EMRI/ Aksident me vdekje në Elbasan, 18-vjeçari përplas me makinë 69-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme. Mishel Prela nuk ka ndaluar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Por ky emër nuk është i panjohur për publikun.
Prela është aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri. Por jeta e tij është një përzierje e famës, burgut, atentatit me 8 plumba dhe deri te deri te jetesa në azilet e Tiranës. Në nëntor të 2025 ai iu drejtua Fiks Fare për të kërkuar ndihmë, ndërsa tregonte gjithë kalvarin e jetës së tij.
Misheli tregonte se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit.
“Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.
Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje.
“Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.
40-vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar.
“Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.
Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin.
“Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.
Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. Në fund, tregonte se pas gjithë këtyre vuajtjeve, kishte mbetur i pastrehë.
“Unë jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, tregonte Misheli.
Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebash...
Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin shqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar Astrit Koni vrau...
Një tjetër qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë në urgjencën e spitalit të Fierit, duke e cilësuar sit...
Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vjeçar në...
Një aksident është shënuar këtë të hënë, në kthesën e Goriçajt, Lushnje, ku dy automjete jan&eum...
Pavarësisht investimeve masive, infrastruktura rrugore në Shqipëri vijon të mbetet një nga pikat më problematike të zhvilli...
Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit për akuzën ...
Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli ësht...
Tre vite pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 41-vjeçar u qëllua me armë zjarri pë...
Një situatë shqetësuese është konstatuar në rrugët e Shkodrës, ku një autobot është parë duke qark...