhe nuk futen në shqyrtim.
“Nuk fakt më duket se Rama është detyruar t’i përshtatet narrativës së Marta Kos, si dhe rezolutës së PE, por nuk besoj se do t’i shfuqizojë këto ndryshime ligjore, sepse dhe më parë ka pasur kërkesa nga Brukseli për këto ligje problematike,” tha Muçi.
Sipas tij, strategjia e qeverisë shqiptare është ajo e ‘faktit të kryer’, siç ndodhi me investimin e Zvërnecit, “ku u rrethua hapësira e parashikuar për ndërtime dhe nisën punët pa pasur asnjë dokument shtetëror që të justifikonte gjithë këtë ndërhyrje”.
Muçi paralajmëron se presioni për të shfuqizuar këto dispozita ligjore mund të sjellë efektin e kundërt.
“Ka për të përshpejtuar ndërhyrjet në Zonat e Mbrojtura, por besoj se do t’a ketë të vështirë nga reagimi i njerëzve,” tha ai, duke konsideruar protestat si pengesë për planet e qeverisë, siç ndodhi me Zvërnecin./ BIRN
Një ngjarje e tronditëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ksnadlin në filialin e Durrësit të Postës Shqiptare, ku tre zyrtare janë ndaluar ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e "Pushimit të Shoferit", në autostradën Lus...
Një shqetësim është ngritur në rrjetet sociale lidhur me detyrimet për taksat vendore në Bashkinë e Tiranës. Qyteta...
Eshttë ndaluar nga Policia e Shtetit drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Dun...
Ditën e enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjell...
Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Vi...
Teksa prokurorë të caktuar hezitojnë të arrestojnë Belinda Ballukun, emisioni Plug, u tregoj shqiptarëve, edhe para SPAK, lidhjet ...
Ajo që sapo ndoqët, është vetëm denoncimi I Plug, pas së cilit SPAK u “zgjua” nga letargjia dimërore, duke ngritu...