''Osman Stafa u mor nga policia''/ Berisha dënon rrëmbimin e gazetarit: Kërkoj lirimin e menjëhershëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...

Durrësi ka një histori 3.000-vjeçare, një pjesë e së cilës pret ende nën tokë për t’u zbuluar. Por përtej historisë antike, edhe kujtesa për zhvillimet e shekullit të fundit ka qenë minimale.
Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të qytetit. Nismës së Autoritetit Portual i janë bashkuar tashmë 102 foto të tjera nën emrin “Tradita durrsake”, të cilat janë vendosur në fasadën e ish-hotel Vollgës.
Griseld Hoxha, anëtar i klubit të fotografëve të Durrësit, i tha BIRN se fotot e fillim-shekullit të kaluar gjendeshin deri tani në lokalet e bregdetit.
“Megjithëse galeritë fotografike në qiell të hapur nuk kanë kushte për vizita normale nga qytetarët apo turistët, nisma duhet përgëzuar,” tha Hoxha, duke theksuar se fotot dëshmojnë interesin për kujtesën e humbur të qytetit.
Durrësi ka një histori 3.000-vjeçare, një pjesë e së cilës pret ende nën tokë për t’u zbuluar. Por përtej historisë antike, edhe kujtesa për zhvillimet e shekullit të fundit ka qenë minimale.
Gjatë kësaj periudhe, Durrësi ka njohur një zhvillim të vrullshëm, veçanërisht pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Pamja e Durrësit ndryshoi falë planit rregullator, mbi bazën e të cilit u ndërtuan bulevardi i njohur si “Rruga Tregtare”, Banka e Shtetit, godina e Bashkisë apo Vila mbi kodër.
“Kujtesa kolektive e një qyteti përfaqëson mënyrën se si komuniteti ruan, përjeton dhe transmeton historinë, traditat dhe identitetin e tij nëpër breza,” thotë psikologu Elton Kuqja. Sipas tij, kujtesa ndërtohet përmes një kombinimi të elementeve materialë dhe jomaterialë, të cilat së bashku krijojnë një narrativë të përbashkët shoqërore.
Nga shkolla e parë e Durrësit në qendër të qytetit nuk ka mbetur shenjë. Njëlloj kanë humbur vitet e fundit godina e S.T.A.M.L.E.S dhe fabrika e duhan-cigareve, e themeluar në vitin 1926 me 300 aksionerë nga qytete të ndryshme të vendit.
Edhe merkato e vjetër, e cila u rrafshua në mesin e viteve 1970 nuk ka gjetur vend në asnjë nga pamjet e historisë së qytetit. Largimi i shatërvanit që u ngrit para një shekulli në lulishten para bashkisë, u shoqërua me premtimin e pushtetit vendor se do të zhvendosej në një nga sheshet më të përshtatshme. Për më shumë se 10 vjet, objekti u transferua në një nga sheshet e portit, ndërsa tani nuk dihet se ku ka përfunduar.
“Shatërvani në qendër të qytetit ishte një element me vlerë historike dhe identitare për Durrësin: jo vetëm si strukturë fizike, por si pikë referimi kolektive për brezat dhe element kulturor,” tha për BIRN Mirjam Reçi, drejtuese e Qendrës së Zhvillimit të Shoqërisë Civile.
Sipas saj, planet e reja urbanistike të qendrave të qyteteve imponojnë infrastruktura të reja dhe moderne, qoftë edhe në konceptimin e shatërvaneve.
Një burim nga Autoriteti Portual i Durrësit i tha BIRN se shatërvani nuk ishte në ruajtje apo në inventar, ndërsa besonte se ndodhej aktualisht në zonën ku po zbatohet projekti “Durrës Marina”.
Në fillim të viteve 2010, falë një projekti dypalësh, pranë objekteve arkeologjike dhe historike në Durrës u instaluan tabela treguese, por ato janë dëmtuar nga koha dhe keqbërësit.
Dorina Xheraj Subashi, drejtore e Qendrës MuzehLab, thotë se puna duhet të rifillojë me mirëmbajtjen e tabelave ekzistuese dhe më pas me pasurimin e qytetit me forma të ndryshme të rikthimit të kujtesës.
Qendra e drejtuar nga Dorina ka instaluar pranë dyerve dhe godinave të hershme edhe punime artizanale, të cilat mund të mbeten si dëshmi pas ndryshimeve të tjera në qytet.
Të njejtën gjë sugjeron edhe Bedin Bedini, nënkryetar i shoqatës “Adrijon”. Bedini tha se anëtarët e shoqatës kanë kërkuar prej vitesh një sallë në mjediset e portit të Durrësit.
“Ne vendosëm së fundmi disa stenda të tjera me foto nga flota tregtare, në kangjellat e portit, por kaq nuk mjafton. Tre drejtorë të Autoritetit portual kanë zëvendësuar njëri- tjetrin, por shoqata ende nuk ka një mjedis pune,” tha Bedini për BIRN.
Sipas fotografit Griseld Hoxha, shumë prej institucioneve të rëndësishme për historinë moderne të qytetit, siç është porti aktual, janë lënë në hije.
“Porti aktual filloi të ndërtohej në vitin 1926 dhe në historinë e tij bëjnë pjesë ngjarje mjaft të rëndësishme, mes të cilave edhe eksodi i vitit 1991. Eksodi i marsit dhe ai i gushtit 1991, gjatë të cilave u larguan nga vendi afro 35 mijë shqiptarë, nuk bëjnë pjesë ende në tabelat informative të qytetit,” përfundoi ai.
Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit duke përfshirë emrin e Ambasadës Ameri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi k...
Këto janë pamjet e bregdetit të Kunës në Shëngjin pas stuhive detare të javëve të fundit. Disa pisha dhjetër...
Një denoncim është publikuar ditën e sotme në lidhje me parkimin në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet. Nj&eu...
Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë...
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ka caktuar masat e sigurisë për tre autorët e pengmarrjes së shtetasit kosov...
Mësohet se në seancën gjyqësore pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, pë...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Reagimi: Në përgjigje të kërkesave dhe intere...
Një automjet është djegur në dalje të Tiranës, pranë rrethrotullimit të Saukut. Nga pamjet e siguruara, shihet ...
Janë zbardhur detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga për...