AKTUALITET

BIRN: Në portin e Durrësit, peshkatarët egjiptianë kanë zëvendësuar vendasit që po braktisin detin

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 09:19

BIRN: Në portin e Durrësit, peshkatarët egjiptianë kanë

Në një nga kalatat e portit të peshkimit në Durrës takojmë Hasan Ebifin, një egjiptian që jeton prej gati dy dekadash në Shqipëri.

“Kam marrë nënshtetësinë shqiptare,” tregon me krenari, ndërsa shton se shpreson që së shpejti edhe bashkëshortja e tij ta fitojë të drejtën e nënshtetësisë.

“Djali punon me mua në port, ndërsa vajza studion sociologji në Universitetin e Durrësit,” shton ai, duke treguar se tashmë flet rrjedhshëm shqip.

Hasani është integruar mirë në jetën e qytetit bregdetar. Si shumica e bashkëkombasve të tij, ai jeton me qira në një apartament pranë portit dhe ka nisur një hap të ri në jetë. “Kam marrë një barkë të vogël dhe tani do të punoj për vete,” thotë me gëzim, teksa mban në duar dy arka me peshk të freskët.

Në portin e peshkimit të Durrësit, numri i punëtorëve të huaj është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sot, shumica e peshkatarëve që punojnë në anijet e qytetit vijnë nga vendet e Afrikës Veriore, duke u bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme në brigjet e Adriatikut.

Sipas INSTAT, në vitin 2024, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ishte 16.452 tonë, duke shënuar një rënie prej 14,9%, krahasuar me një vit më parë që ishte 19.338 tonë.

Në vitin 2024, në Shqipëri janë licencuar gjithsej 833 subjekte që ushtrojnë aktivitet peshkimi, 22 më shumë se një vit më parë. Flota shqiptare e peshkimit operon kryesisht në Nën-Zonën Gjeografike 18, që përfshin Adriatikun e Jugut.

Sipas shpërndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e anijeve të licencuara janë të regjistruara në portin e Durrësit me 36,5 për qind, pasuar nga Vlora me 30,7 për qind, ndërsa Lushnja-Fieri përfaqësojnë 2,2 për qind dhe Himara 1,6 për qind të totalit.

Nga 115 anije të ankoruara në Durrës, rreth 70 dalin për gjueti, ndërsa të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dëshmojnë për 1,954 tonë peshk të zënë nga motopeshkatoret e këtij porti gjatë vitit të kaluar.

Biologu Besim Troplini ka një përvojë 45-vjeçare në peshkim dhe kujton se vetëm pak vite më parë në motopeshkatoret e Durrësit ishin punësuar shumë më tepër djem nga Durrësi.

“Ndërsa tani, thuajse të gjithë ata që punojnë në anijen që administroj janë shtetas egjiptianë,” tha Troplini.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023.

Egjiptianët mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet agjencive të punësimit dhe, pasi kalojnë vështirësitë burokratike, fillojnë punë nën kujdesin e menaxherëve të anijeve.

“Peshkatarët që kanë ardhur kohët e fundit punojnë në të gjithë sektorët dhe nuk kanë pretendime,” shprehet një peshkatar i vjetër në portin e Durrësit.

Vendasit janë gjithnjë e më të pakët në numër, ndërsa në degët e specializuara shkollore dhe universitare kanë mbetur gjithnjë e më pak nxënës dhe studentë.

“Dega Menaxhim Akuakulturë dhe Peshkim në Universitetin Bujqësor të Tiranës është hapur në vitin 2001 dhe fillimisht kishte dy grupe me nga 35 studentë,” tha për BIRN prof. as. dr. Jera Kolitari, e cila me keqardhje shprehet se gjatë viteve të fundit degën e peshkimit nuk e ndjekin më shumë se 10 studentë.

Kolitari, pedagoge në këtë specialitet të UB, tha se e njëjta situatë vërehet edhe në shkollën e mesme teknologjike “Hysen Çela” të qytetit bregdetar.

Dega e peshkimit që u hap në këtë shkollë para 22 vitesh, aktualisht frekuentohet nga shumë më pak nxënës.

Të rinjtë e konsiderojnë peshkimin një profesion të vështirë dhe me pagë të ulët. Ata preferojnë më së shumti të punësohen si kamerierë apo banakierë, sesa të punojnë në det për disa ditë me radhë gjatë javës.

Numri i peshkatarëve të huaj në portin e Durrësit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase.

“Sot, pjesa më e madhe e tyre janë egjiptianë,” thotë për BIRN Amarildo Alizoti, monitorues i anijeve të peshkimit, i diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. “Vitet e fundit shumë peshkatarë vendas dolën në pension dhe zëvendësimi i tyre me të rinj nga Durrësi ka qenë thuajse i pamundur.”

Sipas tij, rreth 200 peshkatarë të huaj punojnë aktualisht në port, shumica dërrmuese nga Egjipti, dhe punëdhënësit shqiptarë janë të kënaqur me punën e tyre.

“Ka edhe disa turq që punojnë në anijet pellagjike, të specializuara në peshkimin e sardeleve dhe açugeve në gjysmëthellësi,” përfundoi ai./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan