''Osman Stafa u mor nga policia''/ Berisha dënon rrëmbimin e gazetarit: Kërkoj lirimin e menjëhershëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ndërsa institucionet vendore dhe policia e klasifikojnë zjarrin në landfillin e Bushatit si aksidental, ekspertët e mjedisit bëjnë thirrje për hetime të thelluara dhe paralajmërojnë se kapacitetet mbajtëse janë afër limitit.
Në landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa ndërprerje nga vatra dhe përhapet në ajër, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke. Në horizont shihet një perde gri mbi qytetet e Vaut të Dejës dhe Shkodrës, ndërsa era e rëndë e djegies së mbeturinave të mbyt.
Dyert dhe dritaret e shtëpive përreth landfillit të Bushatit kanë qëndruar të mbyllura dy ditët e fundit, ndërsa ajri i rëndë jo vetëm i ka asfiksuar banorët, por ka nxitur ankth edhe për të ardhmen e tyre në atë zonë. Ata ankohen se arat nuk po prodhojnë më, ndërsa rutina e përditshme është zëvendësuar nga frika e toksinave.
“Unë kam mbjellë perimet, por perimet m’i kap sëmundja. Prej kujt? Prej ndotjes. As nuk mund të hamë perimet tona,” thotë një grua e moshuar, banore të zonës. “Imagjinoje veten të jetosh këtu, si jeton?,” shtoi ajo, duke theksuar se po bëhej gati të shkonte të vajzat në Itali.
Emergjenca mjedisore e shkaktuar nga zjarri në landfillin e Bushatit u kthye me shpejtësi në çështjen e ditës në Shkodër, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të mbetjeve.
Reja e tymit toksik mbi qiellin e Bushatit nuk është një fenomen i panjohur në Shqipëri. Ajo risjell në vëmendje skenarët e përsëritur të katastrofave mjedisore në Vlorë dhe Elbasan për shkak të djegies së fushave të mbetjeve. Në Bushat, situata është e njëjtë pas dyshimeve se zjarri u shkaktua për shkak të tejbushjes së landfillit.
Sipas të dhënave paraprake, nga zjarri i të dielës u dogjën rreth 2000 m3 mbetje të shpërndara në 500 metra katrorë sipërfaqe, nga 23 hektarë që është sipërfaqja totale e landfillit. Për të shuar zjarrin u angazhuan rreth 20 zjarrfikës të ndihmuar nga mjete dhe efektivë nga bashkitë e Lezhës, Tiranës dhe Kamzës.
Të hënën, vatra vijon të jetë aktive në nëntokë, duke e mbajtur prezent rrezikun e riaktivizimit. Për banorët dëmi është i pallogaritshëm dhe lidhet direkt me mbijetesën e tyre ekonomike.
Prej së dielës së 10 prillit 2026, flakët e zjarrit pushtuan landfillin e Bushatit. Foto: Emi Kalaja.
“Nëse nuk menaxhohet mirë landfilli, këtu kemi kryer punë. Çdo lloj bime këtu nuk bëhet,” thotë një tjetër banor i zonës. “Unë kam punuar 2 vite brenda (landfillit), është djegur, por situata është menaxhuar shpejt. Por këtë radhë është bërë ndotje e madhe, nëse vazhdon kështu, ky vend ka mbaruar,” shtoi ai.
Ndërkohë, reagimi i institucioneve ka qenë i koordinuar për të bërë me dije se situata është nën kontroll. Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, deklaroi se nuk ka rrezik për banesat, ndërsa theksoi se situata po mbahet nën monitorim. Autoritetet priren ta klasifikojnë ngjarjen si aksidentale, të përforcuara edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Elvis Preçi, i cili tha për medias se “flakët nuk janë të qëllimshme”.
E njëjta linjë është mbajtur edhe nga Policia e Shtetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Landfillin në fshatin Shkjezë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr,” thuhet në informacionin zyrtar të shpërndarë nga policia.
Por për specialistët e mjedisit, etiketimi si “aksident” nuk është i mjaftueshëm për të mbyllur dosjen e kësaj ndotjeje masive.
Eksperti i mjedisit, Imeldi Sokoli, thekson nevojën për një hetim të thelluar, sidomos në kushtet kur volumi i mbetjeve është rritur ndjeshëm.
“Nga ajo çfarë thuhet, shkaqet janë quajtur aksidentale, por duhen hetime për këtë masakër mjedisore. Ndërmarrja e Bushatit e jep me koncesion menaxhimin e landfillit dhe për këtë duhet të kishte monitorim më të fortë që mos të paraqisnin rrezik siç është rasti në fjalë”, tha Sokoli.
Ai ngre gjithashtu alarmin mbi kapacitetet e landfillit, duke e lidhur këtë me rritjen e frikshme të ndotjes në zonat urbane rreth tij.
“Ka një kapacitet të limituar sa i përket grumbullimit të mbetjeve. Mendoj se jemi afër pikës kritike të mbushjes rreth 80%, ne duhet të investojmë në rritjen e përmasave të landfillit,” tha Sokoli për BIRN.
“Megjithatë kjo ndotje ka ndikim të lartë në mjedis. Në disa pika të qytetit të Shkodrës gjatë natës kemi një ndotje katër herë më të lartë,” shtoi ai.
Të dhënat zyrtare mbi funksionimin e landfillit zbulojnë një strukturë të përzier menaxhimi mes shtetit dhe privatit, nën një presion të vazhdueshëm vëllimesh. Sipas përgjegjësit të landfillit të Bushatit, Gjergj Vasija, struktura që është hapur në vitin 2008 përpunon nga 5 mijë deri në 8 mijë ton në muaj.
“Landfilli i Bushatit është hapur në vitin 2008. Pas vitit 2018 është lidhur kontrata me shoqërinë Baker Albania, e cila merret me menaxhimin e landfillit dhe kontrollin e tij. Gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm volumi i mbetjeve që depozitohen në këtë landfill, duke arritur në disa qindra ton në ditë”, tha ai.
Ai shpjegoi se në landfill operojnë dy kompani, njëra është ndërmarrja vendore e cila ka 10 punonjës, pjesë e bashkisë lokale, dhe tjetra është Baker Albania, si menaxhuese e kontraktuar, e cila punëson rreth 20 persona që merren me mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera.
Nuk është hera e parë që flasim për mashtrime. Por ajo që do të zbërthejmë sot, e sfidon të logjikshmen. Po fl...
Verën e kaluar, kongresmeni Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, ishte i përqëndruar në zyrën e tij në Capitol Hill nd&eum...
Pas vendimit për të lënë në paraburgim tre të rinjtë e akuzuar për braktisjen e 19-vjeçares Myrto në një...
Një problem serioz dhe i përsëritur po del në pah në menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe farmaceutike, ku përgjegjësia e inst...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbik&eum...
11 persona që morën pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten, kanë dalë përpar...
Dy deklarimet e Emirton Sulit, të dhëna në Prokurorinë e Posaçme SPAK, në ditën e Vitit të Ri, 31 Dhjetor 2025 dhe 10 ...
Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka v...
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve n...
Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebash...