I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian.
Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to.
Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin.
Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim. Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore.
“Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi.
Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët. “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë,” tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore.
Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.
Megjithatë, ai la të kuptohej se, përsa kohë ka një kërkesë të Bashkimit Europian për të ndryshuar këtë pjesë të ligjit, ajo mund të rishikohet. “Nëse përfitimi politik në raport me këtë çështje është i madh, le të vendoset politikisht,” tha ai ndër të tjera, duke shtuar: “Shqipërisë nuk i vjen e keqja—nuk duhet t’i vijë—nga parashikimi apo mosparashikimi i shpifjes në Kodin Penal.” Pas takimit, Rakipi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje.
Më herët, ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se nenet që parashikojnë shpifjen në Kodin Penal dhe një listë tjetër veprash penale do të ndryshoheshin më shpejt sesa koha për miratimin e Kodit të ri. Manja tha se këto ndryshime janë kërkesë nga BE-ja dhe se do të bëhen deri në fund të tetorit, për shkak të negociatave dhe për të përmbushur direktivat e BE-së në këtë fushë. Ndryshimet do të bëhen në një proces më vete dhe ky bllok ndryshimesh, sipas tij, do t’i bashkëngjitet më pas Kodit të ri.
Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm nëse merrnin aprovimin në Bruksel. “Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel,” tha ai ndër të tjera.
Qëndrimet e pandryshuara në lidhje me kritikat ndaj draftit, sidomos sa i përket pjesës së lirisë së medias, sollën menjëherë reagime. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se hartuesit nuk kishin reflektuar dhe se po i kërcënonin gazetarët me burg.
“Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk e kishte ndryshuar aspak qasjen e Kodit Penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe fjalën e lirë vazhdojnë të mbrohen me absurditete, si në videon bashkëlidhur,” shkroi Zhupa.
Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv./ BIRN
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda treguesve zyrtare shfaqen problematika të mëdha mes faktit se sa janë të pu...
Sot, 5 shtator 2025, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan në vendin tonë do të blihet me 82.5 lekë dhe do të...
Moti deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me ...
Ky është i riu Kristian Kola, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjar...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një apartament në lagjen nr.1 të Durrësit, pranë bregdeti...
Një 34-vjeçar u vra në Shkodër mbrëmjen e sotme, 4 shtator, në një atentat. Siç duket nga pamjet i riu Kristian Ko...
Kristian Kola u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës nga dy persona të ciët u larguan më pas me motorr. Viktima ndod...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Rreth orës 22:30, në lagjen “V...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek kinema R...
Një person është qëlluar më armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Paraprakisht dyshohet për nj&...