Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË - Pastrimi i parave nga grupet e krimit të organizuar vlerësohet si një nga rreziqet kryesore për sigurinë dhe ekonominë e Shqipërisë, e megjithatë, vendi përballet me probleme të shumta në luftën kundër aseteve të paligjshme.
Edhe pse statistikisht numri i pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit, institucionet po hasin vështirësi në administrimin e këtyre pasurive apo heqjen e tyre nga duart e krimit të organizuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë pesë viteve të fundit u sekuestruan apo konfiskuan asete me vlerë tregu prej rreth 182 milionë eurosh, të investuara kryesisht në biznesin e ndërtimit, në pasuri të paluajtshme apo në kompani tregtare.
“Rreth 70- 80% e hetimeve pasurore këtu çelen kryesisht ex-officio nga prokurorët, në bazë të hetimeve që ndjekin. Një ndihmesë jep edhe Policia e Shtetit nëpërmjet referimeve dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe po ashtu së fundmi, ka një rritje të kërkesave nga autoritetet gjyqësore të huaja me objekt kryerjen e hetimeve pasurore dhe konfiskime me subjekte shtetas shqiptarë që janë dënuar jashtë territorit të Shqipërisë për vepra që janë në kompetencën tonë,” thotë prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu.
Përveç sektorëve tradicionalë të pastrimit të parave, Musabelliu thekson se krimi i organizuar po investon së fundmi edhe në kriptovaluta.
“Mund të them që vetëm në kuadër të hetimeve ndaj organizatës “Çopja” janë sekuestruar vlera të konsiderueshme pasurish të paluajtshme, biznese dhe llogari bankare. Po ashtu, janë sekuestruar kriptomonedha në vlerën 10 milionë USD,” shtoi Musabelliu.
Megjithatë, jo të gjitha pasuritë e sekuestruara menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre vazhdojnë të përdoren nga pronarët e mëparshëm.
Agjencia i tha BIRN se menaxhon aktualisht 2484 asete në total me një vlerë të llogaritur në 1.7 miliardë lekë ose më pak se 10% e vlerës së deklaruar nga SPAK. Mes tyre, 667 pasuri ose 27% të totalit nuk janë marrë ende nën administrim.
Probleme ligjore janë shfaqur gjithashtu me procedurat e dhënies me qira të apartamenteve të sekuestruara apo administrimin e kompanive të biznesit. Sipas një raporti të Kontrolli të Lartë të Shtetit, shqetësimi kryesor është se në disa raste, pronarët që janë subjekte të vendimeve gjyqësore, vazhdonin t’i administronin këto asete në mënyrë të kundraligjshme.
Raste të tilla pranohen edhe nga administratorët e pasurive të sekuestruara, të cilët thonë se janë duke ndërmarrë masa që dukuri të tilla të shmangen.
“Është një fenomen me të cilin janë përballur edhe agjencitë e tjera homologe në vendet e rajonit ose të Bashkimit Europian. Jo gjithmonë është e lehtë që të përballesh me persona të krimit të organizuar dhe t’i administrosh dhe t’i menaxhosh ashtu siç e kërkon ligji. Tentativat janë gjithmonë të shumta, por me bashkëpunimin e organeve përkatëse po marrim të gjitha masat e nevojshme për ta evituar gjithmonë e më shumë këtë fenomen,” thotë Indrit Karaj, administrator pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Bashkimi Europian sugjeron përdorimin për qëllime sociale të pronave të krimit të organizuar, por rezultatet në këtë drejtim kanë qenë të limituara. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë këtë proces shprehin shqetësimin për mungesën e garancive ligjore që pengon rikthimin e këtyre pronave te anëtarët e grupeve kriminale.
“Arsyeja pse prej gati dy vjetësh në BE ka dalë një direktivë, e cila i shtyn shtetet drejt ripërdorimit social është pjesa e garancisë shumë të madhe që këto prona të mos kthehen indirekt te ish-pronari dhe në kuadrin ligjor, ka deficensa shumë të mëdha përsa i përket rolit të Agjencisë por edhe të Prokurorisë. Bëhet vetëm mbi bazën e vetëdeklarimit ; që unë nuk kam lidhje me X. Kjo është një deficensë shumë, shumë e madhe,” thotë Juliana Hoxha, drejtoresha ekzekutive e organizatës Partners Albania. Sipas Hoxhës, rishikimi i kuadrit ligjor është i domosdoshëm për të forcuar luftën kundër aseteve të krimit të organizuar./BIRN
Foto ilustruese KOSOVË - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Ferizajt të Kosovës. Nj&e...
TIRANA- Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fund...
GREQI- Autoritetet greke kanë çmontuar një grup kriminal që përfshiheshin në gjobëvënie ndaj bizneseve në ...
TIRANË - GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Altin Kodra, i cili ankimoi vendimin për vendosjen në regjimi...
Maskat e sekuestruara SHKODËR - Frederik Shkambi, 27 vjeç, dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç, janë dy autorët e grabitjes që ...
DIBRA- Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit. Më...
Albana Koçiu TIRANË - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka folur këtë të premte...
Foto nga protesta GREQI - Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në A...
Foto ilustruese LAÇ - Një alarm është ngritur këtë të premte në një kopësht për fëmijë n...
TIRANË- Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me s...