‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 25 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën Elbasan–Librazhd–Bushtricë.
Në kushtet e rrëshqitjeve të fundit të dheut në aksin nacional Librazhd–Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, shqetësimet e mjedisorëve lidhur me këto ndërhyrje në brigjet e lumit Shkumbin janë përforcuar edhe më shumë.
“Kjo ngjarje e fundit përforcon shqetësimin tonë të ngritur më parë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin”, shkruan deklarata e përbashkët e 25 organizatave vendase në mbrojtje të mjedisit.
“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, vijon deklarata e aktivistëve mjedisorë.
Një nga kantieret më të rëndësishme të projektit të Korridorit VIII konsiston pikërisht në rrugën Elbasan–Librazhd, ku prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km. Qeveria e ka konsideruar këtë projekt si një arterie të rëndësishme qarkullimi, e cila do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.
Gjithsesi, mjedisorët kërkojnë të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të mjedisit dhe të lumit Shkumbin, që vjen si pasojë e punimeve të fundit në brigjet e lumit, duke kërkuar respektimin e kuadrit ligjor mjedisor dhe ujor, si edhe transparencë mbi procesin e sigurimit të lejes së ndërtimit dhe rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara në zonë.
“Kërkojmë verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Korridorit VIII”, shkruhet në letrën drejtuar institucioneve shtetërore.
“Punimet në zonë po shfrytëzojnë materiale inerte nga shtrati dhe brigjet e lumit, duke shkaktuar ndryshime të drejtpërdrejta në morfologjinë e tij”, vijon letra e mjedisorëve, e cila shton më tej se në shtratin e lumit po depozitohen dhera, gurë dhe materiale të tjera.
Sipas aktivistëve të mjedisit, këto veprime sjellin përkeqësim të cilësisë së ujit, por edhe të biodiversitetit dhe habitateve natyrore breglumore.
“Prej rritjes së turbullirës dhe ngarkesës së sedimenteve në trupin ujor, shtohet rreziku për erozion, shembje të brigjeve dhe përmbytje”, citojnë mjedisorët.
Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë një inspektim urgjent në terren, të pasuar me një raport zyrtar me gjetje konkrete që do të krijonte transparencë mbi procesin e monitorimit, si edhe kërkuan një plan të mundshëm rehabilitimi të zonave të dëmtuara.
“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë me veprime konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi të përcaktuara”, shprehen 25 organizatat mjedisore në letrën dërguar institucioneve përgjegjëse.
“Mbrojtja e lumit Shkumbin është një përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”, përfunduan ata./BIRN
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do të pastronte 18.3 milion&eum...
Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, Auto Moto Park Elbasan, po përballet me degradim të parakohsh&...
Vlorë- Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë. Menjëher&...
Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, jo vetëm për pjesëmarr...
Drejtoresha e shkolles "Fan Noli" nuk i ka lejuar vendosjen e një stoli në kujtim të Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra nga një...
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, foli mbi...
Gazment Buçpapaj Zbardhet dëshmia e plotë e Laureta Buçpapaj dhënë në polici, pasi bashkëshorti i saj, Gazment ...
Krimi i organizuar shqiptar ka arritur një nivel të ri ndërkombëtar, duke e tejkaluar etiketimin "narko-shtet" për të kaluar n&e...
Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të resortit turistik. Tensione dhe përplasje me efektivët ka p...
Ndonëse prej 4 seancave me radhë në fazën paraprake të gjykimit, Benet Beci nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbr...