Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Gjatë votimit të së hënës u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo e denoncoi vendimin si të paligjshëm dhe paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.
“Ishte një vendim i paligjshëm,” tha Bungo për BIRN.
“Janë shkelur kriteret e përcaktuara në ligj, duke skualifikuar nga gara gazetarë dhe duke lënë në garë një kandidate si Aurora Polo, e cila është inxhiniere me profesion,” shtoi ai.
Sipas Bungos, ngërçi i krijuar mund të zgjidhet vetëm me ‘shkrirjen e këshillit drejtues të RTSH-së’.
Akuza ndaj këtij vendimi erdhën të martën edhe nga përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës nga Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, organ ku përzgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
“Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidatë që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin,” deklaroi përmes një statusi në Facebook deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila e drejton këtë komision.
Në një reagim publik të martën, ajo e cilësoi skualifikimin nga gara të kandidatëve një “çmenduri” dhe akuzoi anëtarët e KD për tejkalim të kompetencave ligjore.
Akuzat e Zhupës i mbështeti dhe nënkryetarja socialiste e komisionit, Evis Kushi, e cila në një reagim në Facebook tha se “nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj” dhe paralajmëroi ndërhyrjen e Kuvendit në proces.
“I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë,” shkroi Kushi.
Edhe drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza kaloi një proces përzgjedhjeje të kontestuar, pasi kishte një karrierë të politike pranë Partisë Socialiste. Peza dha dorëheqjen nga detyra në qershor të vitit që shkoi, ndërsa po përballej me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.
Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti, ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi. Anëtarët e bordit aktual janë zgjedhur kryesisht nga votat e Partisë Socialiste./BIRN
Dobraçi TIRANË - Është zbardhur dëshmia e njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në...
Foto ilustruese TIRANË - Një person është arrestuar nga Policia në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në...
Foto ilustruese TIRANË- Viti që lamë rezulton një vit me hapa pas sa i takon sigurisë në rrugë lidhur me aksidentet. K&e...
Makina TIRANË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur ...
Policia TIRANË- 6 perona janë vënë ën pranga në Tiranë për vepra të ndryshme. Policia bën me dije se nj&e...
Foto ilustruese TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Foto ilustruese TIRANË- Natyra duket se ka fituar zemrat e turistëve gjatë vitit që lamë. Vizitorët në zonat e mbrojtura...
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me p...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Polic...
Banoret ELBASAN- Banorët e fshatit Polis në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë. Gjatë fjalës së ...