AKTUALITET

BIRN: Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

M.B. Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 20:15

BIRN: Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet

KUÇOVA- Është fillim i ftohtë dhjetori, por aroma e fortë e naftës dhe e gazit të shpon hundët sapo hyn në lagjen ‘’Rreth Tapi” të Kuçovës. Puset e naftës që ndodhen në lagje – në disa raste edhe brenda oborreve të banesave – rrjedhin vazhdimisht gjatë kohës që vendosen në punë.

‘’Po ja shikoje si është bërë rreth pusit, ‘lumë’ me naftë ndaj vjen kjo erë”, tha një banor i lagjes ndërsa kullot disa krerë dhi në lagje.

Rreth Tapia, lagjja hyrëse e Kuçovës është e mbushur me banesa të reja, por në zonë shikon pak aktivitete private. Një bar-kafe e vogël në hyrje të lagjes është mbyllur prej kohësh dhe ka lënë pak shenja të shërbimit me disa tavolina dhe karrige të braktisura në oborr.

“Çfarë aktiviteti mund të bësh në një vend ku ndotja nga nafta vazhdon dhe askush nuk pyet për këtë”, thotë i nevrikosur Servet Tushe, pronar i një pike të vogël servisi ndodhur në krye të rrugës kryesore.

Ndotja prej naftës është një prej problemeve kryesore të banorëve, por për vite me radhë autoritetet kanë bërë një sy qorr ndaj Albpetrol, kompania publike që shfrytëzon puset aty. Ankesat e shumta shpesh kanë rënë në vesh të shurdhër dhe pavarësisht ndotjes së dukshme, i vetmi kontroll u zhvillua në korrik 2023 kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia u sinjalizuan për derdhje të drejtpërdrejtë të naftës në një përrua të zonës.

“Gjatë vitit 2023 konkretisht në datë 07.11.2023, Drejtoria Rajonale e IKMT Berat në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ushtruar kontroll në qytetin e Kuçovës për shkak të ndotjes së një përroi si rrjedhojë e shkarkimit apo derdhjes së naftës nga një subjekt me aktivitet në fushën e hidrokarbureve,” tha IKMT kur u pyet nga BIRN për kontrollet në zonë në 2 vitet e fundit.

Sipas institucionit, verifikimi në terren ka nxjerrë në pah faktin se kompania publike e naftës ishte përgjegjëse për ndotjen e përroit.

‘’Nga verifikimet e kryera nga grupi i punës rezultoi se subjekti Albpetrol Sh.a, Dega: Qendra e Përpunimit të Naftës Kuçovë kishte kryer hedhje të një sasie të konsiderueshme të mbetjeve hidrokarbure në një përrua të qytetit duke sjellë ndotjen e tij në kundërshtim me ligjin”, tha IKMT.  Pas kësaj gjetjeje, Albpetrol u gjobit me 1 milion lekë, ndërsa ndaj drejtuesve të kompanisë u nis një porocedim penal në gjendje të lirë.

IKMT pati premtuar në një përgjigje pas një kërkesë për informacion në vitin 2022 se do të verifikonte në tërësi situatën, por një kontroll i tillë nuk është kryer.

Kuçova është zona e parë naftënxjerrëse në Shqipëri dhe në shumë lagje të qytetit dhe fshatrat përreth ka prezencë pusesh nafte, një pjesë e të cilëve janë në punë dhe të tjerë jo.  Pusi i parë është hapur në vitin 1928 nga shoqëria italiane, AIPA, por shfrytëzimi filloi në vitin 1934 me puse që ndodhen në qytet dhe në fshatrat përreth.

Për banorët e këtushëm problemi i rrjedhjes në naftës nga puset që i sheh kudo është i hershëm dhe të gjithë duken të mërzitur dhe të lodhur duke folur për këtë çështje.

“Sa herë kemi folur për këtë hall, askush nuk na ka dëgjuar se puset vazhdojnë punën dhe asnjë masë nuk merret për të pastruar ndotjen,” tha Servet Tushe.  Sipas tij në lagjen ku jetojnë rreth 400 banorë,  numërohen dhjetra puse nafte në punë që shkaktojnë ndotje dhe masa nuk kanë parë që të merren.

“Vetëm një vit më parë mbaj mend që erdhën ata të nxjerrjes së naftës dhe hodhën zhavor  rreth puseve, pastruan njëherë zonën e mbushur me naftë dhe më pas i hodhën zhavorr, por nuk janë parë më”, tha Tushe.

Situata është e njëjtë edhe në Kozarë, ku shikon shumë puse që duket sikur lundrojnë në pellgje nafte. Megjithëse zona vitet e fundit është mbushur me sera perimesh, pasi dhjetra banorë kanë investuar në këtë fushë, askush nuk duket se kujdeset për ndotjen.

“Problemi ka qenë gangrenë dhe vazhdon të jetë për banorët. Ka munguar një reagim mbarëqytetar dhe askush nuk e zgjidh problemin që ka vite me të cilin bashkëjetojmë”, tha Fadil Marra, një banor i zonës për BIRN.

Marra ushtron një aktivitet tregtimi imputesh  bujqësore në fshat dhe i vlerëson si pozitive nismat e banorëve në fushën e bujqësisë, por thotë se ndotja është frenuese.

“Po ka shumë fermerë që kanë ngritur sera, gati në çdo lagje, banorët duan dhe po e tregojnë se përkrahin zhvillimin, por institucionet e shtetit duhet të bëjnë punën e tyre për të eleminuar ndotjen nga nafta”, tha Marra.

Sipas tij e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të mos kontrollit të autoriteteve ndaj aktivitetit të naftës dhe teknologjisë së vjetër që ka sektori.  “Puset janë të vjetër, teknologjia e vjetër, kontrolle nuk ka, ndaj grykat e puseve janë gjithë naftë dhe gaz,” shtoi burri.

Në zonën naftënxjerrëse që ndodhet mes bashkisë së Kuçovës dhe asaj Dimal ka 1623 puse, nga të cilat 950 janë në gjendje pune. Në Kozarë, puset ndodhen shumë afër me serat dhe në disa raste fermerët përpara se të futen në serë, duhet të kalojnë përpara puseve, ku ndotja nga nafta është e dukshme.

“Çfarë të bëjmë, do jetojmë. Herë –herë e mbuloj me dhe grykën e pusit, ç’të bëj tjetër, askush nuk vjen t’i pastrojë”, tha një djalë i ri, të cilin e gjejmë duke punuar në një nga serat e zonës./ BIRN

kucova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan