AKTUALITET

BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve bllokohen në Apel

n.f Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 09:58
BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të hapë shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferat e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje.

Seanca e radhës për procesin e incineratorit të Fierit u shty të premten më 11 tetor, pasi përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati Julian Mërtiri, nuk ishte i pranishëm. Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Engert Pëllumbi sqaroi se avokati Mërtiri kishte kërkuar shtyrjen e seancës, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Ai kishte paraqitur dhe dokumentacionin që vërtetonte paaftësinë për punë për tre ditë.

Sipas gjyqtarit Pëllumbi, edhe avokati i Kokës i caktuar kryesisht, Denis Karaj kishte lajmëruar se nuk mund të paraqitej në seancë, pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe kishte dërguar me email foto të biletave të udhëtimit. As vetë i pandehuri Koka nuk ishte i pranishëm në sallë.

Megjithëse të gjithë të pandehurit e tjerë në proces kishin të pranishëm përfaqësuesit e tyre ligjorë, mungesa e mbrojtësve të Kokës e bëri të pamundur vijimin e seancës. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 18 tetor, në orën 11:00.

Me justifikime të ngjashme janë shtyrë pa rezultat 11 seanca prej 14 majit për çështjen e incineratorit të Fierit. Po ashtu, me kërkesë të avokatëve apo mospranisë së tyre janë shtyrë edhe 8 seanca për incineratorin Elbasanit, prej 5 qershorit e në vijim.

Shumica e të pandehurve për aferat e incineratorëve kanë lënë qelitë, pasi dënimet e dhëna në shkallën e parë janë përmbushur me kohën e paraburgimit, ndërsa për të tjerë të akuzuar në këto çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vijon që ditët e burgut që po bëjnë t’u numërohen me një ditë e gjysmë.

Sipas nenit 57 të Kodit Penal, një ditë paraburgim është baraz me një ditë e gjysmë burgim të zakonshëm. Në këto kushte, qëndrimi në paraburgim shkurton qëndrimin në qeli të të pandehurve që nuk janë liruar ende. Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë më 25 shtator 2023.

Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, kur u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Koka u gjykua veçmas dhe për incineratorin e Elbasanit, ku dhe në këtë rast u deklarua fajtor me vendim të datës 5 tetor 2023 dhe u dënua m 5 vjet e 8 muaj burgim.

Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg për aferën e incineratorit të Fierit. Mes të dënuarve është dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Alqi Bllako./ BIRN

gjykata e apelit afera e inceneratorëve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë